Kështu duam ne, dhe pikë!

14 Korrik 2020, 11:59Politika TEMA

Nga Bledi Lumani

Nëse do të shohësh historikun e drejtimit të Partisë Demokratike nga Lulzim Basha, konstaton një gjë kryesore: Ajo është sjellë si një fëmijë kapriçioz, që do gjithmonë dhe me çdo kusht, t’i plotësohen tekat e veta.

Në të kundërt, njësoj si ai fëmija i mërzitur, kërcënon se nuk do të flasë me gojë e do iki nga shtëpia.

Kështu ndodhi me “Çadrën” e famshme, me bojkotin e Parlamentit apo djegien e mandateve.

Kështu po ndodh edhe tani, me debatin për listat e hapura dhe heqjen e mundshme të koalicioneve.

Lulzim Basha vetëm kërkon të marrë dhe nuk jep, edhe pse nuk ka pasur dhe nuk ka asgjë në dorë, për t’u imponuar.

Nuk ka as vota, por as njerëz që ta ndjekin pas, meqë e kanë qejf që të kërcënojnë herë pas here, që do bëjnë namin, nëse nuk iu plotësojnë kërkesat.

Në rastin konkret, është e vërtetë se Edi Rama po e pret në “besë” Lulzim Bashën.

Ai pranoi marrëveshjen e 5 qershorit, me miratimin e ndërkombëtarëve, të cilët tani kërkojnë të miratohet në Parlament pa asnjë ndryshim.

Dhe Edi Rama, me gjasë, në finale do e miratojë atë marrëveshje, pasi garant janë ndërkombëtarët.

Por, imponimi dhe kërcënimet e opozitës jashtëparlamentare, e cila duhet thënë se nuk ka asnjë fuqi politike, për sa kohë nuk ka votë, janë jo vetëm acaruese, por edhe provokuese, siç do të shprehej vetë Edi Rama.

Koha e ka provuar, se kjo rrugë nuk e ka nxjerrë asgjëkundi opozitën, pasi të gjitha aksionet politike me imponim dhe presione, i kanë dështuar, që nga largimi i Edi Ramës, e deri tek mos-mbajtja e zgjedhjeve me të kryeministër.

Pastaj kanë bërë sikur nuk e kanë pasur mëndjen dhe sikur s’ka ndodhur asgjë.

Janë detyruar madje të ulen edhe në tavolinë me vetë “djallin” me emrin Damian Gjiknuri.

Në politikë, ashtu si kudo, imponohet i forti dhe ai që ka pushtetin. I dobëti negocion për të lehtësuar pozitën e vet.

Dhe aktualisht, Lulzim Basha është jo vetëm më i dobët se Edi Rama, se kjo nuk diskutohet, por edhe se Myslim Murrizi.

Ky i fundit, po, mund t’i imponohet Ramës, se ka vota për të bllokuar votimin e marrëveshjes së 5 qershorit në Parlament, dhe Rama është i detyruar të ulet e të negociojë me të. Dhe pse jo, edhe t’i plotësojë kërkesat e tij, pasi nuk ka nga ia mbajë, nëse do që të miratohet marrëveshja.

Basha ndërkohë, përveç fjalëve, dhe parave natyrisht, për të blerë ata që vetë i caktoi në lista dhe pastaj i mohoi, pse vendosën të hynin në Parlament, siç po tentohet të ndodhë, nuk ka asgjë.

Atij i kanë mbetur vetëm kërcënimet, të tipit “provoje dhe njëherë po ta mbajti”, po ato janë bërë aq bozë, sa tani nuk pijnë më ujë dhe nuk i beson njeri.

16 komente në “Kështu duam ne, dhe pikë!”

  1. Fuat Boci says:

    Murrizi nuk po i imponohet Rames fare, se Rama di edhe te japi 78 votat e veta per reformen, te mos miratohet dhe ti thote Bashes: Ja urdhero ca bejne keto qe na solle ti ne Parlament. E tmerrshme cfare shkrimi pa logjike.

    1. Luftar Paja says:

      Po përgjigja është e gatshme nëse ndodh ashtu si thua ti.
      Luli do thotë që ata që votuan kundër i urdhëroi Edi Rama të votojnë kundër.
      I dhe ujë gomarit dhe ça uji i dhe është muhabeti.

  2. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Me kujton ate historine e atije budallait qe i vuri babait Ultimatum:
    O baba,dua nuse.
    E dua sot,
    dhe e dua si te tenden( nusja e babait dihet kush eshte)
    Per hir te se vertetes edhe pse e mbeshtetur nga nderkombetaret,por e iniciuar nga opozita,kjo mareveshje nuk duhej te ishte bere.
    Perse?
    Sepse nuk ka baze ligjore.
    Kush eshte keshilli Politik?
    Ku bene pjese?
    Eshte pjese e pushtetit legjislativ? Kuvendi
    Eshte pjese e pushtetit ekzekutiv? Qeveria
    Eshte pjese e pushtetit juridik? Gjykatat
    Keshilli Politik eshte nje shpikje e klases se kalbur politike shqiptare,me bekimin e nderkombetareve,vetm per hir te stabilitett.
    Gjithmone per hir te se vertetes,lerini keto gjepura dhe neneshtrojuni vullnetit te popullit.
    Demokracia vetem keshtu funksionon,gjithmne n.q. s. mund apo kemi te drejte ta quajme kete tonen keshtu.
    O shqiptare cirku dhe politika jane binjake,dridhe Like.

  3. Floriri says:

    KËTA QE JANË TE GJITHË ATY TE DALË NË FOTO NË TURREN E DRUVE DHE PAKE E KANË. MJERE KY POPULL NUK KAM KOMENT TU BËJË KËTYRE LLOI POLITIKANËSH.

  4. h says:

    Vetëm në shqipëri ndodh ,që një grup politik qëndron tek lulishtja jashtë parlamenti
    dhe i imponon atij mbi rregullat e ushtrimit të demokracisë dhe qeverisjes.
    Shoqëri mafjoze,parlament mafjoz.

  5. cipini says:

    z Fuat…Murrizi ka fuqi imponuese, Po le te mendojme qe per arsye te manovrave te PS edhe mund te mos kete. Ndersa Basha duke qene jashte votimit ne parlament (per faj te kapricove te tij naive feminore) nuk ka absolutisht fuqi te cbeje planet e PS.

  6. iksi says:

    Keshtu duam ne socjalistat dhe dy pika se ne kemi qeverine , pra shumicen .

    1. katarakti says:

      Eshtê normale që kur ke shumicën të vendosësh vetë pa i marrë dorën kujt. A nuk ka vepruar Berisha gjithmonë kêshtu?! Nga ana tjetër eshte anormale që të rrish te lulishtja e parlamentit dhe të perplasësh këmbët: O do bëhet si dua unë o s’ka! Në këtë rast shumica duhet të mos i pyesi fare. Gabim krijimi i një paçavureje që quhet “Kêshill politik” dhe që i merr vendimet në emër tê popullit jashtë parlamentit!

    2. PO , PO says:

      Kjo qe po thua ti , eshte teper normale . Prandaj
      behen zgjedhjet dhe pushteti i jepet shumices.
      Pse cuditesh kaq zoti “iksi: ?!

  7. Shqiptar says:

    Debili qè qesh, e di qè Edi Rama nuk i bèn, atè qè nè fakt duhet tè bènte, atè qè premtoi se nuk kishte mandat pèr tè bèrè, amnistimin e vrasèsve tè 21 janarit dhe hajdutève tè fondit pèr rrugèn e kombit, ndaj bèn cubin gojor.
    Debili qè qesh dhe vetèquhet kryetar opozite, jeton i lirè dhe shijon milionat e vjedhura sepse Edi Rama ka marrè krahun e hajdutève, bèn pazare me ta.
    Debili qè qesh, bashkè me doktorreshèn e shkencave, burrin e Ilir presidentit, tè hanè munè me gafurrjen e tyre.
    Ah sa do i uroja vetes dhe vèndit tim, njè pèrplasje direkte me hajdutèt qè bèjnè tè fortin.
    Do çlirohej vèndi nga minjtè.
    Pèr tè bèrè njè gjè tè tillè, nevojitej njè kryeministèr me ideale. Ky qè kemi, èshtè telendisur si e èma e Zeqos majè tavolinès vija vija.

  8. Redioni says:

    Sulltani (meta mona), kerkon kurban. Ka kohe qe kerkohet nje destabilitet ne emer te stabilitetit, kjo eshte refreni i familjes mona meta. Vetem keta kerkojne ta djegin shqiperine, per tu larguar si mbreti me florijte e shqiptareve. Thone se historia perseritet nje here ne njeqind vite, me duket se mona meta, jane ne kohen e tyre me llogarite e tyre. Pi nuk ndidh me, se jemi njeqind vite para, ku dhe ne vrimen e daljes se semes mones e metes te futen, do dalin me menyren e nxjerrjes se dhelprave nga folet e tyre.

  9. or tej o Borat Veshgjat ?
    Nuk bohesh dot Politikan me Fotothop
    o karikas shko e qiu ne holland perpara se te shkosh ne pidh t kurves

  10. votuesi says:

    Luli eshte si ai djali qe shkonte ne furre te bukes dhe i bertiste shiteses ti jepte tre buke gjithnje pa leke ?!Shitsa e trembur gjithnje i pergjigjej shpejte duke mos rrezikuar vehten!Nje here ajo vedosi ta kundeshtoje dhe kur erdhi djaloshi me te njejtin avaz ajo iu pergjigj:Nuk ti jape çfare do besh?Do ti bleje me leke iu pergjigj djaloshi!
    Edhe Luli keshtu beri dhe kur i thane qe ça do besh po nuk ti dhame ato qe do, ai u pergjigj:Do futem ne zgjedhje dhe do mundohem ti fitoj ato!

  11. salmonela says:

    ca shkrimi idiot asgje e re brenda

  12. Nik says:

    Z. Lumani ju thoni “me gjase ne finale Edi Rama do ta miratoje ate mareveshje”, po deputetet sipas teje te gjithe jane kukulla!? Do te ishte normale qe te kishte kundershtime edhe nga grupi parlamentar i PS. Ligjet i vendos parlamenti jo mbledhjet e kulisave.

  13. Ujku Plak says:

    Fajin e ka Ripjellha qe ulet me njerez rrugesh per te vendosur per fatet e Vendit.nuk eshte hera e pare qe Ripjellja na zhgejen po cfar te beime qe ata te opizites jane shume here me keqe se Ripjellja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje