Ta ka sjellë gruaja në majë të hundës? Qytetari: Jemi malokë, nuk m’i fut këmbët në një këpucë

14 Korrik 2020, 21:00Lifestyle TEMA

Divorcet janë një prej plagëve më të rënda të shoqërisë së sotme. Megjithatë është një realitet dhe në lidhje me këtë gazetari i emisionit “Stop” ka realizuar intervista me qytetarët e Tiranës.

Këta të fundit janë përgjigjur në mënyra të ndryshme për divorcet dhe jo vetëm. Ata kanë treguar shkurtimisht nëse kanë pasur probleme në jetesën me partnerin/en.

Si iu përgjigjën qytetarët pyetjeve të ndryshme:

Ta ka sjellë ndonjëherë burri në majë të hundës?

Nganjëherë në të rrallë!

E ka të mirë burrin.

Duhet të tolerosh ndonjëherë, jeta nuk është fushë me lule.

Ka llafe shtëpia edhe të mira edhe të këqija. Mua më ka vdekur burri. Ai që e ka burrin ta mbajë mirë dhe ai që e ka gruan ta mbajë mirë.

Do ta falje burrin nëse do të tradhtonte?

Pse nuset e reja nuk i duan vjehrrat?

Do të bëhen pishman më vonë ato.

Ta ka sjellë ndonjëherë gruaja në majë të hundës?

Asnjëherë.

Jo, jo asnjëherë.

Ne jemi malokë, nuk na sjellin gratë ashtu. 

Të të fusë gruaja këmbët në një këpucë edhe e shikon ti!

Jo, nuk ndodh ashtu se e kam këmbën e madhe unë.

Po vjehrrat janë një arsye divorci?

Varet nga vjehrra!

Jo mo jo, unë kam dy vjehrra.

Ç’hyn vjehrra këtu. s’ka lidhje fare. Shkoj normale me vjehrrën, shumë OK.

Edhe ato influencojnë shumë. Varet në ç’familje me taban vjen gruaja.

Vjehrrat janë artiste, shyqyr që i kemi.

Përkundrazi e kam konsideruar si nënën time.

2 komente në “Ta ka sjellë gruaja në majë të hundës? Qytetari: Jemi malokë, nuk m’i fut këmbët në një këpucë”

  1. E para : Te mos u ginjej mendja se komandojne burrat. madje edhe lideret e shteteve marrin mendimin e grave.
    E dyta: I kemi pare edhe maloket ( po perdor termin e atij qytetarit ,i cili foli me krenari se nuk pyeste gruan ) qe jane trima kur jan pa grate ,se kur kane gruan ne krah behen memec, ose flasin fjalet me te mira. I tille jam edhe une .
    Se treti : Problemi i mardhenive nuse vjhrre dihen prej shekujsh. Ndaj nje grua tha : ” Kur isha nuse s’pata nje vjehrre te mire ,tani qe u bera vjehrre, s’kam nje nuse te mire ” Pra kur jane nuse ekane fajin vjehhrat,kur behen vjehhrra e kane fjain nuset.
    se katrerti : Historia ka treguar gjithashtu se burrat i respektojne me shume vjehrrat . Madje ka edhe te tille qe me shume lvleresojne vjehhrren se sa nenen . Nuk ke c’i bene Keshtu qenkerka kjo bote.

  2. E para : Te mos u genjej mendja se komandojne burrat. madje edhe lideret e shteteve marrin mendimin e grave.
    E dyta: I kemi pare edhe maloket ( po perdor termin e atij qytetarit ,i cili foli me krenari se nuk pyeste gruan ) qe jane trima kur jan pa grate ,se kur kane gruan ne krah behen memec, ose flasin fjalet me te mira. I tille jam edhe une .
    Se treti : Problemi i mardhenive nuse vjhrre dihen prej shekujsh. Ndaj nje grua tha : ” Kur isha nuse s’pata nje vjehrre te mire ,tani qe u bera vjehrre, s’kam nje nuse te mire ” Pra kur jane nuse ekane fajin vjehhrat,kur behen vjehhrra e kane fjain nuset.
    se katrerti : Historia ka treguar gjithashtu se burrat i respektojne me shume vjehrrat . Madje ka edhe te tille qe me shume lvleresojne vjehhrren se sa nenen . Nuk ke c’i bene Keshtu qenkerka kjo bote.
    Se pesti : Egzizton edhe nje shprehje : ” T’na rroje motra e burrit ” Kjo tregone mardheniet midis kunatave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje