Një propozim që çliron frikën nga listat e hapura

9 Korrik 2020, 18:15Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Marrëveshja për zgjedhje po prodhon një teatër të ri politik, i cili po i përngjan asaj historisë së fshatarit me qershitë, që i kishte pshurur kur i mblodhi që mos t’i hante njeri. Pastaj kur e mori uria filloi t’i hajë një nga një, duke thënë “këtë më duket nuk e ka zënë shurra”.

Pas bojkotit të opozitës parlamentare, Partia Demokratike dhe ajo e LSI, kanë përzgjedhur sipas burimeve nga Parlamenti, 6 deputetë nga opozita parlamentare, nga tre për secilën parti, që do të jenë përfaqësues të tyre në Parlament, për të bërë një shumicë prej 84 votash që duhen për Kodin, duke llogaritur që Partia Socialiste ka 78 deputetë.

Në fakt, socialistët kanë 74 deputetë dhe që PD e LSI ta bëjnë të plotë teatrin, duhet të marrin dhe 4 deputetë të tjerë.

Pasi i quajtën mercenarë të gjithë depuetët e opozitës parlamentare, befas thonë se gjashtë prej tyre nuk janë të tillë. Pastaj kur të duhen dhe katër të tjerë, patjetër që do t’i gjejnë dhe ata, dhe do të thonë që dhe këta nuk i ka zënë shurra.

Ky teatër qesharak, që tenton përmes blerjes së votave në Parlament, të kalojë një ligj kundër “vjedhjes së votave” në popull, duhet të marrë fund.

E gjitha çfarë tregon kjo, është se PD ka frikë nga hapja e listave dhe koalicioni me listë të përbashkët.

Socialistët duket që janë të hapur në këtë pikë. Ata janë dakord dhe për lista të hapura, dhe për propozimet e PD, dhe ato të opozitës parlamentare.

Duke qenë të tillë, ata duhet të bëjnë diçka që të hyjë në histori.

Të bëjnë një sistem, ku listat e hapura të jenë fakultative. D.m.th të vendosë secila parti si e do listën. Nëse PS e do listën e hapur, le ta hapë. Nëse do ta hapi pjesërisht, le ta hapë pjesërisht. Nëse e do të mbyllur, le ta mbajë të mbyllur.

Shqipëria e ka pas një opsion të tillë në zgjedhjet e vitit 2001. Edhe pse ishte sistem mazhoritar i përzier, në listën propocionale, partia e Genc Pollos la opsionin e listë  së hapur, që të hynte ai deputet që kishte marrë më shumë vota në popull.

Le ta bëjnë dhe tani kështu. Socialistët ta lënë fakultative hapjen e listave. Partitë që duan ta aplikojnë le ta aplikojnë. Ato që nuk duan, le mos ta aplikojnë.

Kjo tregon realisht se kush i do dhe kush nuk i do listat e hapura. Për partinë, ajo nuk ndryshon gjë. Socialistët dhe demokratët do marrin ato vota që do marrin si parti. Brenda partisë ata vendosin vetë se kush do t’i vlerësojë deputetët, populli apo partia.

Kjo i jep fund debatit dhe qetëson dhe Luzim Bashën, që ka hyrë në panik nga listat e hapura. Dhe mendoj se e ka gabim që është kundër, se me aq shumë premtime sa ka dhënë, atë vetëm listat e hapura e shpëtojnë, pasi çdo njeri që i ka dalë para, ai i ka premtuar se do ta bëjë deputet.

18 komente në “Një propozim që çliron frikën nga listat e hapura”

  1. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Mireseerdhe ne Identitet,Mero djali.
    Pak e sakte,se sa shume e per lume.
    Ketu qendro forca jote e vertete Mero edhe jo te glorifikimi dhe riciklimi i figurave te diskutueshme historike.
    Kemi halle me te medha se ai diskutim.
    Le te kalojme ne temen e dites:
    Problemi eshte shume i thjeshte,motua e PD-se ka qene .eshte dhe do te mbete:
    Pse zgjidhje shume te thjeshta ,kur kemi edhe shume te nderlikuara.
    Morali kuptohet,jo cdo shqiptar e mer vesh per cfare behet fjale,keshtu qe kokolepsja e problemeve deri ne pafundesi ,eshte zgjidhja me e mire,d.m.th. pa zgjidhje.
    Ideja eketyre,pa perjashtim eshte,koha sheron cdo plage.
    Faktori kohe do ti kaloje shume gjera ne harrese dhe ne shqiptaret shquhemi per kete,ne harrojme dhe genjehemi lehte.

    1. ben says:

      1 deputet gjerman qe eshte zedhensi i partive popullore europiane i kerkoi rames dhe ramuceve mos te bejne pordhe, ne emer te EU.
      Te njejten gje sapo e tha dhe amerika qarte paster prere, ed rama dhe lym murizi mos te bejne pordhe.
      Te maresh persiper te mbrosh kete parlament o mero nuk gjej fjale, sepse parlament me karagjoz e me legen as nuk ka pasur dhe as nuk do te kete ndonjehere me ne shqiperi.
      PS; me listat e hapura psh vendin ne parlament e ka te sigurt tom doshi qe usa i ka vene vize te kuqe e plot elemente te tille, prandaj listat e hapura jane loja e rames per te rifutur ne loje banditet e tij, por eshte e qarte si per BE si per USA .
      Shkurt nuk do kete lista te hapura, nuk do ndalohen koalicionet, nuk do numurojne votat e shqiptareve agim kajmaku dhe valdrin pjetri.
      Shkurt paster qarte moralisht dhe matematikisht rama sot eshte i I humbur
      Diskutimi i vetem eshte sa do humbasi dhe sa vite burg do beje.

    2. Eri Livorno says:

      Me kete merr fund sistemi zgjedhor. Kalojme ne nje faze te re, seicila parti ben zgjedhje sipas deshire, krijon qeverine e vet, ushtrine e vet, parlamentin e vet. Coptim i shqiperise. Bravo Mero!

  2. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Problemi kryesor eshte se kur fiton saliu,rama akuzon se duhen hapur kutite dhe fillojne protestat….
    Kur fiton rama cohet saliu dhe akuzon se i ka vjedhur votat dhe djeg Shqiperine..
    Dhe kjo ka 30 vjet,edhe sot murro mazllemi me hajdaren kujtojn se kane shpikur rroten me listat e hapura do fitojne njerzit e ndershem si mziu,nokat e mulat,grida me salianjin e ballat e rucat,dhe do ngelen jashte kaubojsi e doshrat e co…
    Si do qe te jene listat do fitoje dallkauku,hipokriti,mashtrusi e ai qe hedh paren

  3. Gaetano says:

    Studentet protestuan ne 90…per pak liri te kercenin ne ritmet e Michael Jackson ,thjesht gonxhe,fevzi apo blush.
    Kush kerkoi frymarje nga diktatura,ishte shtresa puntore,familjiare te ndershem qe Jo pak I dhane dhe moren nga sistemi qe enveri ndertoi
    Cfare njohurish patem,nga se ndricoheshim?nje rreze drite nga rai,nje vesh nga zeri I amerikes,nje sy nga muzika.zogu per flitet per tradhti Jo me pak sec berisha I hoqi shulat Jo armeve,po ja vuri pushken kunder njeri tjetrit shqiptarve
    Esat toptani?ka det,apo pasuri shqiptare qe skane firmosur keta zgjebsat e sotem pa ja zhvatur shqiptareve,por ndien pashallaret e lalzit,surrelit,e vilave te saukut.
    Ata studente sot jane pedagoge?me kaq mundesi informimi te mjaftueshem qe mund te japin,kaq te veshtire e kane ti ndertojne psikologjisht studentet me idene se, Jo me pak se e dum tironen si parisi,po te pakten shqiptaret te zgjedhin te lire per cilin do ti haj trapi ti perfaqesoi dhe drejtoi. Qorri pse sdel ne skene?Hasimja?topi?Bojaxhiu ?thurrja?shoqeria civile I thonshin?
    E sigurte me vote te drejte,murrizi I shkel me kome si morra keta te gjith,pasi mjafton ne jete te jesh I pastert,ste ha trapi per paloqe a cerciz balla.ne demokratsia na u kthye ne sherbese te ramizit per berishen,shfrytezim te nanos per pasuri me lojtar berishen pastaj me radhe loja vazhdon.veni perballe maliqin me ver llapen ,dhe monaliza e lsi do marre pashaportezim te 21- shi.drame,humor,fatkeqsi eshte qe nuk dalin nga cdo qytet 100 njerez te mencur e trima te bashkojne njerzit rreth vetes,dhe do e shikoni si mblidhen keta ne parlament,Jo te rrine me nje kome,po te bejne striptease ne foltore.
    Te thuash ska trima tepelena?vlora?lushnja?durrsi?elbasani?tirona?kruja?shkodra?tropoja????deri ne nje pike sa lulushi thote veta jam rragami I pd.berisha te thote mbas meje te gjithe ne humnere.likja qe blente qumesht kur pihej kacurrel sot ben skocezin me birre skrapari.rama qe ben si juventin,po po ta gerricesh ne gjoks eshte thjesht nje interist me lekure qe e ndron ne cdo pranvere.
    Dhe kulmi,shef nje parlament te shkaperdhyer,kur nje cani e curri me para greke te bejne hero nje laparak 300 euro ne jug.
    Murrizi mos boj mo si krric,po ti mbledhi robt qe e votojne te protestojne.sakt shpejt,bukur.se sa trima,dhe balerina jane keta,ska nevoje per lista te hapura.thjesht ti mbyllet pashaporta dipllomatike ketyre te gjithve,dhe demokracise I hapet rruga.eshte fare e thjesht.enveri sipas disave vrau e preu te mbronte dhe te mbante shqiprine te paster,Jo haga se akuzoi,po haga akuzon sot shqiptaret qe pse nuk jeni gjysma e tij ne cdo gje.gjysmen tjeter ta gjykoj zoti,se spaku nuk do jete as si ndermarja nisheraku,Jo me altari I drejtesis.akoma gruaja e gjonit eshte bejleresha e rinasit.imagjino ku eshte koqa e kanarit ne drejtesine shqiptare.
    Nje cub vlore si zani e priti prodin,nuk e di pse e mendojme europen akoma eshte zoti qe ben ballen kryegjel per pak dite.kur ne te gjithe lejojme shqiperia te shperbehet,njesoi sic pjerdhin kalamojte kur baba po han buke.po a do lindin baballare me ato male,ato fusha pjellore,apo leshteriket qe nxjerrin ujet do ndien zoter te arberise
    Cka qene?ceshte?cdo te behet?kaq vite jemi bere dhe ndiemi si ato te shkretat ne kombinat?besojme ne pavdekshmeri kur ndiemi te vdekur moralisht
    Enver or skenderbe binde boten te jete me ne.

  4. Historine e qershive e tregojne per Nastradinin , mos deformoni historine, kjo ka rendesi , pa ligjet (marapaslleqet) do behen sipas “interesave “te larta te popullit , integrimit, e natyrisht interesave ekonomike financiare te partive e te zgjedhurve te tyre deputete te popullit !

  5. Keshtu u behet me mire says:

    Me e mira qe friken ta kthejne ne force , profesionin te pa zevendesushem, te ritet mireqenia dhe depozitat financiare personale, duke u pasuruar ata hapen fronte te reja pune me lemoshe per shumicen,te kete gjalleri ne aspektin politik duke bere dakortezime boll hengre ti tani me vjen radha mua, tia hipin me radhe njeri -tjetrit , duke nderuar postet, te dakortezohen e te ndajne me periudha te caktuara postet politike te bashkepunojne me nderkombetaret sipas oreksit , e ku e di une cfare tjeter qe ” demokracia ” te mbizoteroje propozoje :
    1- te hiqet nga kushtetuta qe cdo person me shtetesi ka te drejte te zgjedhe e te zgjidhet
    2- te hiqet gjithashtu qe elektoriati zgjedh me.vote…
    3- mos te zhvillohen as zgjedhje dhe as votime ti bejne me.dakortezime dhe mareveshje ” intelektualet” e plagjaturave e te plepave se ndryshe do kandidojne fshataret e arsimuar
    4- edhe “qiqra ne hell te kerkojne nderkombetaret”nuk diskutohet por vetem zbatohet se ata per te miren e popullit mundohen te shkretet , nuk kan ndonje interes per vete.
    5- vjedhjet, zhvatjet, korupsioni, krimet qe kan bere politikberesit te amnistohet se keshtu e desh puna per te krijuar klasen e te pasurve( oligarkeve) sic duhet te jete ne ekonomin e tregut( se kapitalizmin fshataret qe perben 87% te popullsise do ta keqkuptojne, edhe ata qe vetequhen qytetar vijne nga fshati por dhe qytetet jane me avli e toke)
    6- te njihen me ligj e drejta e” ajkes”politike te bejne si te duan e te tjeret sic u a servirin ata.

  6. Shenjestra says:

    Se shpejti Basha do zevendesohet nga Topalli e cila do behet kryetare e PD-ke.Basha do shkoi ne pyll te ruaj dhit.Por do marin dhe Paloqen,me falni Paloken me vehte.

  7. Troja says:

    A doni me per Belulin ju Rilibdasit e se keqes?Ku eshte ai i ndershmi Majko qe na cau menderen sonte?Nuk ka me drej se po e thote Sot Mero demokrati,qe vjen me popullin dhe shqetesimin e tij ne kete shkrim.RILINDJA VETE LE TE HAPE LISTAT MEQE HIQET SI E VIRGJER,TI HAPE E TE SHOHIN SA I VLEN LEKURA EDVINIT,DHE SEJMENEVE BORGJEZE E MILIARDERE NGA GRABITJET QE I KANE BERE POPULLIT.IDE GJENIALE REALE QE DO VERTETOJE SE SA I VLEN RILINDJES MASHTRIMI.PER MURIZIN DO BASHKOHET POPULLI,PER MURIZIN E DEPUTETET E TIJ DO VOTOJNE TE GJITHE TE MASHTRUARIT,NGA EDVINET,LULUSHET,LSISTAT,KUNDER BERISHIZMIT NE FUND.

  8. Zigur Qarri says:

    Shpreh keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi me konsensusin e partive politike i reformës zgjedhore, pa asnjë ndryshim, si dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Nxis të gjitha palët, e në veçanti deputetët, ta finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm. Forca Shqipëri! Johann Wadephul

  9. 001 says:

    Kur pash fytyren e atyre ballisteve kokekaucuka merhuma te pabese dhe asaj sorres vrome me ate surratin si ata autobusat rumbullake ne kohen e enver hoxhes qe deklaruan voten pro per te miren e shqiperise mu kujtua mesazhi qe dergova Dje tek editoriali per spiunet dhe tradhtaret.
    Dhe ja doli qe ka me shume se gjysma e shqiperise spiuna tradhtare bythlepirs dembela analfabeta gjakpires etc
    Votat nuk blihen ne fshat dhe qytet me nje thes miell, ato blihen te enjten diten me diell ne parliament
    Mesa kuptova filmi mbaroi kur mashtruan rudina hajdarin te firmoste mareveshjen se pastaj do hapim listat
    Pa dashje apo me dijeni te rudines sdime gje por kohe do ta tregoje
    Pra u Shane u degjeneruan dhe ne fund e votoni.
    Jeni turpi I shqiperise jeni mbeturina jeni leter bythe e lulqim bashes dhe monika shalshqyeres

    Edhe pasqyra ofendohet kur I dilni ju perpara
    Ju shkerdhefsha farefisin, krimba muti

  10. mona says:

    Mero vellai. Nuk cfar i ben me kesaj pune. Opozita jone, si ajo parlamentarje, dhe ajo e rruges, kundermon era shurre.

  11. Hammerhaituri says:

    Listat e hapura ose te mbyllura nuk ndryshojne kokat e njerzve! Ngelen prap dy subjekte ai qe ble dhe si qe shet. Nese nga nje liste e mbyllur hyn nje i ‘padenje” ne parlament ka nje linje pergjegjesie por ndryshe thuhet e zgjodhi sovrani! Vija e mesit me e mira

  12. lenci says:

    Krahasimi me partine e Genc Pollos nuk eshte i sakte. Ajo perdori siglen e PD-se dhe fitoi 6 deputete. Ne zgjedhjet e radhes, kur ia hoqen siglen e Pd-se, ajo mori zero deputete. Lojen, ne kete rast, e bente PS per te ngaterruar zgjedhesit e opozites. Si tani qe PS perpiqet te heqe koalicionet sepse e sheh humbjen.

  13. Kume Peza says:

    Po ata, për para dhe pakëz emër hynë në parlament, në kundërshtim me urdhrin e partisë.

  14. tom says:

    E beri Pollo listen e hapur dhe nuk u zgjodh as ai vete deputet!
    U zgjodh zoti Ndoka, e disa Ndoke te tjere

  15. ppa says:

    Ore Ben, pordha Po c’te keqe kane listat e hapura… Me e thjeshta, do koalicion parazgjedhor, beje me lista te hapura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje