Gjendet trupi i pajetë i aktores së njohur 34-vjeçare: Vdiq duke shpëtuar të birin

14 Korrik 2020, 18:08Lifestyle TEMA
Gjendet trupi i pajetë i aktores së njohur 34-vjeçare: Vdiq

Pas gjetjes së trupit të pajetë të aktores Naya Rivera në liqenin Piru, autoritetet amerikane kanë nisur të kërkojnë duke mbledhur fakte për të zbuluar shkakun dhe mënyrën e vdekjes së 34 vjeçares.

Autoritetet mendojnë se aktorja është mbytur duke u përpjekur të shpëtojë të birin 4 vjeçar.

Sipas tyre, nëna ka mledhur forcat aq sa për të hedhur të birin në varkë e më pas i janë shteruar fuqitë dhe nuk ka mundur të shpëtojë veten.

“Ka shumë rryma në atë liqen që krijohen zakonisht pasditeve. Besojmë se ka qenë mesi i pasdites kur ngjarja ka ndodhur.

Ndoshta varka ka nisur të lëkundet, mund të jetë përmbytur dhe ajo me siguri ka shpenzuar gjithë fuqinë që kishte për të shpëtuar të birin, por jo veten”, është shprehur një prej anëtarëve të ekipit të kërkim-shpëtimit..

Gjashtë ditë më parë aktorja Naya Rivera mori një varkë me qira për të kaluar disa orē me të birin 4 vjeçar në liqenin Piru.

Pas disa orësh në liqen, një varkë tjetër ndaloi pranë varkës së aktores dhe pjesëtarët e ekuipazhit panë që aty ndodhej vetëm djali.

Forcat e shpëtimit mbërritën në vendngjarje dhe për 6 ditë me radhë polumbarët nuk mundên ta gjenin trupin e aktores Rivera, duke e shpallur atë të zhdukur.

Fatkeqësisht mbrëmjen e së hënës disa dëshmitarë kanë parë një trup duke pluskuar nē breg të liqenit dhe rezultoi se ishte aktorja e mbytur pak ditë më parë.

Lajmi ka shokuar botën e artit.

3 komente në “Gjendet trupi i pajetë i aktores së njohur 34-vjeçare: Vdiq duke shpëtuar të birin”

  1. Babalja says:

    Vetem fotot selfije ja kane marre jeten si shume e shume idiotev , le te hidhet poshte versioni im

  2. Shqiptari nga Shqiperia says:

    Tre -kater fjale te vetme : instiknti i nenes ne kulmin e tij …….

  3. Ai says:

    E dhimbshme. C’te komentosh?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje