Karmina shpreson tek një udhëtim i shpejtë në SHBA pas reformës zgjedhore 

14 Korrik 2020, 19:52Antena TEMA

Pas përplasjes së opozitës me qeverinë dhe opozitën parlamentare për ndryshimet kushtetuese, Karmina shikon një perspektivë të re të saj:

“Të dashur fansa!

Ju e dini që unë nuk merrem me politikë, por kam shpresë se kjo situatë politike, do më sjellë lajme të mira.

Zeni thotë që tani SHBA dhe Gjermania është kundër Edi Ramës.

D.m.th i bie që është me ne. Kjo gjë më gëzoi shumë.

E pyeta, po  Anglia, me kë është?

– Edhe ajo është me ne, më tha.

Kjo më gëzoi pa masë.

Siç ka thënë Merlin Monro: “Kurrë mos humb shpresat dhe kur je në fund të pusit, kurrë mos mendo se arrite gjithçka kur je në majë”.

Dhe unë e kam mbajtur shënim këtë thënie të saj dhe e kam kujtuar vazhdimisht kur më hoqën vizën amerikane dhe angleze, dhe nuk më lanë të shkoj atje ku më presin pronarët e hoteleve që më sponsorizojnë udhëtimet.

Por me sa duket ja, erdhi dita.

Meqë më kanë penguar për arsye politike, po për arsye politike, duhet të më lejojnë.

Zeni është shumë i bindur se së shpejti gjërat do rregullohen.

Qim Peka, që ka një vizion më të gjerë për ato që do të ndodhin, thotë se duhet parë se si do dalin zgjedhjet në Maqedoni, pasi sipas tij, nëse e djathta fiton në Maqedoni dhe bën koalicion me të majtin Ali Ahmeti, atëhere do të thotë që SHBA ja ka fal të djathtës maqedonase, dhe natyrisht do na amnistojë edhe ne.

Nëse fiton Zaevi me këta të tjerët, situata është ende e dyshimtë.

Mbetet për t’u parë po ashtu nëse ka kërkesa nga Ambasada iraniane për të marrë shtëpi me qira tek ‘Kodra e Diellit’.

Kjo mund të ngrinte pikëpyetje për nëj zhvendosje të re të personaliteteve politike prej andej”.

1 komente në “Karmina shpreson tek një udhëtim i shpejtë në SHBA pas reformës zgjedhore ”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje