Ronaldinho në arrest shtëpie, gjykata refuzoi kërkesën e avokatit

12 Korrik 2020, 16:09Sport TEMA

Legjenda e Brazilit, Ronaldinho, do të vazhdojë të qëndrojë në arrest shtëpie në Paraguaj.

Ish-ylli i Milanit dhe Barcelonës ndodhet në një hotel së bashku me vëllain e tij në vendin latin, ku kujtojmë se u lirua nga burgu në muajin prill.

Gjykata e apelit refuzoi ta gjykojë çështjen e kampionit të Botës dhe kështu ai është i detyruar të vazhdojë qëndrimin në hotel.

40-vjeçari kaloi plot 32 ditë në burgim, pasi ai tentoi të kalonte kufirin në mars me pasaportë fallso.

Braziliani u dënua me gjashtë muaj burg, por ai pagoi 1.3 milionë paund për t’u liruar me kusht.

Tashmë Ronaldinho do të vazhdojë arrestin në shtëpi, në pritje të gjykimit përfundimtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje