Karmina shpjegon pse duhet të mbështesim protestat në Beograd

8 Korrik 2020, 19:25Antena TEMA

Pas protestave të dhunshme në Begrad, ku dhjetëra demonstrues tentuan të pushtojnë Parlamentin, pasi Vuçiq njoftoi vendosjen e mbylljes për fundjava, Karmina i sqaroi mbështetësit e saj për arsyet e kësaj revolte dhe pse duhet ta mbështesin atë.

Ajo shpërndau për fansat analizën e Qim Pekës, rreth kësaj situate:

“Shpërthimi në Beograd nuk ka lidhje me koronavirusin, por me Rusinë.

Putini, një ditë para takimit të Vuçiq me Macron, këkron t’i tregojë Vuçiqit, se kush e ka në dorë stabilitetin e Beogradit.

Ai ja futi njerëzit në Parlament, për t’i treguar se është ai që bën ligjin aty, ndaj Vuçiq nuk duhet të ulet në pazar për Kosovën me Macron, pa lejen e tij.

Macron e ka ndjerë këtë rrezik, ndaj ka porosit Avdulla Hotin, që pasi doli nga takimi, të deklaronte se biseduam për punësimin e familjarëve të konsullatës së Kosovë në Paris dhe për shkëmbimin e të dhënave të qytetarëve.

Kjo do të thotë që ka pas biseda të rangut të ulët.

Nga ana tjetër, Rusia ka përdor në këto protesta opozitën që bojkotoi zgjedhjet, e cila tregoi se ka fuqi të madhe dhe mund ta përmbysë Vuçiqin.

Kjo na intereson ne, dhe ne duhet të mbështesim protestat në Boegrad, pasi po u rrëzua Vuçiqi, atëhere bie dyshja Thaçi- Vuçiq, që mbajnë në pushtet Edi Ramën.

Sipas teoremës së dy policëve, po ra Thaçi dhe Vuçiqi, bie dhe Edi Rama.

Ndaj mendoj se ne duhet t’i mbështesim ato protesta dhe t’i inkurajojmë, pasi kjo është e vetmja mënyrë që të rrëzohet Rama.

Ah dhe diçka, se harova, të jem maksimalisht i sinqertë, kjo lidhet dhe me daljen e SHBA nga OBSH”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje