Miratohet ligji kundër rrjeteve sociale në Turqi, reagon Amnesty International: Erdogan po vendos censurë

29 Korrik 2020, 12:06Hi-Tech TEMA

Parlamenti turk ka miratuar një ligj shumë të diskutuar që do t’i lejojë qeverisë së Ankarasë të ketë më shumë kontroll mbi mediat sociale.

Gjigandët si Facebook, Twitter dhe Youtube tani e tutje do të duhet të kenë një kontakt lokal i cili do të mbikëqyrë përmbajtjen e tyre dhe do të vendosë nëse do t’i heqë ato sipas rregullave në fuqi në Turqi.

Ligji i ri u propozua nga partia AKP e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, dhe aleati i tij, nacionalisti Mhp, të cilët kanë shumicën në Parlamentin turk

Amnesty International: Ligji antisocial është censurë

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ‘Amnesty International’ e cila e ka cilësuar ligjin e ri si antisocial. Sipas saj, ligji turk për media sociale “do të forcojë pozitat e qeverisë për të censuruar përmbajtjen dhe ndjekur penalisht përdoruesit e internetit”.

“Kjo është një shkelje e qartë e së drejtës së lirisë së shprehjes në internet,” tha Andrew Gardner, një studiues i OJQ-ve në Turqi.

Sipas Amnesty International, “Ky është sulmi më i fundit ndaj lirisë së shprehjes në Turqi. Ndërkohë shumë gazetarë po kalojnë vite të tëra pas hekurave për lajmet e tyre kritike nga Ankarasë zyrtare. Përdoruesit e mediave sociale tani duhet të vetë-censurohen nga frika e ‘ofendimit’ të autoriteteve”, gjë e cila shkel të drejtat e njeriut dhe standardet ndërkombëtare”.

Human Rights Watch gjithashtu ka ngritur alarmin edhe për rregulloren e re. “Media sociale – nënvizoi OJQ – është vendimtare për shumë njerëz që i përdorin ato për t’u informuar. Ky ligj hap dyert e një periudhe të errët të censurimit në internet”.

5 komente në “Miratohet ligji kundër rrjeteve sociale në Turqi, reagon Amnesty International: Erdogan po vendos censurë”

  1. Juristi says:

    Dihet tani.Mbas dhjete vjetesh ne Turqi nuk do lejohen pijet alkolike,do mbyllen kinemate,grate do jene te detyruara me ligj, te gjitha te mbuluara,Burrat jo me me pantallona te shkurta dhe jo me kemisha me menge te shkurta,plazhet do mbyllen etj. etj.Turqia do behet si Irani ose Arabia Saudite.

    1. ShenSofija says:

      Ce duan internetin kur kane xhamite. Gezuar Bajramin!

  2. Flm says:

    Ta gezoni Diktatorin Erdogan, parnerin Strategjik te Ram-izit. Eshte momenti ti beni dhe nje statuj ne qender te Tiranes, kjo eshte tradita Shqiptare e nderimit dhe ardhurimit te c’do diktatori historikisht.
    ###
    Per cudi si eshte kaq diktator me popullin e vet Turk (duke i perndjekur, censuruar dhe burgosur) dhe si kaq “bamires” me Shqipot. U lodh duke na bere “dhurata”, armatime, baza ushtarake, uniforma dhe brek per policine, Xhami, medrese …
    ###
    Larg nga te tilla mentalitet “vllazerore” diktatoriale dhe anormale … kemi nevoj per ndryshim mentaliteti (Europian), kjo eshte e keqia shekullore, ky eshte ngerci qe kemi ngelur kaq pas.

    1. AliPasha says:

      O flm o mbetje e perdhunimeve shqiptare, o bastard qe nuk te ka njohur kurr baba yt Shqiptar.

      O vlleh grekoman, qe te ka mbet ne psiqike poshterimi qe te kane bere shqiptaret per 450 vite.

      Ore kaq budalla je a ben vet?

      Po pse, mbas kaq shume vitesh komente ketu, nuk e dine Shqiptaret qe ti je coban dhe paguhesh nga Asfalia greke???

      Pse flet me ” ne” kur nuk je pjese e shqiptareve???

      Mos u lodh per Erdoganin, se Turqine gjithmone e me shume e forcon.

      Shqetesohu per Greqine qe do i qi..het nena heret a vone nga Turqia dhe qe po mbushet cdo dite me caxa nderkohe qe nuk i kane mbetur meshkuj.

  3. Jashte Turqise mashtruesat says:

    Keta plehra censurojne Trumpin dhe gjithe fjalen e lire qe nuk eshte Sorosiane. Mbylli Erdogan e nxirri perjashta keta mashtrues se vetem homoseksualet mbrojne. Google Facebook etj plehra qe u duhet tregu vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje