Pandemia çon hapa mbrapa turizmin

Pandemia e ka kthyer turizmin hapa mbrama me një shpejtësi të jashtëzakonshme.

Këtë e tregojnë edhe të dhënat më të fundit të INSTAT, i cili ka publikuar për herë të parë të dhënat e Anketës së Turizmit mbi “Strukturat Akomoduese”.

Anketa që kryhet pranë hoteleve dhe strukturave të ngjashme me to dhe që ka si qëllim të masë ecurinë e treguesve statistikor mbi ofertën akomoduese të turizmit shqiptar, tregon se gjatë 2019-ës norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 26,5 % në vitin 2019, kundrejt 17,5 % që ishte në vitin 2018 ose  9 % më e lartë.

Dhe norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 24,4 % në vitin 2019, kundrejt 19,3 % që ishte në vitin 2018;

Po ashtu, sipas anketës, numri i strukturave akomoduese është rritur me 6,0 %, krahasuar me vitin 2018; numri i dhomave është rritur me 10,2 %, ai i shtretërve është rritur me 11,8 %.

Në të njëjtin vit, numri i vizitorëve është rritur me 0,9 %, në krahasim me vitin 2018; numri i netë qëndrimeve është rritur me 5,8 %, në krahasim me vitin paraardhës.

Numri më i lartë i netëndrimeve është realizuar në “Zona Bregdetare” (58,8 %); në “Rajonin Jugor “ (33,8 %) dhe sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (92,3 %).

Aktualisht, sipas aktorëve të sektorit puna ka rënë në mënyrë marramendëse si rezultat i mbylljes së kufijve dhe faktorëve të tjerë që kanë rrjedhur nga kriza e shkaktuar nga COVID-19.

Sipas tyre kapaciteti shfrytëzues i strutkturave  akomoduese ka rënë me mbi 90%. Agjencitë dhe Tur Operatorët nuk kanë zhvilluar më shumë se 3% të aktivitetit të tyre dhe humbjet numërohen me mbi 1,2 mld euro dhe largime masive nga puna.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Pandemia çon hapa mbrapa turizmin”

  1. Lili says:

    Investime vetem me nje sektor , turizmi ne bregdeti , po ia shohim tash perniciozitetin!
    Investoni ne prodhim ku ju jeni te Zotet e jo ai qe vjen a s’vjen!

  2. Lili says:

    Keshtu eshte puna kur gjithe vezet i fut ne nje shport: tunden vezet e humbish gjithcka sikur perrette- ja e fabules se LA Fontaine- jit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *