Pas takimit të kryeministrit Rama me Myslim Murrizin, Karmina ju përgjigj interesit të fansave, se çfarë qëndrimi duhet të mbajnë ata ndaj këtij takimi, përmes një komenti të Qim Pekës:
“Takimi Rama Murrizi, bëhet në një ditë që Macron ka takuar në Paris, Avdullah Hotin.
Pra në një farë mënyre Edi Rama po i bën karshillëk Europës, duke tentuar ta eklipsojë takimin Macron- Hoti, me takimin me Myslim Murrizin.
Kjo vjen pas dështimit të planit Grenell-Thaçi-Vuçiq, për ndarjen e Kosovës.
Meqë Rama është mbështetës i këtij plani, ai po bën çfarë është e mundur që të eklipsojë rolin e Europës në historinë e Kosovës.
Pas dy ditësh, kur të jetë takimi Macron- Vuçiq, ai do të sajojë një skandal tjetër, ose takim me opozitën parlamentare për ta eklipsuar planin.
Pastaj ditën që Merkel do ketë video-konferencë, Rama pritet të ketë video-konferencë me Komitetin e COVID-19, për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Pra qëllimi i tij është të eklipsojë takimet e Europës me Kosovën dhe Serbinë.
Nga ana tjetër, të jemë maksimalisht i sinqertë, Rama ka hapur me dinakëri debatin mbi Koliqin dhe Camajn, me qëllim që të bëjë bashkëfajtorë, si komunistët, dhe antikomunsitët e lidhur me Dushan Mugoshën.
Në këtë prizëm ai do të thotë që dhe Thaçi dhe Hoti janë njësoj të lidhur me Vuçiqin.
Pra, meqë Mugosha ka diktuar dhe Enverin, dhe kundërshtarët e Enverit, atëhere dhe Vuçiq i bie të ketë diktuar dhe Thaçin, dhe kundërshtarët e Thaçit.
Pra e gjitha është një lojë, e cila me sa duket lidhet dhe me zgjedhjet në Maqedoni, ku Edi Rama nuk ka më hapësirë të bëjë një marrëveshej të re.
Besoj jam i qartë.”