Olsi Rama: E ardhmja e Ilir Dajës tek Partizani

30 Korrik 2020, 21:09Sport TEMA

Partizani ishte një nga skuadrat, që doli totalisht nga objektivat këtë sezon dhe drejtuesit e kuq nuk pritet ta “kapërdijnë” lehtë këtë fakt. Pritet të vijë një trajner me emër dhe prej ditësh flitet për Ilir Dajën. Trajneri aktual i Skënderbeut do të largohet nga korçarët në rast se dënimi i dhënë nga UEFA lihet në fuqi nga Gjykata Federale e Zvicrës.

Në lidhje me këtë çështje ka folur drejtori sportiv i të kuqve, Olsi Rama direkt pas ndeshjes me Skënderbeun (fituan korçarët 4-1). Insistimi i gazetarëve e çoi Ramën të thotë një fjali me shumë peshë: “E ardhmja e Ilir Dajës mund të jetë te Partizani”.

”Unë jam i mërzitur nga paraqitja që bëri ekipi ynë në këtë takim. Nuk ishim me kokën te ndeshja dhe u pa në fushë që nuk treguam asgjë. Duket se e kishim mbyllur kampionatin që pas ndeshjes me Vllazninë dhe kjo nuk është mirë që ndodh kështu.

Për sa i përket të ardhmes së klubit dhe ndryshimeve që do të bëhen në ekip, do të flasim më vonë, pasi të jemi më të qetë. Unë i uroj suksese trajnerit Ilir Daja për sezonin e ardhshëm, sikundër i uroj suksese dhe Skënderbeut sepse e mbajti garën të gjallë deri në ndeshjen e fundit më shumë sesa Partizani.

Daja trajneri i ri? Daja nuk është trajneri i Partizanit, por është trajner i Skënderbeut. I duhet të festojë arritjen e vendit të katërt me ekipin e tij dhe i uroj suksese vitin e ardhshëm. Kur them suksese, do të thotë suksese në jetën e vet, në karrierën e vet dhe kudo që të jetë.

Mundet të jetë edhe Partizani e ardhmja e tij. Mund të jetë Partizani edhe për shumë lojtarë të tjerë, mund të jetë Partizani trampolinë për shumë lojtarë që kanë dëshirë ta provojnë sezonin tjetër dhe t’i japin sukseset që meritojnë skuadrës dhe klubit.

Nuk e dimë nëse do të ketë lojtarë nga Skënderbeu, pasi ekipi ndërtohet në bazë të modulit të ardhshëm, në bazë të kërkesave të trajnerit të ardhshëm dhe asaj që duam të ndërtojmë. Unë do të ulem me presidentin Demi dhe do të flasim për sezonin e ardhshëm si për impenjimin financiar ashtu edhe për objektivat që do t’i caktojmë vetes”, tha drejtori Rama.

1 komente në “Olsi Rama: E ardhmja e Ilir Dajës tek Partizani”

  1. Liri says:

    IKU ZENI SALIUT ERDHI OLSI RAMIUT.E MORET VESH QE NJE MUT JANE TE GJITHE POPULL PARTIZAN.NUK I RRUHET PER NE FARE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje