Viktimat e harruara, një turp gjithëkombëtar, nga Prishtina në Tetovë e deri në Tiranë

12 Korrik 2020, 09:12Rajoni TEMA

[Ju lus ta shpërndani këtë tekst me një qëllim: që autoritetet të bëjnë diçka për nderimin e viktimave shqiptare në luftën e Bosnjës]

Nga Enver Robelli

Ndër viktimat e para të agresionit serb në Bosnjën lindore kanë qenë shqiptarët. Njerëz punëtorë që kishin furra buke, byrektore, dyqane, lokale të vogla akulloresh. Banda e paramilitarëve serbë të Arkanit në pranverën e vitit 1992 shkoi nga Beogradi në Bijelinë në Bosnjën lindore. Vrau civilë. Së pari shqiptarët.

Ndër ta Hajrush Ziberi nga rrethina e Shkupit. Fotografi Ron Haviv ka arritur ta fotografojë Hajrushin pak para se të vritej nga paramiltarët serbë. Viktima çon duart lart dhe lutet për mëshirë. Në një fotografi tjetër dy paramilitarë serbë i hedhin benzinë Hajrushit mbi kokë. Ai ishte vetëm 24-vjeçar kur u vra. Punonte kamerier në Bijelinë.

Fotografinë e dytë e ka bërë Sërgjan Iliq. – Hajrushi nuk është viktima e vetme. Janë vrarë shumë civilë shqiptarë në luftën e Bosnjës. Ata janë viktima. Si shoqëri shqiptare në Ballkan nuk dimë pothuaj asgjë për këta njerëz.

Sepse institucionet nuk kanë bërë asgjë për të dokumentuar këto krime. Kemi institute të historisë në Prishtinë e Tiranë, Akademi Shkencash në Tiranë e Prishtinë, në Maqedoni shqiptarët kanë ndikim në jo pak institucione, kemi ministri kulture në tri shtete që mund të bëjnë diçka, kemi ministri të jashtme, kemi edhe institucione arsimore – askush, askush, askush nuk ka bërë gjë për këta njerëz, as shumica e mediave që kryesisht “investojnë” në ndotjen e ambientit publik për interesat e tyre kriminale.

Një libër nuk është shkruar për viktimat shqiptare në Bosnjë. E nuk është punë e vështirë të shkruhet një libër. Shtetet që i mbajnë shqiptarët në rajon duhet të ndajnë pak mjete për projekte që dokumentojnë krimet. Sot nuk dimë asgjë për Hajrushin dhe shumë shqiptarë të tjerë që thika gjakatare e kriminelëve serbë ua preu jetën.

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë shtete të pasura, por aq para kanë sa për të financuar një projekt për dokumentim të krimeve. Në çdo përvjetor të Srebrenicës politikanët shqiptarë bëhen sikur po pikëllohen për gjenocidin. Por për bashkëkombësit e tyre të vrarë në Bosnjë nuk dinë gjë. Sepse ua ka verbuar sytë padituria, poshtërsia, mizoria dhe etja për të kontrolluar, vjedhur e plaçkitur çdo gjë.

7 komente në “Viktimat e harruara, një turp gjithëkombëtar, nga Prishtina në Tetovë e deri në Tiranë”

  1. Fredi says:

    O Robell çfar po katranos se nuk po te kuptoj , ne shqiptaret e shqipnis e te kosoves nuk kemi pas shtet dhe institucione qe nga 90ta e ktej dhe nuk kemi fare, te ter ata akademik ata pisa te ktyre institucioneve qe ti permend treçereku punojn per interes te serbit dhe grekut dhe sot e ksaj dite , shteti shqiptar qe pas 90tes kur president erdhi sali berisha agjent i mirfillt serb ne na drejtonte serbi deri ne qeveri e si shtet , Serbi bente si i desh bytha me ne, ne na drejtojn antishqiptaret ka 30 vjet , ti o kaqol qe nuk u mbushe nje her me mend kerkon patriotet , nuk e shikon o dangall qe kemi 30 vjet shajm fyejm poshterojm patriot e deshmor dhe ngrem ne piedestal zogun qe e solli serbi ne fuqi tek ne , mutat frasherin qe beri pakt me greqin per te na drejtuar greqia mas lufte , ktyre plerave e martincamave o koliçve e kelyshve te kolaboracionizmit i thuret lavdi ka 30 vjet , apo kur ju djeg bytha ju birave te kurves qe i thurni lavdi maskarenjve gjith kohes , kerkoni patriotet tju shpetojn se vet e dini qe jeni bythqira pa vler , nuk kan institucione as SHQIPTARET as KOSOVARET jan te ter te shitur tek serbi , nuk i kerkohet te gjejn te drejten esat toptanet e SHQIPRIS dhe KOSOVES qe fatkeqsisht jan me shumic tek ne , mjaft me patriotizmin tuaj fallco legena pa byth , po bere hero martin camen zogun koliciet dhe dobiçet e serbeve , nuk ke ku kerkon drejtesi harroje , trap.

  2. Nik says:

    Korrekt. Qellimim eshte pushtet dhe lek prandaj jemi bishti i kavallit e te till do te mbetemi po nuk ndryshuam mendesin. Ne nuk dim te zgjedhim njerzit e duhur.

  3. Eri says:

    Rama me Thacin uleshin dhe shtrengonin duart me Vucicin klyshin e Milloshevicit.Ne vend qe te benin referendumin popullor per bashkimin e Kosoves me token ame Shqiperi bene politiken e riciklimit dhe qendrimit ne politike te Vucicit.Vucici duhet te ishte harruar emri dhe hedhur ne kosh te plehrave qe pas lufte.Keta jane antishqiptare si Esat Toptanmuti.

  4. Lani says:

    Keto viktima nderohen duke gjetur se ku jane ata me arme qe ka nga prapa.

  5. BASHKOHU BASHKOHU, BASHKOHU SHQIPËTAR says:

    Enver Rombelli ti duhet të kërkosh falje për mbajtje ane PRO në akuzot që i ja ë bërë Thaçit dhe Veselit sepse ato akiza hedhin balt jo vetëm mbi drejtuesit e UÇK por dhe mbi VETË UÇK, dhe e nxjerrin UÇK si organizat terrorriste që i shpalli luft shtetit të vetë Serbis, në të vërtet krejt e kundërta , UÇK mbrojti familjet e tyre kundër lloj lloj paramilitarësh që vinin jo vrtëm nga Serbia por gjith lindja dhe Rusia , Ukraina etj që kam njojtur vetë njerëz të degraduar të droguar që ishin mercenar dhe kanë treguar sesi janë rekrutuar dhe ça kanë bërë dhe në fund kanë marrë njaca boksa të mire për nderin e vëllezërve dhe motrave Kosovar që kanë lënduar edhe pse kanë qënë vetëm mercenar dhe jo drejtues. Asnje nga këta nuk është dënuar dhe jetojn të lirë nga ligji sepse Zoti nuk i lë ata të jetojn në paqe përderosa kanë bërë gjith ato krime. Ti ENVER SI MUND TË ALUDOSH SE AKUZAT KANË BAZË DHE SE DO MARR SERIOZISHT, APO SHQIPTAR JENI DHE JU TË KOSOVËS QË VRITENI ME VËLLANË PËR NDER TË MARRDHËNJEVE
    TË MIRA ME TË TJERËT.

  6. maks says:

    Shqiptaret kane shume lubonja ,robela,bota sot….e kane te veshtire te bashkohen ,deri sa keto te perfundojne ne plera.

  7. Shenjestra says:

    Mendoj se i gjithe populli i Kosoves duhet te ngrihet ne kembe per te kerkuar te drejtat e tyre te poshtruara nga Serbet.UCK-ja ishte nje ushtri qe i solli lirine dhe pavaresin e saj,mbrojti jete njerzish,ku Serbet nuk po pyesnin as per femije,pleq e te rinje,por vrau ne menyre makabre shume shipetar duke i future ne varreza masive me dhjetra e qindra shqipetar e kosover.Nje ndihmes te madhe lidershipit Serb,i ka dhene dhe kryekrimineli dhe bashkepuntori i Millosheviçit,SALI BERISHA.Ashim Thaçi dhuhet mbrojtur se po u denua AI ME AKUZA TE STISURA,atehere perseri populli i Kosoves do te ngelet nen thundren e serbeve.Jame dakord me zotin Robelli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje