Hapja e listave po funksionon pa u miratuar

11 Korrik 2020, 20:56Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

Për të ditur se çfarë janë listat e hapura për Shqipërinë, mjafton të shikosh efektet që ka shkaktuar në Tiranë vetëm ndezja e debatit për këtë çështje.

Edi Rama duket se është kujtuar pas 7 vjetësh se duhet dëgjuar ndonjëherë edhe populli për kërkesat e tij.

Pasi nuk ka lënë gjë pa bërë në kurriz të tij dhe pa e pyetur asnjëherë, papritur është bërë i dhembshur dhe i dëgjueshëm.

Thotë se po ndjek amanetin e tij, por e kupton edhe derri që po kërkon t’ua bëjë edhe më malore zgjedhjet kundërshtarëve të vet politikë.

Lulzim Basha është pickuar keq dhe po e quan shkelje të lirive themelore të njeriut po të shkojë vetëm në votime, a thua se kur u themelua PD në vitin 1990 kishte parasysh që do të bënte patjetër aleancë me Monikën pas 30 vjetësh.

Kjo e fundit, për hir të së vërtetës, nuk duket të jetë mërzitur shumë, sepse e ka lënë vetëm në ankesa vëllain e rigjetur për herë të dytë nga martesa e parë . Ndoshta ngaqë nuk është shumë e zonja në qarje, por është e specializuar vetëm për d asma e dolli.

Por Luli ka një problem të madh, se kur flet për zgjedhjet thotë se do të fitojë bashkë me aleatët, ndërsa sa herë flet për pushtetin e nesërm thotë qeveria ime.

Habia më e madhe po ndodh me një turmë veprimtarësh civilë, të cilët kishin 10 vjet që na shurdhonin me seminare dhe peticione për ndryshimin e sistemit.

Ata, ose janë fshehur dhe nuk duken gjëkundi, ose e quajnë të shenjtë marrëveshjen e 5 qershorit dhe thonë se Shqipëria shpëton vetëm po u miratua ajo siç është.

Edhe shtypi e ka ndjerë fort tërmetin dhe është barrikaduar kryesisht në krah të dy partive kryesore, gjë që nuk çudit, sepse nuk ndodh për herë të parë.

Ata që bëjnë sikur qëndrojnë në mes i tradhton fakti që kanë rinisur gjuetinë ndaj Murrizit dhe Hajdarit, të cilët gati po konsiderohen shkaktarë për të gjitha të zezat e politikës në këto 30 vjet.

E rëndësishme është që askush nuk po shfaqet indiferent, por i përfshirë deri në grykë brenda këtij debati. Pavarësisht fantazisë apo emocionalitetit, që është cilësi individuale. Që e bën fjala vjen Lorenc Vangjelin që ta shikojë rotacionin brenda Partisë Socialiste, dhe jo mes dy blloqeve politike, ndryshe nga gjithë të tjerët.

Kjo është pak a shumë atmosfera në Tiranë vetëm nga përfytyrimi për “mrekullinë” apo “gjëmën” që pritet të sjellë për Shqipërinë hapja e listave.
Se çfarë do të ndodhë realisht, kur ato vërtet të çlirohen një ditë, nuk është shumë e vështirë për t’u kuptuar.

6 komente në “Hapja e listave po funksionon pa u miratuar”

  1. Nje popull hesapi says:

    Patos, e mbyll diskursin tend: “Se cfare do ndodh realisht, kur nje dite ato vertete do te clirohen, nuk eshte shume e veshtire per tu kuptuar.” Po mire, mor burre i dheut, nuk e ke te qarte ti se kete duhet te sqarosh per popullun, por bene interesantin duke e lene te nenkuptohet se cfare pritet te ndofhe? Politikani per kete eshte, te sqaroj situatat qe pritet te ndodhin.

  2. ?? says:

    Të shqyera apo të riqepura, opozita nuk i fiton zgjedhjet.
    KRYEMINISTËR BASHËN ?!?!?! KURRË!!

  3. Kola says:

    Nje gje eshte e qarte qe sistemi yne politik eshte plotesisht i kopromentuar. ned keto situata duhet ta marre fjalen populli i cili ka vetem dy zgjidhje: 1. te bojkotoje plotesisht zgjedhjet e ardheshme, derisa te plotesohen kerkesat e tij per votim elektronik, perfshirje te emigranteve ne votime e lista te hapura. 2-Ose te votoje parti te vecaznta nga ato qe sot jane te vogla, duke ndeshkuar dy partite e medha, shkaktare te kesaj rrumpalle qe krijuan. Por me keqardhje them se ai popull eshte vene perfund dhe s’do beje asnjeren dhe gjendja do vazhdoje sic eshte.

    1. Doktoresha says:

      Epo donte lulka dhe monka te benin me presion me lenjen e mandateve! Kur mundohesh ti besh gropen tjetrit, bie vet! Tani le te hane mut se gje tjeter nuk u ngeli!

  4. pjeter says:

    Ne qofte se Moni eshte eksperte ne dolli e ahenge,e jo ne qarje(vajtime),Ti Patoz ,jep pershtypjen e nje te traumatizuari .Ty efektet e traumes Saliste,te bejne te ndihesh i pa meshirshem me Lulin e vocerr.
    Ti vazhdon prej kohesh te qellosh,ku si shenjester ke nje kufome politike.Objektiviin verter ti ske tope ta trajtosh,qe gjithe kete katrahure ne PD,shqiptaret e dine kush eshte Shkaktari i dashur Patos.Ti vazhdo gjahun kunder kufomes,dhe ne fund,te jesh u sigurt,do cosh ne shtepi si gjah,kalbesiren.

  5. Z says:

    Problemi yt Patozi eshte se ke ngelur pa asnje kocke. Bosh! Tund modelin e te pa korruptuarit duke bashkepunuar me hajdutet! Te gjithe keni ngrene ne stanin e Saliut!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje