Nga Aurenc Bebja
“Le Figaro” ka botuar, të shtunën e 24 majit 1913, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me intervistën e Esat Pashë Toptanit me korrespondentin e Messaggeros në Tiranë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Një intervistë e Esat Pashës
Romë, 23 maj.
Korrespondenti i Messaggero-s në Tiranë intervistoi Esat Pashën, të cilit i tha në thelb këtë :
Ndërhyrja e vazhdueshme e Evropës është fatale për Shqipërinë, do të ishte më mirë që Evropa të lejonte Shqipërinë t’i rregullojë vetë punët e saj të brendshme.
Esat Pasha di të jetë i fortë, nëse Evropa i jep atij rolin e princit ose të guvernatorit, për të rivendosur rendin kudo në një muaj, duke organizuar Shqipërinë nën sovranitetin e lartë të Sulltanit. Ai i druhet idesë së zgjedhjes së një princi evropian; ai është i gatshëm – thotë ai – të punojë për Shqipërinë, por jo për një princ të huaj.
Lidhur me largimin e trupave turke dhe largimin e tij, Esat Pasha deklaron se do t’u bindet urdhrave të Kostandinopojës.
Pra duket qarte qe Esat Pasha nuk ishte shqipetar, por vetem nje pasha Turk, i cili kerkonte te shfrytezonte rremujen e viteve 1912-13 per fitime personale.
Avni Rustemit duhet t’ja bejme statujen edhe me te madhe.
Çfare ngjashmerie midis Esat Pashes, Saliut, dhe Ilir Metës!
Esad pashe Toptani donte Shqiperine nen sovranitetin e larte te Sulltanatit ne kohen qe Turqiise i kishin rene dhe breket. Tradhetar te tille vetem ne Tirane gjen!