Tha se Strakosha është i infektuar me Covid-19, portieri shqiptar padit komentatorin italian

6 Qershor 2020, 17:31Sport TEMA

Masimo Brambati, ish-futbollist dhe aktualisht komentator italian ditë më parë lëshoi një deklaratë të fortë mbi portierin e kombëtares sonë, Tomas Strakoshën dhe mesfushorin e Milanit, Frenk Kesi.

Brambati deklaroi për mediet italiane se dy lojtarët janë të infektuar me Covid-19 dhe ky fakt mbahet i fshehur.

Për gardianin e Lacios u shpreh se dëmtimi në gishtin e vogël të këmbës është një mbulim për të fshehur infektimin.

Ky lajm më pas u vërtetua se është i rremë dhe nxorri gënjeshtrën e Brambatit.

Mjeku i Lacios dhe vëllai i Tomasit reaguan ashpër kundër deklaratës së ish-lojtarit dhe dënuan rëndë fjalët e tij. Fjalët e Brambatit nuk do të mbeten me kaq, pasi ata do shqyrtohen nga gjykatësit në një seancë të mirëfilltë gjyqësore.

Mediet italiane raportojnë se Strakosha ka vendosur të çojë në institucionet e drejtësisë në Itali këtë çështje. Ai ka hartuar një padi për shpifje të Brambatit dhe së shpejti do të nisë shqyrtimi i deklaratave.

Brambati duket se nuk e ka menduar shumë këtë deklaratë, por tani do i duhet të përballet me akuzën e shpifjes në gjykatë, që pritet të akordojë një dëmshpërblim të majmë financiar për Strakoshën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje