Mbappe, i mahnitur nga Ibrahimovic: Çfarë lojtari Zlatani dhe është 38 vjeç!

Paraqitja e jashtëzakonshme e Zlatan Ibrahimovicit në sfidën ndaj Sampdorias në transfertë, ku shënoi dy gola (1-4) ka mrekulluar edhe futbollistin më të shtrenjtë në qarkullim, francezin Kylian Mbappe.

“Ylli” i PSG-së nuk ka ngurruar ta komplimentojë gjigantin suedez nëpërmjet një postimi në Twitter:

“Po shoh përsëritjen e ndeshjes së Milanit… Çfarë lojtari Zlatan. 38 vjeç! Për mua është gjithçka, natën e mirë djema!

Fjalë të ëmbla të sulmuesit të kampionëve të Francës për veteranin suedez, që ka thuajse dyfishin e moshës së tij.

Në fakt, prej kohës ata kanë vlerësim të ndërsjellë. Kujtojmë që në një intervistë të vitit 2019, Zlatan u shpreh se Kylian Mbappe ishte futbollisti i tij i preferuar.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Mbappe, i mahnitur nga Ibrahimovic: Çfarë lojtari Zlatani dhe është 38 vjeç!”

  1. Baliu says:

    Po ketij “suedezit” ia shkaterruan shtatoren ne Suedi, edhe pse vazhdon te beje mrekullira ne futboll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *