Koncert për koronavirusin: Festohet dalja nga gjendja e emergjencës

3 Qershor 2020, 17:22Kulturë TEMA

Për të festuar daljen nga gjendja e emergjencës së Covid 19, në Lituani po mbahen një sërë koncertesh muzikore live në të gjithë vendin.

Më shumë se 400 grupe muzikore dhe artistë interpretuan në balet, opera dhe kore në ambintë të hapura si parqe, sheshe dhe pranë objekteve historike.

Secili prej grupeve performoi deri në 15 minuta, ndërsa njërëzit respektuan rregullat e shmangies së grumbullimeve publike.

Dukej se kjo atmosferë që ofron vetëm muzika iu kishte munguar të gjithë atyre që shijuan për disa minuta tingujt e një repertori të zgjedhur të muzikës klasike.

Interesi ishte i lartë por sërish në zbatim të rregullave të lehtësuara të Covid 19, siç është rujatja e një largësie të caktuar.

Muzikantët e Orkestrës Simfonike të Lituanisë interpretuan pranë katedrales në Vilnius kompozime klasike nga Johannes Brahms dhe tango nga Astor Piazzolla.

Një 29-vjecar që ndoqi live performancën u shpreh I lumtur që po përjetontë sërish këtë ndjesi feste.

Njerëzit tha ai kanë jetuar në kushte izolimi dhe kjo ka qenë shumë e vështirë.  Ata janë kthyer disi në antisocialë, iu pëlqen të qëndrojnë brenda, ndaj këto lloj shfaqjesh ndihmojnë.

“Më pëlqeu koncerti, ishte mirë të dëgjoja disa muzikë klasike pranë katedrales. Me sa kuptova se është një fitore kundër virusit COVID dhe është një festë. Mendoj se celebrimi është gjithmonë i mirë sepse njerëzit janë mjaft të shpërndarë në të gjithë vendin. Këtu në Lituani, njerëzit janë pak antisocialë, u pëlqen të qëndrojnë brenda tashmë, kështu që këto koncerte ndihmojnë mendoj”, tha i riu.

Lituania mbylli kufijtë e saj dhe hyri në një izolim të rreptë për një muaj, duke nisur nga mesi i marsit menjëherë pasi u zbuluan infeksionet e para të virusit.

Tashmë janë hequr shumica e kufizimeve, pasi rastet e reja të virusit u ngadalësuan ndjeshëm në raste të pakta.

Vendi Baltik regjistroi 1678 raste gjithsej dhe 70 vdekje nga e hëna.

1 komente në “Koncert për koronavirusin: Festohet dalja nga gjendja e emergjencës”

  1. Baliu says:

    Koncert ne “fund” te Koronavirusit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje