Filmi i vitit 1947 që parashikoi celularët dhe sjelljen e njerëzve me to

2 Korrik 2020, 21:00Lifestyle TEMA
Filmi i vitit 1947 që parashikoi celularët dhe sjelljen e

Njerëz duke përdorur pajisje që mbahen në dorë, në kafe apo makina të pajisura me televizorë mund të duket si një foto e realitetit tonë, për këto imazhe janë kapur në një film francez të vitit 1947.

Filmi i titulluar ‘Télévision: Oeil de Demain’ ose në shqip “Televizioni syri i së nesërmes” jo vetëm që parashikon një sërë pajisjesh teknologjike të ditëve modern, por tregon dhe sjelljen e njerëzve gjatë përdorimit të tyre.

Në film mund të shikohen njerëzit ndërsa përplasen me njëri-tjetrin ndërsa shohin pajisjen që kanë në dorë apo duke u përplasur me makinën që drejtojnë pasi shpërqendrohen nga televizioni i instaluar në kabinë.

Filmi bardhë e zi është prodhuar pas Luftës së Dytë Botërore bazuar në një ese të Rene Barjavel dhe me regji të  J.K. Raymond-Millet.

Edhe pse Barajavel nuk i ka parashikuar me përpikmëri smartphone-t e ditëve të sotme, ka goditur me sjelljen e njerëzve kur kanë në përdorim këto pajisje.

1 komente në “Filmi i vitit 1947 që parashikoi celularët dhe sjelljen e njerëzve me to”

  1. Olimpia says:

    Lexoni romanin fantastik shkencor,,Mjegullnaja e Andromeda,,te nje shkrimtari Rus ,besoj publikuar ne 1957 dhe do te habiteni me parashikimet e sakta.Me sa kujtoj ,shkrimtari e con boten ne vitin 2027….Kishte nje keshill ekonomik boteror,sot ka glpbalizem ekonomik….Natyrisht shteti ishte shuar.Por kjo nuk ka ndodhur.Ne aspektin teknologjik ka nje parashikim te jashtezakoneshm….robote,transmetim te figures ne cdo cep te globit me aparate te ngjashme me smartfon,raca njerezore e perzjerje,etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje