Raporti i OKB-së për qeverisjen digjitale: Ja pikët për Shqipërinë

11 Korrik 2020, 16:37Hi-Tech TEMA
Raporti i OKB-së për qeverisjen digjitale: Ja pikët për

Publikohet raporti dyvjetor i Kombeve të Bashkuara mbi e-Qeverisjes ose qeverisjen dixhitale.

Sipas këtij raporti, Shqipëria vlerësohet me të njëjtat pikë me Kanadanë ndërsa lë pas vende si Italia, Zvicra dhe Greqia.

Ndërkaq, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, “truri” i e-Albanias Linda Karçanaj, ka bërë një analizë të klasifikimit të Shqipërisë në këtë raport.

“Ngjitja në këtë klasifikim është arritur përmes 2 treguesve: e-shërbimet dhe e-pjesëmarrja.

Konkretisht për e-shërbimet: Kemi qenë në vendin e 62-të në vitin 2018, dhe jemi në vendin e 31-të në vitin 2020. Pra, 31 vende ngjitje në klasifikim në vetëm dy vite dhe jemi me pikë të barabarta me Kanadanë ndërsa lemë pas shtete si Italia, Zvicra, Greqia etj.

E-pjesemarrja: Kemi qenë në vendin e 61-të në vitin 2018 dhe jemi në vendin e 36-të në vitin 2020, pra plot 25 vende ngjitje në klasifikim.

Edhe këtu lemë pas Zvicrën, Italinë dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Karçanaj teksa i njeh meritat Ramës për atë që ajo e cilëson si revolucion digjital.

“Revolucioni digjital i udhëhequr nga Kryeministri, u mundësoi qytetarëve marrjen e shërbimeve publike online, përmes një kliku të vetëm në e-Albania dhe rriti pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje përmes platformës së bashkëqeverisjes”, shkruan Karçanaj.

Linku i raportit:

https://publicadministration.un.org/egovkb/en-us/Reports/UN-E-Government-Survey-2020e

3 komente në “Raporti i OKB-së për qeverisjen digjitale: Ja pikët për Shqipërinë”

  1. Pedro i ri says:

    Por adminstrata ngelet perseri dramë. Megjithate sherbimet online jane permisuar

  2. Astriti says:

    Kane apo nuk kane redaktore keto gazeta, apo i kane injorante? C’eshte ky titull?

  3. Bertrand says:

    E gjitha eshte pjese e reklames MASHTRUESE te Edi Rames!
    Investojne vetem ne gjera,qe bejne buje ne opinion,por nuk bejne ASGJE per bevojat me elementare jetike te qytetareve!
    Shembulli me i shemtuar i kesaj qeverisjeje mashtruese eshte Yzberishi (KMY) ,lagje e Tiranes ku nuk ka asnje cerdhe,kopesht shteteror,nuk eshte shtruar asnje rrugice mes pallateve 9-10 kate,nuk ka asnje lulishte,asnje kend lojrash,kend sportiv,stola dhe tavolina per te pushuar nenat me femije te vegjel dhe pensionistet etj!
    Ketu fillon JETA e jo tek mashtrimi dixhital etj!
    Per cfare dixhitalizimi derdellitet kur sot nuk ankohesh dot ne asnje zyre shteti e bashkie se nuk te degjon e zgjidh gje asnjeri!
    Pse qellimi i dixhitalizimit qenka grumbullimi i ye gjitha ankesave dhe kerkesave vetem ne kryeministri,ndersa pushteti vendor eshte paralizuar?
    Ku e gjen kete model mashtrues Rama?
    Por bota degjon se ka bere dixhitalizimin Rama,por nuk e di se administrata publike nuk i kryen veprime qytetarit pa ardhur urdheri nga kryeministria!
    Turpi ju mbulofte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje