Karmina zbardh reagimet e opozitës pas ndryshimeve kushtetuese

Pas ndryshimeve kushtetuese në parlament, shumë fansa i shkruajnë Karminës pasi duan të dinë se çfarë duhet të bëjnë tani dhe cili është reagimi i Lulit.

Karmina u shpërndau fansave shpjegimet e analistit Qim Peka për këtë ngjarje.

“Ajo që ndodhi sot në Parlament ka lidhje me vrasjen e Havzi Nelës. Edi Rama, babai i të cilit ka qenë deputet në Kuvend në atë kohë dhe nuk ja ka falur jetën Havziut, ka dashur të tërheqë vemendjen nga përvjetori  i Havzi Nelës dhe bëri ndryshimet kushtetuese.

Ndaj mendoj se demokratët duhet t’i kundërpërgjigjen duke përkujtuar Havzi Nelën.

Këtë ja thashë dhe Lulit sot në selinë e PD kur ai po priste liderët e opozitës së bashkuar.

Për këtë duhet të bëjmë një plan të detajuar pune. Lul Basha nuk duhet të humbasë kohë me aleatët. Duhet të demaskojë Edi Ramën pse i bëri ndryshimet më 30 korrik për të tërhequr vemendjen nga përvjetori i Havzi Nelës.

Edhe reagimet ndërkombëtare i ka blerë me lekët e drogës. Taulant Balla ka futur përçarje mes deputetëve të Bundestangut duke u thënë se këta lobistët e Lulit paguhen cash dhe kështu ka nisur përçarja.

E vërteta është se Edi Ramën nuk e merr njeri seriozisht dhe këto ndryshime kushtetuese nuk do të njihen. Opozita do vazhdojë të kërkojë të bëhet Kodi Zgjedhor me ligjin e vjetër, pra vetëm me 5 Qershorin. Ndryshimet kushtetuese nuk janë detyruese për t’u zbatuar. Aq më tepër që Presidenti i quan antikushtetuese.

Në këto kushte unë mendoj se opozita e ka fituar betejën. Edi Rama është në panik që u detyrua të bëjë ndryshimet kushtetuese. 

Me protestat popullore të udhëhequra nga Mediu dhe Paloka si dhe me betejën trup më trup të Gaz Bardhit me Gjiknurin në Këshillin Politik, opozita do garantojë suksesin e kauzës së saj. 30 korriku është si 30 qershori, që nuk e njeh njeri.”

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *