Ndarja nga jeta e aktorit Fuat Boçi, Pëllumb Kulla: Artistët vdesin ndryshe, si e krijova "Belulin". Kiço Londo: Do marrë duartroktitjet që i munguan në tokë

23 Korrik 2020, 19:26Sociale TEMA

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare aktori i njohur Fuat Boci. Miqtë flasin për një aktor unikal dhe të pavdekshëm për karakteret e tij.

Aktori që njihet për rolin si “shoku i Belulit” ishte 89-vjeç. Aktori i njohur fierak Fuat Boçi, qe bërë i njohur për rolet e tij në estradën profesioniste të qytetit.

Ish elektriçisti kinomekanik që u bë artist, i nderuar me disa urdhra e medalje, mbahet mend për karakteret e e veçanta që përjetësoi.

Kiço Londo, regjisor, që është rritur me rolet e tij në teatrin ‘Bylis’ të Fierit, e mban mend si një aktor unikal, që punonte gjatë me rolet e veta.

“Ai sot është në qiell dhe nga yjet e engjëjt, do të marrë duartroktitjet që i munguan në tokë. Ëshët aktor kombëtar jo lokal.

Brenga ime është se nuk punova me të si regjisor dhe nuk e duartrotkita si regjisor. Një prej regjisoreve që e ka njohur për më se 18 vite, në Fier ku punuan bashkë për pjesë të ndryshme, e kujton me vlerësim.

Pëllumb Kulla thotë se “Artistet vdesin ndryshe. Pjesë më e dobët, ajo fizike shuhet, por pjesa shpirtërore e artistike, ajo për të cilën artistët bëhen të njohur e duhen nga publiku, ajo mbetet ende. 

Ndaj edhe Fuat Boçi mbetet i pavdekshëm”. Kulla, një prej emrave më në zë të regjisë, sjell në kujtesë edhe një prej roleve më të spikatura të Boçit, pasi ka vlerësuar punën që ai bënte me rolet, mimikën, plastikën e qëmtimin e karaktereve.

Beluli ishte një rol që erdhi në kuadër të qëmtimeve që unë bëra në letërsinë e Dritëro Agollit, Shevqet Musarajt dhe më tej edhe të Qamil Buxhelit. 

Prej tij gjeta këtë personazh, Belulin, që duke dashur të fliste për shokun e tij, e dinte mëirë që po fliste më shumë për vete. Atë e luajtën si rol dy aktorë, por Fuati pati fatin që e regjistroi dhe kjo pjesë i dha një popullaritet të madh e të merituar. 

Fuati qëmtonte karakteret, i punonte me kujdes, ishte sistematik dhe ishte në lartësi të madhe. Ka qenë një nga aktorët e mi të të pëlqyer, pikërisht prej cilësive që kishte”– tha Kulla.

7 komente në “Ndarja nga jeta e aktorit Fuat Boçi, Pëllumb Kulla: Artistët vdesin ndryshe, si e krijova “Belulin”. Kiço Londo: Do marrë duartroktitjet që i munguan në tokë”

  1. Pokeristi says:

    Ne teatrin Bylis te Fierit u gatuan dhe u poqen artiste qei i kaluan permasat lokale dhe moren vlara kombetare.
    Dhe Fuati ish nder ta.Nepermjet roleve te ndryshme,ai skaliti karaktere me nje mjeshteri te veçante.E them me bindje,se portretin tipik te myzeqarit sic e arriti Fuati rralle se mund t’a arrije ndonje tjeter.
    Fieri pati brume te mire aktoresk,por formen e duhur te embelsirave teatrale e dha dora e mjeshtrit te talentuar,z.Kulla.

  2. Petrit says:

    I pavdekshem,actor qe do te mbahet mend gjate.Respekt pafund,ngushellime familjes !

  3. Asqeri Asllani says:

    Fuat Boci ,ikon e humorit Myzeqar,nder dhe krenari per ne qe u rritem me humorin aq te natyrshem e te vecante te Fuatit.
    Plastika ,mimika e intonacioni i tij ne sallen e cfaqes(ku,kurre nuk mund te gjeje,nje karrige bosh) te linte pa “Brinje” por dhe rruge ,ndjesia e humorit te tij te impononte nje buzeqeshje te kendeshme.
    Ngushellime familjes.

    9

  4. Jari says:

    Pullumbi kesaj radhe flet si Beluli.

  5. Sd says:

    Edhe atij qe ndahet nga jeta i duhen thene te vertetat hapur.
    Ky njeri pseudo artist qe u rrit në Fier pushofte në paqe!
    Ky njeri qe shiste spec në pazar me fishek letre u be artist me zor, sepse talenti i mungonte. Si ardhacak dhe islamik qe ishte u be gjoja artist me tre numra duke perqeshur dhe tallur dialektin myzeqar. Se kështu u konvenonte edhe regjuziruceve lab e mallakastriot të kriminelit antishqiptar Mehmet Ismail Shehut te Çurrushes. Fuat Boçi ka qene nje dallaverexhi, mendjemadh, kapadai qe nuk ishte kerkushi veç nje speca xhi. Ai se bashku me disa pseudoartist te tjere dogjen te gjithe myzeqaret e talentuar si artis në rrethin e Fierit. Edhe mua me kerkonte 3 mije leke qe te me vinte emrin në liste për konkurim ne Institutin e Arteve. Kur une Nuk ja dhashe, me hoqi nga lista me horrat e tjere qe ishin mbledhur ne teatrin e Fierit. Fale ndihmes se Nexhit, Shpetim Shehut dhe Sotir Stefes, une shkova në Institut, konkurova dhe fitova. Fuat Boçi Specaxhiu u çmend nga inati megjithë Pellumb Korb Kullen me kompani.
    Kur dolën shpalljet ne Fier qe kisha fituar kinkursin, Fuat Specaxhiu me një sekretaruce në Kom. Ekzekutiv ma kishte deformuar edhe emrin e mbiemrin.
    Për shoqerin e dendur qe ka patur me Asfaline Greke dhe Karolios Papuljas le ta hetoj “SPAKU” ose “SESHUMTI” tani pas ndarjes nga jeta.
    Me dialektin myzeqar fliste dhe Shën Meria.
    Megjithate pushofte në parajsë!
    Ju lutem botojeni këtë koment.

  6. Lani says:

    Doni prap per belulin ?????❤❤❤❤? legjende

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje