Pas kërcënimit të Murrizit se ai mund të tërhiqet nga propozimet për ndryshime kushtetuese, Karmina sqaroi fansat e saj me shpjegimet e analistit Qim Peka.
Ja si e shpjegon ai:
“Ka tre zhvillime botërore që kanë diktuar këtë vendim.
E para, lidhet me Hashim Thaçin, e dyta, me Erdoganin dhe e treat, me Iranin.
Kërkesa e Murrizit erdhi në një ditë që Hashim Thaçi u paraqit në prokurori në Hagë.
Kjo ka shumë rëndësi të merret parasysh, pasi ai është ideator i listave të hapura dhe koalicionit me një listë të përbashkët në Kosovë, siç e do Murrizi.
Kur e pa që vetë Thaçi, që ka bërë listat e hapura dhe koalicionet paraprake me një listë, po shkon në burg, Murrizi është trembur nga propozimet e veta dhe po tenton të tërhiqet.
Nga ana tjetër, kjo ndodh në një ditë që bota po bën zhurmë rreth kthimit të Shën Sofias në xhami.
Siç dihet, Rusia dhe vendet myslimane e kanë përkrahur Erdoganin.
Kjo e ka forcuar shumë Erdoganin dhe Edi Rama ndjehet i sigurtë, dhe kërkon të bëjë si Erdogani, duke rritur pragun elektoral dhe duke lënë jashtë çdo parti të vogël, se e do tepsinë më vete.
Edhe kjo e bindi Murrizin të kërcënojë me dorëheqje nga ndyrshimet kushtetuese.
Në planin kombëtar besoj se ka ndikuar shumë fakti që Pandeli Majko është kërcënuar nga Irani dhe CIA e ka urdhëruar të ndërrojë shtëpi.
Ai ka ndërruar një apartament tek Liceu, me një shtëpi tek Kodra e Diellit.
Aty ndjehet më i sigurtë, pasi ka shumë politikanë dhe gazetarë, dhe Irani nuk depërton dot.
Në këto kushte, Murrizi e ka parë të arsyeshme të tërhiqet, pasi në një vend që rrezikohen figura të larta kombëtare, nuk ka vend për lojra të vogla me sistemin zgjedhor në favor të Edi Ramës.”