La France (1941) / Komiteti i shqiptarëve të lirë në Britaninë e Madhe dhe Mbreti Zog kundër shpalljes së luftës ndaj SHBA nga e ashtuquajtura qeveri e Tiranës

4 Korrik 2020, 09:10Dossier TEMA

Nga Aurenc Bebja*

“La France” ka botuar, të shtunën e 20 dhjetorit 1941, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me reagimet asokohe të komitetit shqiptar në Britaninë e Madhe dhe të Mbretit Zog kundër shpalljes së luftës ndaj Shteteve të Bashkuara nga qeveria fashiste e Tiranës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqiptarët e lirë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ahmet Zogu

Komiteti i shqiptarëve të lirë në Britaninë e Madhe ju informon :

Në lidhje me shpalljen e luftës nga qeveria e Tiranës ndaj Shteteve të Bashkuara, vlen të kujtojmë se kjo qeveri e supozuar nuk ka liri veprimi. Ajo është nën sundimin e plotë të Italisë fashiste.

Qeveria legale e Shqipërisë, që nga fillimi i pushtimit fashist, shpalli ekzistencën gjendjes luftës midis Italisë dhe Shqipërisë. Kur Italia fashiste hyri në luftë përkrah Gjermanisë, Mbreti Zog I riafirmoi, përmes legatës shqiptare në Paris, ekzistencën e kësaj gjendje lufte.

Shqiptarët kanë një mirënjohje të thellë për Shtetet e Bashkuara ku jetojnë kaq shumë bashkatdhetarë të tyre për të marrë seriozisht deklaratën e të ashtuquajturës qeveri të Tiranës.

Qarqet shqiptare në Londër mësojnë se Mbreti Zog sapo u është drejtuar shqiptarëve të Amerikës, duke u kërkuar atyre që të grumbullojnë batalionet e tyre të vjetra dhe të marrin pjesë, krahas demokracive të mëdha, në luftën kundër fashizmit.

1 komente në “La France (1941) / Komiteti i shqiptarëve të lirë në Britaninë e Madhe dhe Mbreti Zog kundër shpalljes së luftës ndaj SHBA nga e ashtuquajtura qeveri e Tiranës”

  1. emigranti says:

    Fakte dhe jo trillime qe tregojne se mbreti Zog ka zhvilluar gjithnje aktivitet politik ne dobi te Shqiperise e te ceshtjes sone kombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje