Pas qëndrimit publik të Edi Ramës, se ai është dakord për listat e hapura, shumë fansa të Karminës, dita- ditës e njoftojnë atë se po ndeshen me akte dhune brenda PD.
Karmina nuk po e kuptonte lidhjen mes rrahjes së fansave të saj dhe listave të hapura, por analisti Qim Peka ja shpjegoi:
“Edi Rama po propagandon hapjen e listave, me qëllim që të ngjallë dhunë brenda PD.
Në disa zona të vendit ka njoftime për dhunë.
Fjala vjen në Devoll, ish- mbështetësi i PD rrahu kryetarin e Partisë Demokratike.
Duke e qëlluar, ai ka tentuar t’i thyejë dhe krahun, me qëllim që mos të ketë mundësi të votojë.
Ngjarje të ngjashme kanë ndodhur dhe në Elbasan, Durrës, apo Lezhë.
D.m.th ka mjaftuar vetëm ideja që do hapen listat, dhe ka nisur dhuna brenda PD që të dalin më të fortët në krye të listës.
Kjo e shpjegon fare qartë përse Edi Rama kërkon të hapë listat.
Ai kërkon të shkatërrojë PD-në pa filluar ende fushata zgjedhore, duke nxitur dhunë fizike mes konkurrentëve.
Nga ana tjetër, duket dhe ndikimi grek në formimin e Edi Ramës, ose siç i thotë Doktori, “Zografi bis”, pasi grekët e kanë sistemin propocional rajonal dhe listat e hapura.
Edi Rama këtu pa dashje ka treguar filogreqizmin e tij.
Po ashtu, këto diversionet që bëhen se gjoja Luli ka filluar të interesohet për kandidatët, lidhen me nxitjen për shpërthimin e dhunës mes anëtarëve.
Të gjitha janë vepra të Edi Ramës.
Ne duhet t’ua bëjmë njëherë e mirë të qartë demokratëve.
Lulzim Basha është jo vetëm për lista të mbyllura, por dhe për zarfe të mbyllura.
Askush nuk duhet t’i tregojë askujt, sa ka paguar dhe kujt ja ka dhënë.
Gjithçka duhet të mbyllet në një zarf e të dorëzohet në vendin e duhur.
Edi Rama nuk na përçan dot”