Pas deklaratës së Lulit, se Rama i ka çuar një njeri që të pranojë të bëhet kryeministër, dhe ai vetë të bëhej president, shumë fansa i kërkuan Karminës të mësojnë se kush ishte ky ndërmjetës.
Karmina ju drejtua për këtë gjë analistit Qim Peka, i cili thotë:
“Mendoj se lajmësi ka qenë Angela Merkel.
Luli nuk është si Rama, që pret në zyrë lajmësa si Sandri, Fevzo, Batoni, apo të tjerë.
Ai nuk ka kontakte as me oligarkë, përveç ditës së qirasë.
Ai pret ndërhyrje vetëm nga kryeministra e lartë.
Rama i ka dërguar fjalë me Merkelin, pasi Merkeli i ka kërkuar Ramës të iki nga pushteti, pasi ka fyer këshilltarin Henz në Tiranë, duke mos i marrë parasysh këshillat.
Rama i trembur i ka thënë dakord, iki nga kryministër, të bëhet Luli, por aman të bëhem president.
Këtu ka ndërhyrë Luli, i cili është ankuar se ky ja bën gjithnjë me hile në marrëveshje, dhe zgjedh atë që do ky.
-E dua unë të bëhem president, ka thënë Luli.
-Atëhere merru vesh me Ilir Metën, i ka thënë Rama.
Në këtë moment, Luli është lidhur me kryeministrin Xhonson të Britanisë Madhe dhe ka ndërhyrë që ai të ndërmjetësojë, që skuadra e Sëlltikut të bëjë një përfaqësi tifozash në Shqipëri, dhe të zgjedhim Ilir Metën president të Sëlltikut në Shqipëri.
Ai ka pranuar.
Sot jo rastësisht Meta u zgjodh president i tifozave të Sëlltikut në Shqipëri.
Kompetencat janë njësoj.
Dhe kështu presidenti nuk është se ka kompetenca.
Sapo erdhi momenti të bëhej shkëmbimi, Meta refuzoi dhe tha do t’i mbaj të dyja Presidencat, edhe atë të Sëlltikut, dhe të Shqipërisë.
Aty Luli shpërtheu dhe demaskoi skenarin.
Pas kësaj pritet që Putin të ndikojë tek Vuçiq, që të tërhiqet nga bisedimet për Kosovën.”