Karmina zbulon pse po shtohen rastet me koronavirus

6 Korrik 2020, 21:20Antena TEMA

Pas shtimit të frikshëm të rasteve me koronavirus, shumë fansa të Karminës i kërkuan asaj mendimin e analistit Qim Peka, pse po shtohen këto raste dhe a është vërtet rrezik koronavirusi.

Ja përgjigjia e Qim Pekës:

“Statistikat e koronavirusit nuk janë rritur rastësisht.

Qyshkurse presidenti Macron lajmëroi takimin Hoti-Vuçiq në Paris më 12 korrik, Edi Rama rriti shifrat e koronavirusit, që të bëjë sikur është i angazhuar me problemet e Shqipërisë dhe të eklipsojë takimin Kosovë- Serbi të nivelit të lartë, ngaqë aty nuk merr pjesë Hashim Thaçi.

E gjithë kjo bëhet në një kohë, kur Bolton ka pranuar se ideja e shkëmbimit territoreve ishte e Thaçit dhe Vuçiqit, ndërsa Putini ka zgjatur mandatin si president deri në vitin 2036.

Në këtë kontekst, Rama kërkon të rrisë numrin e të infektuarëve, me qëllim që të kërkojë ndryshime kushtetuese, për të mos përjetësuar sundimin e tij, ndërsa kërkon të fusë njerëzit në panic, që të mos e kenë mendjen tek shitja e Kosovës.

Që të jem maksimalishti i sinqertë me ju, edhe Luli ka pak faj, se ai po e lë hapjen e PD në dorë të njerëzve të padëshiruar, që trembin dhe rojen e PD , e ikën lë punën, jo më të vijnë të rinj.

Por nga ana tjetër, kjo lëvizje e Edi Ramës për të rritur numrin e të infektuarëve, është një përpjekje për të justifikuar shpenzime të reja dhe rritje borxhi, me qëllim që të ketë mundësi të ketë para në duar para fushatës elektorale.

Që të jem maksimalisht i sinqertë me ju, ai një tender ja ka lënë paradhënie që tani Lul Bashës dhe ky është një problem tjetër, që do ta prek në një analizë të radhës.

Sa i përket rrezikut të koronavirusit, unë jam tifoz i presidentit Trump, i cili nuk beson tek koronavirusi dhe bën mitingje elektorale në salla me mijëra vetë.

Kjo është prova që virusi nuk ekziston në atë formë që na trembin ne, por është i manipulueshëm nga politika.

Sa të jetë Edi Rama, do jetë i rrezikshëm.

Kur të vijë Basha, do dalë e vërteta, që ai nuk të vdes.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje