“Rrezikoi me zemër për vendin e tij”! Poezia e francezes për Mbretin Zog, shkruar dhe recituar nga ajo në një ceremoni në Paris

28 Korrik 2020, 10:49Dossier TEMA

Komiteti i “France-Orient” (Shoqatë kombëtare propagande politike dhe ekonomike në Lindjen e Mesme, në Evropën Lindore dhe në Afrikën Veriore) ka organizuar, të hënën e 13 shkurtit 1933, një ceremoni për nder të Shqiptarëve të Parisit, ku kanë qenë të ftuar ndër të tjerë, ambasadori i Shqipërisë Stavro Stavri dhe gruaja e tij franceze.

Në shkrimin e buletinit zyrtar të këtij komiteti mësojmë më shumë mbi historinë e këtij çifti dhe në fund të tij gjejmë poezinë e veçantë të Znj. Stavro Stavri për Mbretin Zog, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

“…Znj. Stavro Stavri është franceze, madje Burginjone; ajo mbart shpirtin dhe elegancën e kësaj toke, buqetën dhe vlerën e saj. Dhe kjo martesë është një roman, ai i dy ‘Promessi sposi de Manzoni’; student dhe studente në Sorbonë, të ardhur në Paris, njëri nga thellësitë e Shqipërisë, dhe e fejuara e re, nga Dukata e vjetër e Burgonjës, ata i premtuan njëri-tjerit se do të martoheshin sapo të kishin marrë bashkë diplomat e tyre të Doktoratës.

Çfarë stimulimi është ky premtim që do të bashkonte shpirtin francez me besnikërinë shqiptare. Të dy bashkëshortët bartën kështu në Shqipëri ndikimin e shkencës franceze dhe sollën këtu, në Legatën në të cilën është angazhuar nga Mbreti i tij, Shkëlqesia e Tij Stavro Stavri, parfumin e atdheut shqiptar, shkëlqimin e maleve të thyera që vlerësonte Lamartine, dhe të gjitha aspiratat e një race krenare, të drejtë dhe fisnike midis të gjithë atyre të Lindjes së Afërt…”

Zogu i Parë

Kur njëzet vjet më parë, ngrihej flamuri

Në Vlorën e gëzuar, dhe që Ismail Qemali

Plaku me flokë të bardha, këndonte përtëritjen

Në Atdheun e çliruar, një burrë i ri, mbi kalë,

Përshkonte Matin, djepin e fëmijërisë së tij …

Ai ëndërronte, i mahnitur nga qielli i tij i magjepsur,

Madhështinë, bukurinë, forcën, fuqinë,

Dhe, në mbrëmje, flinte në një pallat të mallkuar

Me rrëqethjen e fuqishme të zhurmës së fluturimit të shqiponjave

E quanin Ahmet, ishte djali i madh

I një Familje të lashtë që jeton në mal;

Nëna e tij, një heroinë, kishte ditur ta stërviste

Me guximin që pushton dhe afshin që fiton.

Fati i lidhur me racën e pafrikshme

Që gjithmonë dëshiron të rritet dhe të arrijë majën,

U dhuroi Shqiptarëve, një shef, një shpirt, një zemër

I lindur për t’u sjellë atyre zhvillimin që asgjë nuk ndal.

E thërrisnin Ahmet, djali i Zogut, Fitimtar!

Ishte ai, dhjetë vite më vonë, që tashmë Sovran,

Njëzet herë, ndoshta njëqind, gjithmonë me të njëjtin guxim,

Për të shpëtuar vendin e tij, rrezikoi me zemër të qetë,

Jetën bashkë pasuritë e tij, duke vështruar vdekjen ballë për ballë.

Skënderbeu e frymëzonte, ky luftëtar i shquar,

Që çliroi Krujën nga zgjedha e tiranisë.

I gjithë populli i tij, njëzëri, brohoriti : “Zog i Parë!”

Mbret i Shqiptarëve, Djalë i kësaj Shqipërie

Që e deshti të bashkuar e të lirë, në tokën Evropiane.

Paris, 13/2/33.

6 komente në ““Rrezikoi me zemër për vendin e tij”! Poezia e francezes për Mbretin Zog, shkruar dhe recituar nga ajo në një ceremoni në Paris”

  1. Baba Likja says:

    Poezi si t’ja ketë kushtuar Gëzim Kulufit.

  2. emigranti says:

    Njekohe nderohej nga shqiptaret e te huajt.
    Por duhej te instalohej fashizmi e ” komunizmi ” dhe ky burre shteti te anatemohej me gjithfarsoj te pavertetash qe vazhdojne edhe sot ne Shqiperine postkomuniste dhe akoma ne tranzicion pas 30 viteve te shembjes se komunizmit..

    1. ben says:

      emigrant-Zogu shiti pjese te Shqiperise tek serbet qe e ndihmuan te vinte ne fron. Kush e caktoi si mbret kete karagjoz?
      Vjersha bene te huajt edhe per Enverin, por ne e dime se sa i mire ishte ai qe vrau e preu intelektualet me te mire ne emer te popullit.
      Qe te dy ishin plehra

  3. lisi says:

    LAVDI HA–MUT ZOGJIT TE PARE DHE TE FUNDIT!

  4. edhe kjo vazhdon says:

    kështu do tu shkruhet poezi në amerikë edhe hajdutëve të sotëm të vendit

  5. edhe kjo vazhdon says:

    kështu do tu shkruhet poezi në amerikë edhe hajdutëve të sotëm të vendit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje