Reportazhi i “Vrij Nederland” në 2008-ën: Si u arsimua Lulzim Basha, e shoqja, dhe kunati në Hollandë dhe lidhja misterioze e Bashës me doktorin e moshuar

30 Maj 2020, 10:09Politika TEMA
Reportazhi i “Vrij Nederland” në 2008-ën: Si u arsimua

E shkuara nuk mund të blihet nga askush, as nga ata që e konsiderojnë veten të gjithëpushtetshëm, për shkak të parave që kanë. I tillë është edhe rasti i kreut aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që në vitin 2005 u prezantua me bujë si “djali model” i politikës shqiptare.

Por nga atëherë ai ka zhgënjyer pa fund që të gjithë, sigurisht me përjashtim të familjarëve të tij  dhe një zhgani puthadorësh që i servilosen për ndonjë kockë. Të tillë e prezanton në fakt edhe gazetari hollandez Rudie Kagie i gazetës “Vrij Nederland” në artikullin e datës 24 maj 2008.

CNA.alka përgatitur materialin e plotë të artikullit në fjalë, ku Kagie përshkruan në detaje jetën lukzose që bënte në Tiranë Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, dhe të cilin ai e cilëson si “elita e re e Tiranës”. Ata takohen dhe darkojnë në një nga restorantet më të shtrenjta të kryeqytetit shqiptar, në praninë e bashkëshortës së tij Aurelës, kunatit Erion Isufi dhe 2 miqve të tij, Auron Cecaj dhe Eris Hoxha, të cilët ashtu si Basha kishin studiuar në Universitetin e Utrehtit.

“Pas diplomimit, ata u kthyen në atdheun e tyre si akademikë premtues, ku tani mbajnë poste të larta në qeveri apo biznese. Ministri thotë se vëllai i tij i vogël, po studion aktualisht për juridik në Utreht”- shkruan Kagie. Në fillim biseda mes tyre sillet rreth kujtimeve studentore të Bashës, apo politikës së brendshme hollandeze.

Më pas kalohet tek vizita historike e presidentit amerikan Xhorxh Bush në Tiranë në qershorin e 2007-ës. Por gazetari hollandez, ndalet gjatë tek njeriu që e mbajti me bukë Lulzimin në Hollandë. Mentori i tij ishte hebro-hollandezi Barend Kohen, një mjek i mjekësisë ligjore në Stolvijk.

Kohen shëtiste shpesh nëpër zonat e krizave në botë, në emër të fondacionit “Johannes Wier” që merret me të drejtat e njeriut dhe kujdesin shëndetësor. Në këtë cilësi, ai mbërriti në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit në Tiranë në vitin 1991 afër mesnatës.

Takimi i Bashës me doktor Barend Kohen

“Autobusi i fundit që çonte pasagjerët në Tiranë kishte ikur, por kohët e fundit në vend po lëviznin taksitë e para private. Shtatëmbëdhjetëvjeçari i atëhershëm, Lulzim Basha fitoi ca para shtesë pas shkollës nga puna si kamarier në restorantin e aeroportit. Një shofer taksie i premtoi një udhëtim falas për në shtëpi, nëse ai arrinte t’i gjente një pasagjer.

Dhe i huaji që gjeti ishte pikërisht doktor Kohen. Hollandezi u dërgua të qëndrojë në hotel Dajti. Mjeku kërkoi edhe një përkthyes për ta shoqëruar në investigimin e tij, mbi eksperimentet e dyshuara me drogë mbi fëmijët shqiptarë”- e përshkruan gazetari momentin e njohjes së Bashës me njeriun që do të ndryshonte tërësisht fatin e jetës së tij.

Basha nuk ngurron që të bëhet qesharak, kur mburret se “si student me aftësi gjuhësore, isha nga të paktët në Tiranë që flisja një anglishte të pranueshme”, dhe kjo gjë sipas tij “ndikoi që mes tij dhe Baren të lindte një miqësi intensive”.

Kagie, gjithnjë sipas dëshmisë së Bashës, shkruan se për shkak të diferencës moshore thuajse 30-vjeçare, ”marrëdhënia mes të dyve u zhvillua në mënyrë të pavullnetshme, në tiparet karakteristikë të bashkëveprimit midis një babai dhe të birit”-raporton CNA.al, duke iu referuar shkrimit të gazetarit hollandez Rudie Kagie.

Udhëtimi në Hollandë

“Kohen e ftoi mikun e tij të ri të kalonte pushimet në Hollandë. Ata udhëtuan me një avion çarter. Lulzim Basha u kthye në Shqipëri i ngarkuar me dhurata. Ishte një kohë e çuditshme, kur një botë e re u hap para ministrit të ardhshëm”- shkruan më tej gazetari hollandez, duke mos shpjeguar shumë mbi “kiminë” e fortë që lidhi brenda pak ditësh doktorin dhe rioshin Lulzim.

Më tej Basha pretendon se në shtëpinë e Kohen, që sipas tij ishte një bazë për aktivistët politikë nga Shqipëria dhe Kosova, ai takoi politikanë kosovarë si Ibrahim Rugova, që asokohe ishte presidenti i Kosovës në mërgim. Dhe në fakt disa vite më parë, në media kanë qarkulluar pamjet e një takimi mes të dyve, por nuk thuhej asgjë me saktësi mbi vendin apo kontekstin e këtij takimi.

Më tej në rrëfimin e tij shpesh haluçinant dhe surreal, Basha e tepron sërish me vetëmburrjet kur shprehet: “Në shkollën e mesme, ne ishim ndër grupet e fundit të nxënësve që mësonim dialektikën marksiste dhe ekonominë politike. Por unë tashmë isha fuqimisht antikomunist.

Unë isha në radhën e parë, kur u rrëzua statuja e diktatorit tonë Enver Hoxha. Sapo u themelua Partia Demokratike, unë u anëtarësova në forumirin e saj rinor”.

Në fakt asnjë nga bashkëshohësit dhe protagonistët e shquar të asaj ngjarje historike, nuk e mban mend Lulin aty pranë. Madje në një rast Basha, është bërë sërish qesharak, kur deklaroi në një intervistë disa vjet më parë se qëndroi disa çaste i vetëm para bustit, një natë para rrëzimit të tij, duke thënë se e kishte parandjerë atë ngjarje.

Gazetari vijon më tej shkrimin e tij, duke theksuar se Barend Kohen do të kryente misione të ndryshme në Shqipëri, ndërsa e ndryshoi rrënjësisht jetën e Lulzim Bashës dhe miqve të tij.

Shkollimi në Hollandë, me paratë e Soros

“Doktori ishte krijuesi dhe themeluesi i fondacionit “Studentë shqiptarë në Hollandë”’, i cili u themelua në vitin 1993, falë një donacioni nga filantropi amerikan Xhorxh Soros. Në shtator të këtij viti, 6 të rinj shqiptarë u transferuan në Utreht. Lulzim Basha donte të studionte shkenca politike. Por kur iu tha se kjo gjë nuk ishte e mundur në Utreht, ai vendosi të studiojë të drejtën ndërkombëtare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ai u diplomua në pranverën e vitit 2000, dhe shumë shpejt pas kësaj nisi punë si jurist për Kombet e Bashkuara në Kosovë. Aty qëndroi 5 vjet. Pak para se të kthehej në Tiranë në vitin 2005, ai u martua me një shqiptare, e cila edhe ajo kishte studiuar në Hollandë. Çifti bleu një shtëpi në Utreht, por jetoi larg njëri-tjetrit për pjesën më të madhe të vitit”- shkruan më tej Rudie Kagie.

Barend Kohen ishte vërtet “bamirësi nga Stolvijku” siç e përshkruan Kagie. Por ai do të ishte viktima e parë e mosmirënjohjes së Lulzim Bashës. Kreu demokrat pyetet nga gazetari hollandez mbi ftohjen e marrëdhënieve mes të dyve, të cilin ai e shpjegon “me sjelljen e rreptë” të Kohen, e cila sipas Bashës “e tronditi komunitetin e vogël të studentëve shqiptarë”.

“Kohen ndërhynte në detajet më intime të tyre, dhe kjo gjë nuk i pëlqyen shumë. Në verën e vitit 2005, u raportua se Kohen që vuante prej kohësh edhe nga sëmundjet e zemrës, kishte vdekur nga një tumor në mushkëri në moshën 63-vjeçare” -vijon më tej artikulli. Në mënyrë hipokrite Lulzim Basha, i thotë gazetarit hollandez se ishte “penduar që nuk mundi të marrë pjesë në funeralin e njeriut, që i detyrohej aq shumë, por në atë kohë, e gjithë koha dhe energjia e tij i ishte kushtuar fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike”.

Bashkëshortja e Bashës

 

Artikulli ndalet me pas tek bashkëshortja Aurela Basha-Isufi, që kishte pajtuar një dado për fëmijën e vogël, në mënyrë që të mund të lëvizte e lirë nëpër Tiranë. Gazetari ndalet sërish tek jeta e saj luksoze: “Ajo e pi kapuçinon e saj në Hotel Sheraton në Tiranë. Për shkak të çmimeve të njëjta me ato të Evropës Perëndimore, ky hotel nuk frekuentohet nga vendasit, por Aurela është një grua e botës. Ajo mendon dhe ëndërron vazhdimisht në holandisht. Dhe kjo nuk është e çuditshme, pasi ajo jetoi në Utreht për 14 vjet”.

Më tej theksohet, se Aurela ishte ndër 5 studentët e parë shqiptarë që shkuan në Hollandë në vitin 1993, pikërisht falë parave të Xhorxh Sorosit. Ajo ishte në një klasë me Lulzim Bashën. Gazetari përmend faktin se babai i saj kishte qenë oficer i shërbimit sekret të ushtrisë, ndërsa bashkë me të ëmën kishin qenë anëtare të Partisë Komuniste.

Kunati i Bashës, Erion Isufi dhe pagesa 70.000 dollarë për një vit

Kagie ndalet më pas tej Erion Isufi, vëllai i vogël i Aurelës dhe kunati i Lulzim Bashës. “Ai kërkon falje: flet vetëm pak holandisht, edhe pse ka qenë anëtar i korpusit studentor të Utrehtit.

Erioni thotë se nuk mundi të mbështetej më tek një fondacion bamirës për të financuar studimet e tij.

Ai ishte shumë vonë në këtë aspekt, pasi Shqipëria nuk konsiderohej më një vend aq në nevojë nga Sorosi.

“Babai im pagoi për gjithçka, rreth 70.000 dollarë vitin e parë. Pastaj ia dola vetë. Punova si pastrues, kamarier në një bar, kam bërë gjithçka. Vitin e parë pata shumë vështirësi me gjuhën. U diplomova në vitin 2004, pastaj nisa punë si ndihmës/përkthyes në Gjykatën e Hagës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi”- shprehet Isufi, duke mos shpjeguar se ku i gjeti për një 1 vit 70 mijë dollarë i ati i tij ish-ushtarak në kohën e diktaturës, dhe as faktin sesi një pastrues apo kamarier mund të fitojë 70 mijë dollarë në vit, ose gati 6 mijë dollarë në muaj, vetëm për të paguar taksën e shkollës, pa llogaritur pastaj harxhimet e tjera të jetës së përditshme.

Isufi thotë se ashtu si kunati u rikthye në Shqipëri në vitin 2005 në prag të zgjedhjeve. Ai pretendon se e ndihmoi Lulzimin “si vullnetar në fushatën e tij, si njeriu i financave dhe koordinimit, dhe pas zgjedhjeve fillova të mendoja për veten time”.  Sesa “vullnetar” ka qenë angazhimi i Isufit në atë fushatë, u kuptua nga i madh e i vogël në Shqipëri vetëm pak vite më vonë, kur çdokush mund ta gjente gjuhën me kryebashkiakun Lulzim Basha, vetëm nëse kalonte njëherë nga zyrat e kompanisë konsulente të Erionit.

Gjykuar nga karriera politike qelepir e Lulzim Bashës në këto 15 vite, Isufi është i sinqertë kur i pohon gazetarit hollandez: “Është më e lehtë këtu sesa në Hollandë, të tregosh se mund të bësh diçka. Unë kam 3 dyqane këpucësh, në bashkëpronësi me një shqiptar tjetër. Ndërkohë punoj në distancë për një kompani investimesh nga Berlini në Evropën Lindore”.

Takimi me diktatorin libian, Muammar Gaddafi

 

Artikulli ka edhe thagma të tjera, këtë herë nga Lulzim Basha, që përshkruan i emocionuar takimin me diktatorin libian Muammar Gaddafi, që sipas tij “ishte njeri i dashur”, që “ka mësuar nga gabimet e së kaluarës”, dhe që madje i kishte premtuar se do të lobonte në vendet e Afrikës për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ndërkohë miku tjetër i Bashës, Auron Cecaj, shfaqet hapur një nostalgjik i komunizmit. “Ai mendon se duhet të kemi parasysh gjërat pozitive të komunizmit. Analfabetizmi u zhduk. Dhe pse të mos thuhet me zë të lartë, se kujdesi shëndetësor falas dhe arsimi falas, ishin përfitime të mëdha? Në kapitalizëm, teprohen bekimet e tregut të lirë”- shprehet Cecaj për gazetarin hollandez. Dhe nostalgjia e tij shpjegohet pak më poshtë: i ati kishte qenë redaktor i gazetës “Bashkimi”, një pozicion ky i rezervuar për drejtuesit besnikë të Partisë Komuniste.

32 komente në “Reportazhi i “Vrij Nederland” në 2008-ën: Si u arsimua Lulzim Basha, e shoqja, dhe kunati në Hollandë dhe lidhja misterioze e Bashës me doktorin e moshuar”

  1. SHKELZENI says:

    LULJA ESHTE TIPIK TIRANAS ( BYTHELEPIRES ) MEGJITHATE DUHET THENE BRAVO AI ESHTE I NDERGJEGJSHEM QE NUK ESHTE I AFTE PER TE QENE LIDER PARTIE POR KERKONE TE PERFITOJE PRIVILEGJET QE I JEPE POSTI FAJI KETU NUK ESHTE TE LULJA POR TE PD DERI SA PD E LEJONE AI PERFITONE .

    1. Ca thu me says:

      O Zeno sikur se kape thelbin me duket? Ja ta them une me 2 fjale.
      Pedofili hollandez erdhi ne shqiperi dhe i pelqeu 17 vj luli. Pastaj e mori ne hollande dhe i bonin qefin njoni tjetrit. Nderkohe luli kuptoi qe rinia seshte e perjetshme dhe smund tu prostituonte gjithmone. Beri shkollen me leket e hollandezit (soros) qe sot e shan dhe erdhi ne shqiperi. Ketu vodhi ca therrime milionash nga rruga durres kukes qe ska maru akoma dhe pagoi shkollen per kunatin. Kunati bote 70+ mije euro si kamarier kurse tani me 3 4 dyqane si bo.

  2. Albann says:

    Ai momenti kur Amerika investon te behesh lider e del ose diktator si Saliu , hajdut e bizoxhi si Nano,kungull si Luli,ose frikacak qe nuk ndeshkon korrupsionin e vrasesit politike si Rama.
    Investim i gabuar Amerikan qe na la ne vend numuro.

    1. Timi says:

      O Bani nuk jemi diktature qe te bej Rama cdo pune polici e gjykatesi…Rama po ben shtet ku gjykatesi dhe polici te bejne punen e tyre pa e rruajtur fare per politikanet dhe per ministra, deputete, kryeministra e presidente por veten pet ligjin. Rama po e ben iete api jo…po do pak kohe e durim se qeni Dali vdekja e kishte bete mutin mullar ne shtetin shqiptar, apo jo!

      1. Albann says:

        Rama:Gjykatesit mos bejne gabimin te tolerojne mospaguesit e fatures se dritave… Pergjiggjia nga gjykatat: Bum denimesh varfanjakesh. Si e interpreton?Pavaresi? Mos futje hundesh?
        Sa per Saliun ai m… mullar eshte nje arsye me shume per ti “detyruar”gjykatat ta ndeshkojne para se te shkoje ne ate bote.Denimet pas vdekje jane pa vlere.

      2. Timi,

        perse ku je duke jetu ti ?

        Shqiperia ka 30-vjet nee Diktaturen e Injorances dhe Bamdave te Krimit
        te sali berishes dhe ilir metes .
        Ne Demokraci s’do te thote te vjedhesh Shtetin ,sheses ate ke te huajt ,
        shkaterroshe Ekonomine e vendit ,shesesj industrine e vendit Botes
        leshe populli ne mjerim dhe arrati neper Bote
        dhe ti te ndertoshe Vila e me Miljona si Sheik ,
        per asgje ,por vetem se instalove kudo Mafion ne cdo institucion
        kjo eshte Demokracia e Krimineleve dhe nji populli qe do te jetoj ne kaos
        ne Xhungel .
        Un e ndjej veten shqiptare e jo afrikan !
        Krimi e Mafia denohet kudo ne Bote ,
        nderkohe qe shqiptareve duan tu a shesin per dicka normale Demokraci lol !

      3. Malo says:

        Sa kohe i duhet 47 vite sa Qoft largu qe iku?edhe ky popull vetem te vuaj e vuaj Qejfet e diktatoreve.

    2. pritja says:

      Per pjesen e pare te komentit deri tek Luli e ke fiks fare por pastaj gabon dhe pse:Sepse EDI RAMA eshte iniciatori i reformes ne drejtesi,te gjithe te angazhuarit nga bota perendimore eshte ky qe i ka futur ne valle per garaci!Ai shikoni se ç’fare pune madhore po bene dhe pa cenuar apo pergojuar direkt kokat e krimit e hajduterise ne Shqiperi dhe nomenklatura Berishiste s’ka lene nofke e akuze pa i ngjitur ku Ai(Rama) mezi po pret qe te spastrohet drejtesia nga Juristet e plepave dhe i pari do shkoje per te refyer pasurin e tij e me pas lukunia e uqerve!Sa per ndihmen e Amerikes qe sot valvit flamurin duke pikasur qe ky popull eshte pa memorje vlen te permendet qe:Mos harroni qe edhe perpara se te niste rreforma ne drejtesi Amerika ketu ka qene e ne sy tane qyajti “burre shteti” nje urdherdhenes direkt per vrasjet ne bulevard ku perfaqesuesi i tyre nje ore pas ngjarrjes se kobeshme pinte edhe birre me te,ndesa udher zbatuesin e etiketoi “yll ne ngjitje” ,apo ti Albann ke qene i vogel e se ke arritur ate moment!Miqte tane ishin edhe ne 97 kur desh futi shqipetaret ne vella vrasje dhe donte te bombardonte jugun duke e steruar brenda ambienteve te tyre!Ne 98 kryekrimi Berishe beri grusht shteti duke vrare krahun e armatosur te tij e fale ngritjes se populit perendimi nuk ia pranoi kete grusht shteti!Ndaj mos e perzie djathin me hirren se beni gabi te madh!Edi Rama ka nje mision qe i ka vene vehtes qe pa i çuar keta ordinere perpara drejtesise nuk largohet prej drejtimit te vendit pavaresisht gurreve qe vene çdo dite nen rrotat e qeverise keto vemje ku shikojne qe ç’do dite qe kalon ata po i afrohen dyrve te prangave gjithnje nda drejtesia!Mos harroni qe pavaresisht se eshte bere reforma akoma ka Juriste qe i sherbejne Berishizmit si sitetm qe pa shkolle te mesme i beri me diploma e me rryshfete te papara!
      Ndaj prisni se skeni pare gje akoma e ,nese Rama nderhynte ne drejtesi per te denuar keta atehere e gjithe kauza do te binte sepse makina propagandistike Berishjane akoma nuk i jane mbarruar te ardhurat nga punet e pista duke i sherbyer padronit te tyre deri ne ngordhje!Ndaj duro dhe shiko o Albann!

      1. Zigur Qarri says:

        Rama qe mblodhi llumin e shoqerise shqiptare per ta ndihmur te vinte ne pushttet,te cilet më pas i katapultoi ne politike duke
        i bere Deputetë dhe Kryetare Bashkie,”eshte inisiator i reformes ne drejtesi”?Afro 350 persona me te kaluar kriminale jan larguar
        nga administrata e Qeverise Rama,falë denoncimit te opozites dhe partnereve perendimore,350 zyrtare gangstera!Ne cilin
        Shtet te Botes ka ndodhur kjo? Kryetari i bashkisë Rrethi i Mat është Agron Malaj (PS).Agron Malaj, komandant seksioni i Njësisë
        Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 Janarit ishte një ndër 10 oficerët e shkarkuar nga ish-ministri i Brendshëm,
        Sajmir Tahiri,sapo ai mori detyrën.10 oficerët ishin pjesëtarë të “grupit të zjarrit”, të cilët qëlluan mbi protestuesit në protesten ku
        mbetën katër qytetarë të vrarë.Me 26 tetor 2013, Agron Malaj u përjashtua nga Garda,por disa muaj më vonë ai u emërua kryetar
        i Partisë Socialiste për Matin,dhe në të njëjtën kohë mori edhe detyrën e drejtorit të OSHEE-së për këtë rreth.Në fushatën e zgjedhjeve
        lokale të 23 qershorit 2015,ai doli në krah të kryeministrit Edi Rama për të kërkuar votat për kandidatet socialiste!

    3. Kohen says:

      Bukur jeni munduar ta paraqitni jeten e nje kopili te bllokut te martuar me shefen e finances te VEFAS. Luli pjelle e Ilirit te diktatorit me sherbetoren ne familjen e tije.

  3. Timi says:

    O Bani nuk jemi diktature qe te bej Rama cdo pune polici e gjykatesi…Rama po ben shtet ku gjykatesi dhe polici te bejne punen e tyre pa e rruajtur fare per politikanet dhe per ministra, deputete, kryeministra e presidente por veten pet ligjin. Rama po e ben iete api jo…po do pak kohe e durim se qeni Dali vdekja e kishte bete mutin mullar ne shtetin shqiptar, apo jo!

  4. ISHTE NJI DASHURI NE TRESHE
    TIPIKE PER SHTETASIT HOLLANDES
    PALKU KA GELUR I BEFASUAR NGA DJESHMERIA E TE DY SHQIPTAREVE
    ME JAN RINUAR BOLET TREGON
    LENGU I GOJES SE SECILIT KA NJI VLERE TE PAZAKONTE RINUESE
    PER KOQET E PLEQVE

  5. Timi,

    perse ku je duke jetu ti ?

    Shqiperia ka 30-vjet nee Diktaturen e Injorances dhe Bamdave te Krimit
    te sali berishes dhe ilir metes .
    Ne Demokraci s’do te thote te vjedhesh Shtetin ,sheses ate ke te huajt ,
    shkaterroshe Ekonomine e vendit ,shesesj industrine e vendit Botes
    leshe populli ne mjerim dhe arrati neper Bote
    dhe ti te ndertoshe Vila e me Miljona si Sheik ,
    per asgje ,por vetem se instalove kudo Mafion ne cdo institucion
    kjo eshte Demokracia e Krimineleve dhe nji populli qe do te jetoj ne kaos
    ne Xhungel .
    Un e ndjej veten shqiptare e jo afrikan !
    Krimi e Mafia denohet kudo ne Bote ,
    nderkohe qe shqiptareve duan tu a shesin per dicka normale Demokraci lol !

  6. Pyetje. says:

    Pse se depoziton amz e dipllomes sipas ligjit ?

  7. Konjak says:

    Ua !! Po pse a thua ka te tille gazetar edhe ne Hollande , po si keshtu , a thua se edhe hollandezet , qenkan dallaveraxhinj e barbar si edhe ne ?!.Tamam gazetar shqiptar , nga te Meros . Te pergojuar e te shar me liber shtepie , me fis e me sua , a thua e bejne edhe ne Hollande , shqeto si gazetaret tane ?!. E po c’far kerkojme ne te shkojme ne perendim , -kur ata qenkane me keq se ne – , dhe te vijne ata ketu . Po si ka mundesi , hollandezi ti dije me ferre e me fole leviziet e Bashes qysh ne moshen -14–15 -vjec , siguruisht duhet te kete qene emigrant ne shqiperi , ne ate kohe ; Ose ndonje nga gazetaret tane, ne kohet e fundit eshte bere hollandez , ka nderruar edhe emr, ne Rudie Kagie . Po mir more zoterinj gazetar , nuk e dini ju se c’do njeri rrezohet nga — gabimet e tij –dhe jo se c’far mund te brrockulliset posht e perpiete . A ju kujtohet , perbaltia qe i benin Zoteri Edi Rames , gazetare e politikane , gjat viteve 0011–0012–o013 , kur ishte ne opozite ?. A s’jemi deshmitare te faktit , se z Rama , pas 0013 mori pushtetin , dhe eci shkelqyer ne punen e tij , dhe nukse llogariti asnje nga – baltaxhinjte – qe mundoheshin ta poshteronin . Zoterinj te nderuar ; Harroni zakonin e vjeter , lereni balten ne vend te saj , nese s’mundeni te beni pune te mira , se paku heshtni .

  8. tulla Kuksit says:

    Dilni neper protesta per Lulken qe tju ngordhi ne erresire.

  9. AUTOGOL says:

    Bravo Tema ,
    Me kete shkrim e paske masakruar komlet Bashen.
    Po si do i duket Balles me shoke ky shkrim qe thoshnin , se pari se Basha nuk eshte diplomuar fare.
    dhe se ai ka vjedhe MILIARDA : dhe jetonte ne luks TE PAPARE .
    Nga tifozlleku i madh me duket se ke bo AUTOGOL.

  10. Askushi says:

    Sa per sqarim Lulezim Basha nuk eshte Tiranas dem baba dem por i ardhur heret nga krahina e Gollobordes

  11. Edipi says:

    Kancer malinj ju rente inshallah.

  12. kuriozi says:

    Me sqaroni I cite se s’po e kuptoj: vajzen e sKane te adoptuar kta se tiparet dhe ngjyren e ki ka si hollandezet.
    Ne nje foto gruja eshte shtatzene.?!?!?!?!?!??????!!!!!!

  13. Tani says:

    Historia e njofjes me Barent Cohen eshte me se e bet vertete.
    Kam punuar ato vite ne Rinas edhe e njoh shume mire Lulin.

  14. Lennard says:

    Mesa duket ky Lul Sumçja na paska qene Dylber i ketij Hollandezit!!!!

  15. qazim says:

    Treguesi me ekzemplar se sa e sajuar e percudnuar dhe fallco ka qene dhe eshte politika ketu ne Shqiperi,eshte pikerisht Lulzim Basha me gjithe fallcitetin qe e karakterizon. Eshte absurde se si ky njeri me nje doze tejet te madhe fallciteti,pa permbajtje dhe medioker,ka bere dhe ben karjere ne kete vend.

  16. katunare ne paraqitje ,

    ne surrat e trup
    lene pasanej veshjen e katunarve

    cift katunarsh

  17. Pokeristi says:

    Nji aty me siper bon nji krahasim te porteetit te Lulit me Lirin…..
    Se di sa qendron biologjikisht!…!!! Por per ngjajshmeri fizike i ka ra pikes,per ngjajshmeri botkuptimi,fati,karakteri e tjera do ish perfekte ngjajshmerija me baben e Lirit te paharuarin,ate vagabondin Satanane e Gjirokastres.

  18. sadna babul ka bidai says:

    ne te vertet interesi shtypes nganjehere na mallengjen dashuria ,na myti interes dashuri me mor nje grua dhe nje burre interes qe ne te vertet ,e verteta ju djek ne pa ni .ky eshte i verteti se po kerkoj burrin e vertet se na kane vjell shtepine .na kane mare unazat bashkus me u bashku ,a dini gje ku eshte burri im basha se po te kerkon ish deputetja ne kosove kemi ardh ,a mund ta gjeni .me te dhene te drejten kam 100kalamaj si basha dhe po kerkoj tim shoq se ka shpirtin tek une .a dini se ku ka perfundu ma gjeni pak ju lutem .z aferdita kormaku .me falni po nuk e gjej dot mund te me ndihmoni .me respekte .

  19. Desari says:

    E thene troç, basha eshte transvesit. Sot eshte ne mode te jesh minister gye.

  20. shabani says:

    Lereni teatrin dhe tregimet A la sigurim Basha dhe te gjithe jane aty me bekimin e R Alise

  21. ZIGE says:

    O Zige Qorri po beje nje here pushim o dreq…

  22. shakatori says:

    me duket se Lulka e ka paguar me b..th doktorin hollandez

  23. Engjell says:

    Lulzim Basha u perzgjodh nga Kryetari i asaj kohe Zoti Berisha ne KOMITETIN E ORIENTIMIT TE POLITIKAVE,shkurt KOP. Kjo qe ju shkruani bie ndesh me prononcimet ANTI Soros te zotit Berisha.

  24. Alesio WA says:

    Gojet e liga thone qe tani Luli ka nje tjeter dashuri me nje djal te hijshem me syze nga kavaja me te cilin kalojnnore te kendeshme ne shtepite e njeri tjetrit, gazmend bardhi quhet. Te dy mund te flasin per udhetimet ne viene dhe ne zyrih ne disa vila luksoze shume specifike. Gazi perhere ka shprehur admirimin ne cdo sens perfshi edhe ate seksual per shefin e tij. Sekretaria e bashes ne paradhime mund ta konfirmoje shume mire kete gje.
    Respekte per te dy by*””””t.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje