FOTOT: Njihuni me superjahtin luksoz të pronarit të Louis Vuitton

12 Korrik 2020, 09:30Lifestyle TEMA
FOTOT: Njihuni me superjahtin luksoz të pronarit të Louis Vuitton

Bregdeti i Palinuros në Itali priti një vizitor shumë të veçantë këtë të shtunë. Në mëngjes mbërriti superjahti 101 metra i gjatë i  Bernard Arnault, pronar i Louis Vuitton, ose grupit ndërkombëtar luksoz LVMH.

Arnault drejton kompaninë e parë franceze, e treta në botë në vitin 2019 me një aset të vlerësuar prej 113 miliardë dollarësh. Superjahti me vlerë rreth 150 milion, është një nga më të bukurit në botë.

I ndërtuar në Holandë, ai mund të strehojë 16 persona në 8 kabina të ndryshme, përfshirë një suitë, një kabinë VIP dhe 6 kabina dyshe. Brenda ka një pishinë, dy kinema, një banjë, disa bare, një palestër, një qendër bukurie, një sallë pritjeje dhe një bibliotekë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje