VIDEO: Hajdutët maskohen si mjekë për të kryer vjedhje në një supermarket

6 Qershor 2020, 17:04Lifestyle TEMA

Një grup hajdutësh të armatosur u maskuan si punëtorë shëndetësorë për të kryer vjedhje në një supermarket, në Afrikë të Jugut.

Të katër burrat kishin veshur pallto të bardha laboratori, dhe maska në fytyrë, ndërsa hynin në qendër tregtare.

Teksa dy prej hajdutëve vodhën paratë nga një kasafortë në zyrë, të tjerët mbanin menaxherin dhe punëtorin nën kërcënimin e armës.

Bëhet e ditur se e gjithë ngjarja kishte ndodhur të mërkurën në orët e para të mëngjesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje