Nga Aurenc Bebja*
“L’Union Conservatrice” ka botuar, të enjten e 30 shtatorit 1880, në faqen n°2, shkrimin e gazetës britanike “The Times” në lidhje me shkresën e ulqinakëve drejtuar asokohe konsujve të Anglisë, Francës, Italisë, Gjermanisë, Austro-Hungarisë dhe Rusisë në Shkodër, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Protesta e Ulqinakëve
Ja, sipas Times-it, përkthimi i mirëfilltë i protestës së banorëve të Ulqinit drejtuar konsujve :
“Konsujve të Anglisë, Francës, Italisë, Gjermanisë, Austro-Hungarisë dhe Rusisë në Shkodër.
Shkëlqesi, me shumë pikëllim kemi mësuar se brenda disa ditësh, flotat e fuqive evropiane do të arrijnë në ujërat e Ulqinit për të na detyruar të dorëzojmë qytetin tonë të dashur Malit të Zi.
Për shumë shekuj, ne, banorët e Ulqinit, kemi qëndruar nën sundimin dhe mbrojtjen e pushtetit osman, dhe do të ishte e pamundur për ne që të përshtasim zakonet, traditat, gjuhën dhe fenë tonë me ato të Malit të Zi, të cilat janë të gjitha të ndryshme dhe madje të kundërta.
Kjo është arsyeja pse ne jemi të vendosur me rreptësi për të zmbrapsur çdo sulm, çfarëdo qoftë ai, nga ana e Malit të Zi dhe të vuajmë asgjësimin e qytetit dhe të popullit tonë, sesa të nënshtrohemi. Përgjegjësia për gjakun që mund të derdhet në kufijtë e tij do të bjerë mbi malazezët, sepse ne nuk do të jemi shkaku.
Sidoqoftë, shpresojmë që rreziku i një konflikti të shmanget, pasi ne e dimë se fuqitë e mëdha nuk synojnë shkatërrimin, por mirëqenien e popujve.
Ne kërkojmë nga Shkëlqesia Juaj që të njoftoni qeverinë që ju përfaqësoni për vendosmërinë tonë të pakthyeshme dhe do të jemi shumë mirënjohës nëse ky komunikim nderohet me një përgjigje.”
[Shkrimi përfundon me tridhjetë firmat e anëtarëve të komitetit për mbrojtjen e Ulqinit (me vulat e tyre bashkangjitur), plus atyre të krerëve të vullnetarëve, të pleqve të qytetit, etj.
E cuditeshme! Ulqini, nje qytet i ndertuar qe ne shek.V para krishtit nga kolket, nje civilizim ne brigjet lindore te Detit te Zi, nje qytet qe megjithese per 1500 vjet ishte nje popullsi kristiane nen kontrollin e Perandorise Romake, nen mbreterine bullgare e serbe dhe per rreth 170 vjet nen sundimin venedikas deri ne vitin 1571, mjaftuan vetem tre shekuj sundim otoman qe kjo popullsi te mos kishte asgje te perbashket me kulturen, zakonet dhe fene e fqinjeve. Per keto arsye deshira e firmetareve ishte qe te mos zbatohej marveshja e Portes se Larte me Forcat e Medha per dorezimin e Ulqinit tek Mali i Zi, por te ngeleshin nen sundimin osman ose ne pamundesi te ishin territor autonom brenda Perandorise Osmane.
Duket qe je mavro-tyrk, tek Deti Zi te vete gjuha, pra tek origjina o jevgo-mongoloid i shartuar me sperme turko-mongole-slave-cobane.
Rracist kelysh tradhetori vete fjala Ulkinj do te thote ne shqipen e sotme ulkonje . Ti mor bukeshkalur meriton vetem denimin kapital ne giyotinen .
Vete nga emri dukesh i ardhur nga e ashtuquajtura Greqi.
Palo plehre, funderrine!
Ku eshte komenti?