Hajrushi ynë, i vrarë në Bijelinë të Bosnjës (dhe indiferenca e Tiranës e Prishtinës)

14 Korrik 2020, 10:50Rajoni TEMA

Ndër viktimat e para të agresionit serb kundër Bosnjës kanë qenë shqiptarët. Çfarë dimë për këta njerëz? Gati asgjë. Sepse as në Prishtinë, as në Tetovë, as në Tiranë nuk është bërë gjë për të dokumentuar krimet ndaj shqiptarëve në Bosnjë-Hercegovinë

Nga Enver Robelli

Ndër viktimat e para të agresionit serb në Bosnjën lindore kanë qenë shqiptarët. Njerëz punëtorë që kishin furra buke, byrektore, dyqane, lokale të vogla akulloresh. Banda e paramilitarëve serbë të Arkanit në pranverën e vitit 1992 shkoi nga Beogradi në Bijelinë, në Bosnjën lindore. Vrau civilë.

Ndër viktimat e para qenë shqiptarët. Ndër ta Hajrush Ziberi nga rrethina e Shkupit. Historia e këtij djali është relativisht saktë e dokumentuar falë dy fotografive. Fotografi amerikan Ron Haviv kishte arritur të merrte lejen t’i shoqëronte trupat e Arkanit në qytetin e Bijelinës. Haviv ka arritur ta fotografonte Hajrushin pak para se të vritej nga paramilitarët serbë. Viktima i çon duart lart dhe lutet për mëshirë. Por mëshirë nuk ka. Trupat e Arkanit përbëheshin nga “guerilja urbane” e Beogradit, fansa të ekipit të futbollit “Cërvena Zvezda”, padronë të nëntokës, “heronj” të jetës së natës të kryeqytetit serb, kjo ishte bërthama nga e cila Arkani krijoi “ekipin” e tij për vrasje.

Në atë kohë njëri nga huliganët e “Cërvena Zvezdës” ishte njëfarë Aleksandar Vuçiqi, i cili më vonë u bë reporter i një radioje propagandistike në Pale, ku gjendej shtabi i forcave serbe që “koordinonte” bombardimin e Sarajevës. Në një fotografi tjetër dy paramilitarë serbë i hedhin benzinë mbi kokë Hajrush Ziberit. Ai ishte vetëm 24-vjeçar kur u vra. Punonte kamerier në Bijelinë. Fotografinë tjetër, të dytën, e ka bërë Sërgjan Iliq.

Trupi i Hajrush Ziberit u gjet në lumin Sava më 4 maj 1992. Pas përcaktimit të identitetit u varros në Maqedoni, në vitin 2004. Hajrushi nuk është viktima e vetme. Janë vrarë shumë civilë shqiptarë në luftën e Bosnjës. Në Bijelinë forcat serbe vranë po ashtu vëllezërit Përparim e Vllaznim Rexhbeqaj, bukëpjekës nga Gjonaj i Prizrenit. Si trupi i Hajrush Ziberit edhe trupat e vëllezërve Rexhbeqaj u gjetën në lumin Sava. Janë varrosur në vendlindje.

Të gjithë këta dhe shumë të tjerë janë viktima. Si shoqëri shqiptare në Ballkan nuk dimë pothuaj asgjë për këta njerëz. Sepse institucionet nuk kanë bërë asgjë për të dokumentuar këto krime. Kemi institute të historisë në Prishtinë e Tiranë, Akademi Shkencash në Tiranë e Prishtinë, në Maqedoni shqiptarët kanë ndikim në jo pak institucione, kemi ministri të kulturës në tri shtete që mund të bëjnë diçka, kemi ministri të jashtme, kemi edhe institucione arsimore – askush, askush, askush nuk ka bërë gjë për këta njerëz, as shumica e mediave që kryesisht “investojnë” në ndotjen e ambientit publik për interesat e tyre kriminale.

Një libër nuk është shkruar për viktimat shqiptare në Bosnjë. E nuk është punë e vështirë të shkruhet së paku një libër. Shtetet që i mbajnë shqiptarët në rajon duhet të ndajnë pak mjete për projekte që dokumentojnë krimet. Sot nuk dimë asgjë për Hajrushin dhe shumë shqiptarë të tjerë që thika gjakatare e kriminelëve serbë ua preu jetën.

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë shtete të pasura, por aq para kanë sa për të financuar një projekt për dokumentim të krimeve. Në çdo përvjetor të Srebrenicës politikanët shqiptarë bëhen sikur po pikëllohen për gjenocidin. Por për bashkëkombësit e tyre të vrarë në Bosnjë nuk dinë gjë. Sepse ua ka verbuar sytë padituria, poshtërsia, mizoria dhe etja për të kontrolluar, vjedhur e plaçkitur çdo gjë.

Për fat të keq, qëndrimi i politikanëve boshnjakë (myslimanë) të Bosnjës ndaj Kosovës mbetet ambivalent. Për shkak të vetos së serbëve, Bosnja nuk ka qenë në gjendje të heqë vizat për qytetarët e Kosovës. Para disa vjetësh një politikan i serbëve të Bosnjës hyri në Kosovë për të vizituar Manastirin e Deçanit. Por a ka shprehur ndonjëherë dëshirë apo a ka kërkuar të vizitojë Kosovën Bakir Izetbegoviqi? Për aq sa dihet, jo. Apo Haris Silajxhiqi, i cili ka studiuar në Universitetin e Prishtinës dhe ka doktoruar mbi marrëdhëniet shqiptaro-amerikane para Luftës së Dytë Botërore? A ka kërkuar Fahrudin Radonçiqi ta vizitojë Kosovën?

Nuk është e panjohur Kosova për të: më 1990 ai si gazetar i revistës “Danas” të Zagrebit ka botuar një libër-intervistë me Adem Demaçin. Kosova nuk duhet të “blejë” secilin arsyetim të boshnjakëve se “nuk po mund të bëjmë gjë për shkak të serbëve”. Nëse nuk mund ta njohë Bosnja Kosovën, përse nuk ka nisma nga qyteti i Sarajevës apo nga kantoni i Sarajevës për të hapur një zyrë në Prishtinë? Përse nuk ka më shumë vetëdijesim të opinionit boshnjak mbi rolin e shqiptarëve në mbrojtjen e Bosnjës në vitet ‘90? Përse nuk ka kronika e artikuj në shtypin e Bosnjës mbi krimet serbe në Kosovë në vitet ‘90? Në këto pyetje duhet të përgjigjen vetë boshnjakët.

19 komente në “Hajrushi ynë, i vrarë në Bijelinë të Bosnjës (dhe indiferenca e Tiranës e Prishtinës)”

  1. Detari says:

    hajruni i fut ne xhami te mbroheshe…

    pse qaheni kot ore byrazere, cfare gje tjeter prisni, nuk keni ushtri, nuk keni shtet, nuk keni identitet, kujt u qaheni?

  2. zymbylja says:

    O Enver Torobelli,nese Tirana flet per te mbrojtur Kosoven e Kosovaret ju legenet e atij kombi e quani nderhyrje ne punet e brendeshme.Jeni te pa cipe e pa moral,ndaj skeni per te bere prokopi kurre pasi vdisni per baba serbin e gjysh turkun

    1. artur says:

      nuk ka lidhje fare kjo qe thua!

      qeveria shqiptare, e kosoves dhe e Maqedonise se veriut duhet te bejne detyren e tyre: te reagojne per keto masakra qe kane marre jete shqiptaresh.

    2. Roland says:

      TE LUMTE GOJA

  3. Shkrimtar says:

    Respekt per te gjithe viktimat, por Enveri nuk tregon nje detaj qe duket sakte edhe ne foto.
    Hajrushi u akuzua nga serbet per armembajtje pa leje. Ne foto, pas Hajrushit duket ushtaraku serb qe tregon dy pistoletat qe iu gjeten Hajrushit pas kontrollit.
    Apo jo Enver?

    1. Lugat says:

      Edhe cfarw dmth kjo?
      Di ndonje gje ti qe s’e dine te tjeret?
      Nuk ka ligj ne bote qe vret oer armembajtje pa leje. Idiot!

    2. Poeti says:

      Mos jane si ato qe u gjente Sigurimi prifterinjve katolike??

    3. Toni says:

      @Shkrimtar, dmth edhe sikur te jete e vertete ajo qe thua per pistoletat, duhet ta masakronin per vdekje Hajrushin me duart lart? Llogjika jote dhe e ketyre shokeve te tu injorant qe kane lene keto komente me siper me le pa fjale dhe thjesht me vjen te uluras. Kafazin e kopshtit zoologjik e keni pak!!

  4. polemiksi says:

    @ shkrimtat

    Dhe sipas teje duhet të djegim njerzit që kanë armë? Apo akuzohen për armëmbajtje pa leje?

  5. Po po po.. says:

    Bloze, Bloze i zi “Detari”….. si gjithnje (here e fundit qe i replikoj nje mostre)

    1. Detari says:

      Ngelet duke u qare o byrazera synita, Ku e keni ushtrine? Nuk dini cfare jeni dhe kush jeni prandaj jeni te pabese dhe shisni gjithcka per 2 kokrra leku. Komb pa identitet qe gezohet me xhami.

      nqs ishit nje komb me identitet Arberor, i bashkuar, me ushtri si gjithe popujt e tjere serbia skishte cfare bente, do e hante si ne Kroaci.

  6. Toni says:

    Fatkeqesi per mediat mbare Shqipetare qe rane ne qetesi per vite dhe nuk shkruajten me per krimet serbe ne rajon nderkohe qe propaganda serbe vetem fuqizohej nderkombetarisht. Media rane viktime e lojrave te keqija te politikes se pushtetit dhe fokusi devijoi tek kush do vinte e do binte nga ky pushtet. Prandaj dhe jemi ketu ku jemi. Nejse, kurre nuk eshte vone dhe shkrimet e te gjithe mediave shqiptare duhet te fillojne dhe bashke me diplomacine Shqipetare anembane botes te punojne mesa fuqi te kene dhe te nxjerrin lakuriq propaganden serbe dhe ato kriminele serbe qe sot jane ne pushtet qe te dalin para drejtesise, Serbia duhet te paguaje cmimin per ato qe beri ne rajon dhe jo te promovohet si vend kandidat per ne BE. Ato nuk meritojne asgje, por vetem ndeshkim derisa mendesite e tyre te ndryshojne. Do duhen breza derisa kjo te ndodhe, por nderkohe, le te rrine me vellezerit e tyre Rus dhe te vdesin per buke. Respekt dhe perulje per UCK’ne. Te prehen ne paqe te gjitha viktimat e pafajshme te ketij genocidi. Ata ishin bije nenash e baballaresh, vellezer e motra e te aferm to dikujt. Drejtesia vonon por nuk harron! Nderime!!

  7. Lomi says:

    Sa komentues rrota kari qe ka kjo gazete

  8. shqiptari says:

    Drejtesine e Vertete e ve vetem Zoti se ne Shqiperi e Kosove cdo gje e ka ne dore Serbi e Greku .Populli shqiptar ndihet i tradhtuar dhe i perdhunuar nga pushteti politik dhe mediatik ne sherbim te kolonizatoreve serbe e greke.Perfundimisht jemi popull kot qe nuk lufton per ekzistencen e tij por pret thiken ne rrylin e fytit qe barbaret e perdorin mrekullisht.TURP PER POLITIKEN ANTISHQIPTARE DHE FRIKACAKE.

  9. Marku says:

    Dokumentimi I krimeve serbe eshte I rendesishem por mbi te gjitha shtetet shqipetare duhet te investojne ne rritjen e kapaciteteve sulmuese luftarake te dy ushtrive shqipetare deri ne ate pike qe ne rast konflikti dy shtetet shqipetare te jene ne gjendje ta mposhtin ushtarakisht me forcen e armeve serbine gjenocidiale. Njohesi I mire I fashizmit serb gjenerali Bekim Berisha, I cili i ndoqi kemba kembes fashistet serbe nga Bosnja ne Kroaci dhe Kosove shkruante se serbet dhe Serbia nuk kuptojne gjuhe tjeter vecse gjuhen e forces .
    Ai tekstualisht shkruante :
    “Jo nuk ikin kto kriminela
    Pa ja u cue gjamen te dera “.
    Kombi shqipetare eshte nje komb trim dhe luftarak por fatkeqesisht tirana zyrtare e cila krenohet me carmatimin total qe I ka bere shtetit shqipetare vazhdon te mbetet kryeqyteti me antishqipetare I globit tokesore .
    Keta “strateget inetarnacionalist”
    te tiranes zyrtare as me shume e as me pak duhet te marrin shembullin e Kroacise “primitive” e cila me predhat ,armet dhe municjonet shqipetare te “dalur nga moda” arriti ta shkelte me forcen e armeve serbine gjenocidiale.
    UCK ja e vitit 1999 e cila u krijua plotesisht me fonde dhe personel vullnetare kishte me teper kapacitete luftarake se sa ka sot ne vitin 2020 anetarja e NATOs ,ushtria e shtetit 108 vjecare shqipetare.

  10. Go west says:

    Ju, Enver dhe te tjere si Ju qe kane kulturen dhe njohurite e nevojshme, duhet te ndertoni nje projekt-studim te krimeve te kryera ndaj shqiptareve ne krejt hapsirat e ish Jugosllavise me grupe specialistesh, historianesh dhe hetuesish. Finacimin, jam i bindur qe do ta gjeni mes shqiptareve duke vendosur nje nr llogarie. Kriteret dhe qellimet te jene gjetja e te vertetes ne sherbim te paqes dhe te mirekuptimit mes popujve. E verteta e detajuar do te beje shume miq e perkrahes te Kauzes se njerezve te mire qe u vrane kot. Ne nuk duam te inkriminojme popullin serb, por t’ju vihen e emra krimeve dhe autoreve te tyre.

    1. Bbb says:

      Si nuk do të inkriminosh popullin serb?!? Po pse 1400 vjet vrasje qëkur erdhën nga Mongolia i bëri Millosheviçi të gjitha?
      Po as unë nuk dua ti inkriminoj në fakt: Hasmi dhe derri duan plumb!

  11. katarakti says:

    Faji eshte i gjithi i politikanëve në Prishtinë që u dhanë pas plaçkës, pushtetit, privilegjeve, pasurisë dhe harruan gjakun e të rënëve. Ndersa Serbia që ditën e parê pas qershorit të 1999 filloi të punojë për ta bêrë opinionin publik ndërkombëtar për vete. Janë bërê me dhjetra filma ku kosovaret në veçanti, dhe shqiptarêt në pergjithêsi, paraqiteshin si talibanë fanatikë, si vegla të Al- Kaidës. Filma me aktorë të njohur si Remo Xhirone i Oktapodhit etj etj. Pa folur për “ndihmën” e dhënë nga shqiptarët “patriotë që bëjnë shqiponjën” të llojit të filmit “Taken”. Jane shfaqur drama mbi dashurinë ” e pastër dhe të papêrlyer” të një sërbeje të bukur dhe nje djaloshi shqiptar që perfundon me vrasjen e të dyve nga “ekstremistët” shqiptarë të UCK-se. Nderkohë që udheheqësit në Prishtinë ia fusnin gjumit ose këndonin me çifteli këngë për trimëritë tyre nê luftë. Dhe po t’i pyesnje se përse nuk reagonin ndaj kësaj politike, të pergjigjeshin si nga maja e Olimpit: “Nuk ka nevojë. Na mbrojnë amerikanët neve”! Dhe ia arritëm ditês se sotme. Ku agresori eshte shnderruar në engjëll dhe viktimat në persekutorë dhe vrasës! Kjo dëshmon diferencën ndermjet një kombi që di të bëje shtet dhe atij që eshte mësuar të jetojë nê fise duke i kënduar vetes këngê lavdie!

  12. Nik says:

    Njè student italian me studime nè Angli shkoj pèr njè vizit nè Egjypt ku policia egjyptiane e akuzoj pèr spiunazh duke e arrestuar fsheurazi dhe torturuar,si pasoj e torturave studenti humbet jetèn.U bèn 4 vite qè shteti italian por edhe shoqèria civile kèrkojn me forc tè vèrtetèn,duke filluar nga interogacionet nè parlament,ministria jashtme, e brèndshme,prokuroria,presidenti i paralamentit,presidenti i republikès,u mobilizuan pothuajse tè gjitha forcat politike kundèr shtetit Egjyptian dhe sè fundi pèrpara dy ditèsh dolèn informacione tè reja nga magjistratura egjyptiane rreth torturave kundèr studentit.Ky mobilizim duhet tè ekzistoj nè mbar kombin shqiptar nga maqedonia,kosova shqipèria ,tè flasin me tè njèjtèn gjuh pèr tè drejtat e shqiptarève kudo nè botè dhe konkretisht pèr tè gjith shqiptarèt e Bosnjes si dhe atyre tè Sanxhakut.Duhet njè diplomaci e re me njè frymè optimiste dhe reciproke ndaj fqinjève .Na vranè dhe prenè nè Kosovè dhe ende vazhdojn dhe komandojn forcat policore dhe ushtarake nè sèrbi,vranè dhe zhdukèn me dhjetra shqiptar nga 1990 e kètej nè Greqi dhe ne duke trajtuar grekèt sikur tè ishin nobèl pèr paqe??Mè respekt pèr mbar kombin shqiptar si dhe çdo shqiptar qè ekziston nè botè, t’ju jepet pashaporta shqiptare çdo shqiptari nè rruzullin toksor,kèshtu veprojn edhe shtetet e tjera ndaj qytetarève tè vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje