EuObserver: Gjykata e mbështetur nga BE shkatërroi planin e SHBA, duke goditur Hashim Thaçin

25 Qershor 2020, 12:03Rajoni TEMA

Portali i njohur i Brukselit, EuObserver ka komentuar publikimin e aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, tre ditë para mbajtjes së një takimi të rëndësishëm në Uashington mes Kosovës e Serbisë, takim që tashmë është anulluar.

“Një gjykatë e krimeve të luftës, e mbështetur nga BE, stigmatizoi publikisht presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke shkatërruar planet për një samit të Ballkanit Perëndimor.

Gjykata e financuar nga BE dhe SHBA u krijua në vitin 2016 për të hetuar krimet e pretenduara të guerilasve shqiptarë në luftën e vitit 1991 deri 1999, në të cilën Kosova u shkëput nga Serbia.

Ajo është e vendosur në Hagë për shkak të frikës së intimidimit të dëshmitarëve në Kosovë.

Lajmi doli tre ditë përpara se Thaçi të takohej me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç të shtunën në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar një marrëveshje paqeje.

Dhe kjo bëri që Thaçi të anulojë bisedimet disa orë më vonë.

Lajmi erdhi po ashtu mes përpjekjeve rivale të BE për të rinisur bisedimet e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, që kanë ngecur në vitin 2018.

Shërbimi i Jashtëm i BE nënvizoi pavarësinë e gjykatës, duke mos pranuar të komentojë akuzat ndaj Thaçit.

Por ata i dhanë besueshmëri historisë së gjykatës se Thaçi po bënte fushatë për të minuar punën e tyre.

“Gjykata duhet të bëjë punën e saj… pa ndërhyrje nga jashtë,” tha shërbimi i jashtëm i BE””, shkruan EuObserver në analizën e saj.

15 komente në “EuObserver: Gjykata e mbështetur nga BE shkatërroi planin e SHBA, duke goditur Hashim Thaçin”

  1. Turi says:

    FUCK EU !

    ?? ?? GOD BLESS THE UNITED STATES OF AMERICA ?? ??

  2. xhela says:

    Kjo gjykate e ndyre mbron ktiminelet e Serbise, sa krime beri milloshevici ne kosove……?? Te vraret, perdhunimet e plackitjet nuk kane te sosour, varret nuk po ju gjenden dhe Europa kurve merret me luftetaret qe mbroheshin dhe nuk merren me sulmusit e pushtusit, kjo eshte Evropa qe po te ish per ta Kosova kurr nuk do fitonte lirine, prandaj SHBA jane lokomotiva e botes.

  3. Ari says:

    Ashtu sic vertetohet historikisht, ka vetem nje ZGJIDHJE kombetare: Bashkimi i politikes shqiptare per ceshtjet e ndryshme kombetare (Politiken e jashtme), madje edhe brenda vendit, duke qene me te maturuar dhe pjekur. Sidomos duke bere NUL kerkesen e jashtme per zgjidhjen e ceshtjeve te brendshme. ZERO. Pasi faktori i jashtem eshte i ndryshueshem. Ai behet i kapercyeshem VETEM kur faktori i brendshem eshte bashke. Kjo nuk nenkupton qe partite te mos bejne lufte politike, por kjo lufte te jete brenda familjes tone, dhe gjithmone duhet te perfundoje ne nje zgjidhje po nga vete ato.

  4. them une says:

    Drejtesi e pavarur nga politika, me mire s’ka si behet, mjere shqiptaret mjere edhe Ballkani kush e kush te tallet me ‘ta.

  5. Fred says:

    Lobi serb ne BE me mbeshtetjen e fuqishme ruse. Ruset jane dhe gjithmone kane qene minuesit e interesave te ligjshme te shqiptareve ne vendit e tyre.

  6. Detari says:

    Bashkim Kosove-Shqiperi dhe bashke te behen pjese e Amerikes, nqs Amerika nuk do, eshte Kina gati.

  7. Shenjestra says:

    Me sa duket,Amerika do jete penduar qe bombardoi Serbin per te mbrojtur Kosoven nga genocidi Serb.Po i vjen keq qe vdiq ne burg Millosheviçi.Ata harrojn se, Serbet bene temerre ne Kosove,duk hapur varre masive me nga 400 apo 500 shqipetare brenda.I vogli ngelet gjithemon i vogel pa te drejta dhe i madhi ngelet i madh,me te gjitha te drejtat.Keshtu eshte gatuar kjo bote.Njerzit do durojne.

  8. rexha 10 says:

    PARTITE POLITIKE NE SHQIPRI JANE XHELATET E ATIJE POPULLI ,DHE PER NJERI TJETRIN .KJO SE MESE TYRE QENDRONE INTERESI PERSONALE ,DHE JO INTERESI I POPULLIT ,APO I VENDIT.TOKA QE NUKE SHKELET KURRE , PJELLE KETA KERRMA SI PUNA E ATYRE POLITIQENEVE QE KANE UDHEHEQUR PER 30 VJETE RRESHTE. KETA JANE BARISHTET E KEQIJA QE KANE MBIRE NE ATE TOKE.KETA PARTI JANE PJELLE E AGJENTUREVE TE HUAJA ,TE SHTETEVE QE NA RRETHOJNE AI VENDE ESHTE I DESTINUAR TE SHKATRROHET PLOTSISHTE NGA KETA KONJUKTURA TE HUAJA AGJENDESH. JU KUJTON GJE BIZNESMENI FAZLLIC QE ISHTE KRAHE PER KRAHE ME SERBIN BERISHA.PO LUAN RAMA ME RUSIN ,FLAMUR NOKA ME SERBINetj. Jane te gjithe te shitur. PROBLEMI ESHTE SE A E KANE SHITUR EDHE SHQIPRINE ,SE PASURINE E ATIJE VENDI E RREMBYEN TE GJITHE.KUSHE FLORIRIN ,KUSHE ARMET ,KUSHE UZINAT E FABRIKAT.

  9. Aardi says:

    Greket vrane qindra shqiptare pas lufte ne Cameri.
    Keni degjuar te kete dale njeri ne gjyq per kete krim kunder njerezimit?

  10. SHQIPE-ETNIKE says:

    Nuk “Fryjne Erera Pozitive” Per Shqipetaret e Kosoves, si dhe per Mbare Kombin Shqipetare Besoj Personalishte…
    1-“Cuditerishte” te Gjithe Prokuroret dhe Gjyqetaret si ata Europjane dhe se Fundi tani ata Amerikane..”Akuzojne” Udheheqesit dhe Drejtuesit e UCK-se…??????????????Fillojme me Karla del Ponte qe Kerkonte te Behej edhe Romancjere e Famshme duke Akuzuar Shqipetaret e UCK-se per Trafikim “Organesh” te “Roberve” Serbe..a thua se keta Rober ishin Qindra apo Miljona!!!!!!!!!!!!EDHE Ne Raportin e Dick Martit Flitej per Rrembime dhe Dhune ndaj “Popullesise civile” ose Grupeve Civile ne Kosove si Serbet dhe Romat(Kur dihet se keta te Fundit ishin Pjese e Makinerise se Luftes Serbe ne Terren)…ect….
    2-Nje “Raport” qe “Akuzon” Direkte Hashim Thacin dhe Veselin, nga nje “Prokurore i Pavarur” Amerikane..dhe vetem tre-Dite para nje TAKIMI te RENDESISHME ne Uashingeton..INTRIGON edhe me Shume C´eshtjen Shqipetare ne Pergjithesi…Nuk eshte e Lehte per nje Prokurore qe te Ngreje Akte-Akuze per Personalitete te nje Rangu kaq te Larte, pa pasur ne Dore Fakte….por…por???????????Duhet te Shikojme edhe Prapaskenat e ketij Raporti…??Dhe pse Behet Publike Pikerishte tani??
    3-Per te Qene Konsekuetnte, Personalishte Mendoj se ADMINISTRATA E Trampit, ka marre ne Dore nje “Inforamcjon” nga Zyra e Prokurorit,ose eshte vene ne Dijeni Direkte per “Ekzistencen” e Raportit qe Demtone Thacin dhe Veselin,dhe perseri Mendoj se Eshte Administrata Amerikane ajo qe ka Kerkuar Publikimin e Raportit…Nese do te Besoja se Prokurori eshte i paanshem do te beja Gabim…
    4-Politika Amerikane gjithmone Kur Kryen Bisedime te Nivelit te Larte Merre Informacjone Shtese si nga Sherbimet Inteligjente ashtu edhe nga Sherbimi iMinistrise se Jashteme…pra RAPORTI kunder Thacit dhe Veselit eshte BOTUAR ME MIRIATIMIN E USA-se…por pse???KA SHUME Hipoteza…por ajo qe duhet te Kuptojme ne Shqipetaret eshte se Politika Amerikane nuk eshte edhe aq “Demokratike” dhe nuk MBRONE VLEREAT E “Demokracise” sikure se Besojme ne shume Shqipetare…ajo eshte e Prirur nga Interesat e saj…
    5- Botimi i Raporte -Akuzes Kunder Thacit dhe Veselit eshte nje Kembane ALMARMI per Shqipetaret Gjithandej,theksoj per Politikanet qe Mbeten duke Llapur..per “Miqesi” dhe “Aleanca” Strategjike..por keto Aleanca Shihen kur je ne Veshjtiresi..dhe jo vetem Banketeve..dhe Tapeti i Kuqe…..
    6-A Thua(Themi-Mendojme) se Amerika eshte bere Pale me Palen Serbe..dhe me Akuzat kunder Thacit DO TE THOTE:SE NE NUK JU MBESHTESIM ME?????????????????Ose se paku Leadersheep jua Politik eshte i Inkriminuar, dhe ne (Ata) Kerkojne Figura te Tjerea ne Fushen e Lojes Serbi-Kosove??????????? Personalishte mendoj se Administrata e Tampit, c´eshtjen e Kosoves pa shume Dilema Munde tja “Dhuroj” Serbise, kur dihen Prapaskenat Politike Personale te Trampit me Presidentin Russe Putin…
    7-Po Sherbimet Sekrete Serbe+Ruse a kane Gishte ne keto “Formulime” Akuzash????Mendoj se Po….Ne Kosove si dhe Serbi, ka shume Magjyper qe per te marre Statusin e Azilantit ne Gjermani apo Zwizer DO TE SHISNIN EDHE NENE e vete, pale me Pastaj qe nuk duan tja dine per Thacin apo Veselet….
    8-Po ta shikojme C´eshtjen nga ana Juridike ky Prokurori, DUHET TE KETE FAKTE TE RENDESISHME NE DORE(Dokumente te Nenshkruara nga Thaci+Veseli apo Video)..qe te shkoj deri aty sa te Ngrej AKTEPADI….ose ka shume mundesi…qe Prokurori te jete Pjese e nje Grupi Konspirative qe kerkon me c´do kushte te Demtoj Udheheqesit Kosovare, te Poshteroj Luften e UCK-se dhe mbare Kombit Shqipetare…
    @@ KA SHUME Mundesi qe ky Prokurore, neser ne Gjyqe me Hashim Thacin te Deklaroj:Une kame ne Dore kete apo ate Deshmitare te “Mbrojtur”…qe tha ashtu apo Keshtu…por a munde te Vertettojne Deponimet e Dikujte Fajesine e nje Tjetri?????Pra ky Prokurori munde fare thjeshte te Perdoret nga Politika si Amerikane ashtu edhe Serbo-Russe…por pse??Dihet ne Favore te Serbeve…Pra sido qe te themi dhe Flasim SERBET Jane te Fituar…dhe te Avancuar..Shqipetaret po Trajtohen si Kriminele…
    @@Thacet dhe Veselet..”Harruan” se “Miqesia”…Nuk mbahet me Llafe…por Politika Ndryshone , ate e Ndryshojne Njerezit sipas Interesave te tyre….
    @@Qeveria Shqipetare ne Tirane ka nje Lolo Minister te Jashtem qe nuk ka Habere nga DIPLOMACIA, si dhe Kosova, ka per Ministre te Jashteme nje Vajze-Model….per Dessus por kurre se si per Diplomate….kaq Poshte ka rene Politika E JASHTEME dhe DIPLOMACIA NE DY SHTETET SHQIPETARE….Uroj qe neser te mos Ngrihet “Minoriteti-Greke” ne Shqiperi dhe te Kerkoje Bashkimin me Greqine.. Rezoluta e Parlamentit Europjane se Fundi´Fliste per “Vetevendosje” ..dhe ASKUSH ne Tirane nuk REAGOJ???Kush do te Reagoj??Gent Cakaj???Ky nuki di akoma Shqipen Zyrtare….
    @@Shqipetaret jane ne nje Nivel ZEROJE ne Marredhenjet me Jashte po..Akuzohen perdite……dhe vete Politikanet Shqipetare jane gati te Shqyejne njeri-Tjeterin…..akoma edhe pa ua kerkuar dikushe vetem dhe vetem te Qeverisin?????????????????????

  11. PA emer says:

    JA KJO ESHTE EVROPA PRO TE DREJTES SE SHQIPETAREVE.E KUPTOJME QE NE JEMI TE PAPERKRAHUR NGA EVROPA PLAKE.HABITEM PSE E LEJON SHBA TE DESHTOJE?

    1. Detari says:

      Habituni pse i pythni b ythen evropes.
      Shqiperia e Kosova te bashkohen dhe te behen pjese e Amerikes.

    2. PSE ? says:

      Sepse Amerika shef interesat e saj dhe jo te shqiptareve .
      Vetem kur keto interesa rastis qe te perputhen ,
      Amerikanet jane miq . Por kjo ndodh rralle , shume
      rralle dhe ne ato raste ne duhet te dime te veprojme
      me shpejtesi e zhdervjelltesi , por keshtu si jemi katandisur
      ne pas viteve `90 , mprhtesia e zhdervjelltesia mbeten enderra .

  12. Alban Dega says:

    Achtung !

    KOSOVA NE RREZIK !

    Eshte nje komplot i rrezikshme , eshte nhe loje e ndyre antishqiptar i Moskes, Beogradit, Pekinit dhe Kurves plake- Evropes …kunder Kosoves si shtet dhe shqiptareve si komb.
    Eshte nje cast “ To be or not to be” per Kosoven !
    Kosova ne rrezik !
    Nga lufta vec ai largohet
    Qe eshte i lindur tradhetar!

  13. fteri says:

    Trampi ka merita se ka dy faqe .nga njëra anë e bardhë delë me Thaçin ,UÇK -në dhe luftën e saj të drejtë për pavarsi kundër gjenocidit Milosheviç ,,dhe ana tjetër e Zezë dërgon prokurorin FASHIST -amerikan të marr të pandehur Hashim Thaçin si të pandehur në Hagë ,gjoja për 100 krime e gjenocid,sipas skenarve e akuzave të kurvës plakë të europës -KARLA DE PONTE.që do të Çoi europn e ballkanin në luftë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje