Karmina dyshon se Luli është pjesë e sektit “Dëshmitarët e Jehovait”

5 Korrik 2020, 20:26Antena TEMA

Pas ngjarjes tragjike në Kombinat, kur një familje e tërë shkoi drejt shuarjes, me shpresë se do të ringjalleshin, Karmina filloi të gjejë disa lidhje të kësaj ngjarjeje me Lulin.

Në të vërtetë ajo ka parë disa shenja të Lulit që u ngjan shumë “Dëshmitarëve të Jehovait”. 

Ai rri gjithnjë me këmishë me mëngë të gjata edhe në verë. Rri i veshur me kostum, flokët gjithnjë të lyer dhe të krehur, dhe përsërit çdo ditë të njëjtat gjëra.

Ndaj ajo vendosi ta ndajë me fansat e vet, përjetimin e saj.

Të dashur fansa!

E kam menduar shpesh qyshkurse shikoja rrugëve apo në dyer që trokisnin “Dëshmitarët e Jehovait” se Luli ka diçka të ngjashme me ta. Ai njësoj ai ata përsërit gjithnjë të nëjtën gjë me seriozitet dhe nuk ka drojë nga njerëzit që e dëgjojnë. Eshtë gjithnjë i përpiktë në veshje duke u veshur çdo ditë njësoj. Çdo detaj në veshje e ka strikte dhe të pandryshuar.

Siç ka thënë Merlin Monro, “të përsërësish përditë stilin e jetës do të thotë të rilingjallësh veten çdo ditë.”

Në këtë pikë mendoj se dhe veprimet politike të Lulit u ngjajnë atyre të “Dëshmitarëve të Jehovait”.

Fjala vjen Luli vrau gjysmën e Parlamentit me shpresë se ata do ringjalleshin e do bëheshin më të fortë.

Në fakt pas më shumë se një viti ata janë ringjallur në portretin e Kujtim Gjuzit, Lefter Maliqit, deputetit xhentëllmen, etj.

Pastaj vrau zgjedhjet lokale, duke mos marrë pjesë në to, me shpresë se kështu do ringjallej dhe do fitonte gjithë zgjedhjet. Tani kaloi një vit e ca dhe ka mbetur vetëm Voltana Ademi pasi ajo, as ka vdekur, as është ngjallur. 

Njësoj si ato gratë e shkreta që vranë veten me shpresë se do ringjallen.

Tani është faza finale. Nuk di çfarë vetëvrasje tjetër mund të bëjë Luli, por të gjithë kemi frikë se mos një ditë thotë, duhet të shkrijmë PD që ta kërkojë populli vetë. Kjo mund të na shkatërrojë dhe shkaktojë dëme të mëdha ndaj duhet ndaluar të praktikojë këtë sekt fetar.

2 komente në “Karmina dyshon se Luli është pjesë e sektit “Dëshmitarët e Jehovait””

  1. luka says:

    Fantastik ky shkrim!

  2. Boss says:

    Ke harruar një fakt dhe me kryesorin se ata mbajnë të gjithë kollare. Dhe Luli në qoftë se do të hyjë dhe të bëhet testimone mos harroje kollaren ha ha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje