Karmina e surprizuar nga Balliu junior, që doli kundër babait në shtëpi dhe babait në parti

12 Korrik 2020, 19:39Antena TEMA

Karmina është suprizuar sot nga qëndrimi më i fundit i Balliut junior, rreth zhvillimeve në Partinë Demokratike.

Balliu junior, që është bërë i njohur për betejën e Astirit, ka pas një qëndrim interesant kundër Lulit, lidhur me hapjen e PD.

Ai ka deklaruar se ‘nuk na hyjnë në punë ata që kanë ikur, pasi kemi plot kuadro me energji në PD’.

Karminës i bëri shumë përshtypje ky qëndrim i pavarur, që bie ndesh fillimisht me qëndrimin e  babait të Klevesit, Fahriut, i cili në fillim të iniciativës së Lulit, doli në çdo TV, duke e propaganduar këtë si hapje të madhe.

Fakti që djali i tij tashmë doli kundër, tregon kurajon e Klevesit për t’u shkëputur nga babai.

Ky është një distancim dhe ndaj të shkuarës së tij komuniste.

E dyta, që ka rëndësi, është se Klevesi ka dalë dhe kundër direktivës së Lulit, për hapjen e partisë.

PD ka vuajtur për njerëz me kurajo, që nuk pyesin për autoritetin e kryetarit të partisë.

Më në fund doli një njeri që të dalë dhe kundër babait në shtëpi, dhe kundër babait në parti.

Kjo është një ngjarje e madhe e gëzueshme, që tejkalon lajmet e munguara për hapjen e partisë.

Ku ka hapje më të madhe se sa forcimi i personaliteteve brenda partisë.

Ky është rasti i parë që kemi një personalitet real brenda PD, që nuk pyet për mendimin e shefit, por ka mendimin e tij.

Karmina e surprizuar nga kjo, vendosi t’i kërkojë Balliut junior të bëjë një libër për këtë gjë dhe t’ia dhuroj asaj me autograf.

Pas librit të Merlin Monros, ajo është gati ta lexojë dhe këtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje