Do e digjte Berisha…

31 Korrik 2020, 09:40Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Nuk është surprizë që mendojnë djegiet dhe armët. I kanë të dyja me bollëk në vatrat e fjetura të trurit. Dhe kur puna është për të arshivuar humbjen politike të radhës, instiktet çojnë natyrshëm tek zjarri dhe armët. Njërit prej kryeopozitarëve i ka shpëtuar sot një e vërtetë frojdiane. “Berisha do e kishte djegur Kuvendin sot, nëse do ishte në krye të opozitës”.

Si për t’i bërë jehonë impulsit të tij luftarak, një tjetër zyrtar i opozitës poston në rrjetet sociale një pisqollë dhe një brez me fishekë. Dy reagime elokuente, që tregojnë se cili ishte përjetimi i opozitës sot, teksa Rama dhe Murrizi ndryshonin Kushtetutën, ndërsa Basha e Kryemadhi ndodheshin në kafe, të pafuqishëm për të influencuar atë që ndodhte brenda sallës së parlamentit.

Në fakt votimi i sotëm i ndryshimeve kushtetuese, që hapi listat e kandidatëve dhe synon t’i japë fund koalicioneve me shumë lista emërore, ka qenë një moment me rrezik të lartë tensioni në Tiranë. Jo vetëm politik, por edhe më tej.

Shumëkush që nuk e sheh dot me sy Edi Ramën, mendon sot se janë shterrur rrugët dhe mjetet paqësore për ta lëvizur atë nga vendi. Edhe lëvizjet e dhunshme të vitit të shkuar, edhe pisqollat dhe nostalgjia për zjarret e Berishës, këtë ndjesi kapitullimi dhe revanshi pasqyrojnë.

Por monedha në këtë rast ka një anë tjetër të saj, krejt të ndryshme nga dëshira e pashtershme e një pjese të opozitës së sotme, për t’i larë hesapet një herë e mirë me “Covidin e Surrelit”, siç e quajnë së fundi Edi Ramën. Dhe ana tjetër e monedhës është pikërisht dëmi i pariparueshëm që i ka sjellë opozitës së sotme, PD-së në radhë të parë, tundimi i fortë drejt molotovëve, zjarrit dhe kalldrëmit të shkulur të bulevardit.

Kush ka jetuar brenda opozitës aktuale në shtatë vitet e fundit, ka mjaftueshëm prova dhe argumenta për t’i ikur edhe zjarrit të Berishës, edhe pisqollave e vezmeve me fishekë në Facebook. Sepse ato thjesht nuk të sjellin në pushtet.

Lulzim Basha nuk është ai që përshkruan kryeopozitari nostalgjik për zjarret në Kuvendin e Shqipërisë. Nëse sot Basha reagoi ashpër, por brenda vijave, kjo vjen jo vetëm sepse ambasadorët e SHBA e BE i shkojnë përditë në zyrë, por edhe sepse ai e ka tashmë të qartë se rruga e dhunës e la me gisht në gojë. Basha është djegur shumë herë këto vite, nga linja e tij e ashpër e ndjekur me kokëfortësi, e që në fund ka çuar në tërheqje pa kushte.

Nëse PD nuk do të ishte tunduar skajshëm vjet, për të hedhur në Lanë mandatet, sot do të ishim duke treguar një histori krejt të ndryshme në lidhje me Kushtetutën. Asnjë ndryshim kushtetues nuk do të bëhej dot, nëse PD e LSI do të ishin në parlament, e jo në rrugë. Për pasojë, koalicionet me lista shumë emërore, formula që do të  garantonte rezultat maksimal për opozitën në zgjedhjet e ardhshme, do të ishin thjesht të paprekshme për Ramën.

Zjarri dhe pisqollat e çuan punën në këtë derexhe, për ata që sot nuk  arritën të ndalin as akrobacinë e fundit të qeverisë: ndryshimin në mënyrë të njëanshme të Kushtetutës së vendit! Jo se Rama ka ndonjë kartë të bardhë për të bërë ç’të dojë pa ju dridhur qerpiku. Por sepse mënyra sesi është ndërtuar sot marrëdhënia mes pozitës dhe opozitës në këtë vend, me një pjesë në rrugë e tjetrën në parlament, e ka bërë të vështirë për arbitrat e huaj, që t’i ndalin dorën njërës apo tjetrës palë. Si zakonisht, loja politike shqiptare është thellësisht e errët, hileqare dhe e koklavitur për kancelaritë, që nuk kanë kohë të shpleksin nga e para çdo lëmsh që pjell kriza shqiptare.

Nevoja për stabilitet fiton gjithmonë mbi këto rrethana të ngatërruara që sjellin me vete ngjarjet në Tiranë dhe sot kemi parë një dëshmi të paprecedent të kësaj linje stoike të Perëndimit në Tiranë.

15 komente në “Do e digjte Berisha…”

  1. Zeni says:

    Z. Minxhozi, humbjet dhe deshtimet dhe qendrimi brenda “vijave te kuqe” te Bashes, nuk jane te Bashes, por vetem te nje njeriu dhe ai quhet Sali Berisha. Kete e dine te gjithe, qe te gjithe, shqiptaret dhe te huajte. Basha ka vetem celesat e kashtes, pra te Kulles se Barit, te tjerat i ka Saliu ne Lalze, apo tek apartamenti ne Rrugen Mustafa matohiti, apo tek Pallati 24 katesh, ku ky ka zyren qe ia ka “dhuruar” Bashkim Ulaj, ai qe menaxhon parate e Zenit dhe te Argites. Sigurisht edhe ju e dini kete fakt, por doni te beni faktor Lulzim Bashen, por per fat te keqe te vetin dhe te PD, nuk behet dot, persa kohe eshte gjalle Sali Berisha. Kaq!

  2. Dee says:

    Te besh koment per nje shkrim qe s’thote asgje.

    1. Bureto says:

      Indirekt shkrimi thotë, bravo PD dhe LSI që braktisët parlamentin, se ndryshe nuk do kishte një pjesë nga të listave të tyre, tashmë e ashtu quajtura opozita parlamentare, që nuk do t’i jepte mundësinë ndërkombëtarëve t’i fusnin të vetpërjashtuarit në sistem dhe për rrjedhojë edhe në zgjedhjet e ardhshme. Për këtë u shpik “Këshilli i Politkës”, i cili në maternitetin e ambasadës amerikane polli “marrëveshjen” e 5 qershorit, duke u plotësuar me të gjithë tekat e tyre. Me shumicën e tyre të shkruara aty, Rama mund të mos ishte dakord, por as i kishte shkuar në mendje të ndryshonte dhe Kushtetutln. Po ç’e do, miratimi i marrëveshjes për Kodin Zgjedhor kërkonte minimalisht 84 vota dhe këto Rama, që ishte vënë në “trekëndëshin e ringut’, nga brenda dhe jashtë tij, nuk i kishte. Dhe doli si aktor kryesor ajo që nuk e prisnin asnjëra nga palët. Pikërisht opozita, tashmë e bashkuar, parlamentare. Ajo me këmëngulje u tha, doni votat tona për Kodin, hapni listat, që nuk i donin as Rama e as Basha. Rama që kishte përgjegjësinë në këtë rast, se Luli-Mona, çelsat e kashtës kushin, u detyrua të lëshojë pe. Pati nuhatjen e duhur dhe nuk humbi. Inicioi ndryshimet kushtetuese, të cilat u miratuan me 106 vota. Dhe tash jemi këtu. Ndryshimi u bë me të cilin Rama nuk doli i humbur, sepse ua futi opozitës së bashkuar të rrugës, vagonat në lokomotivë. Është kjo që i tërboi të gjithë, nga Haxhi Meta, deri tek i fundit Tit Vasili e Paloka. Do hynë si Çeçua në zgjedhje, por me ç’duket, me avantazh të madh të Ramës. Gjithsesi fjalën e fundit do ta ketë Sovrani. Të presim deri atëhere. Politika është arti i të mundshmes, është lojë. Fiton ai që di të luaj më mirë.

  3. Timi says:

    Nuk e kuptoj perse i “meshohet” rrezimit te Edi Rames. Edi rshte zgjedhur ngs populli me vota wr ssnje ngs jeta pisat e korruotuar deri be oakce as becenderr nuk i kane pare. Gazetaret e ndershem nuk duhet te behen percuesit e deshirave te grupit pervers te rruges ku jane mbkedhud gjithe llumi i ketyre 30 viteve pas diktature qe pasi rropi e beri lemsh Shqiperine, vodhen, vrane, mbollen gjithe te keqijat ne jete vend, e bene shtetin pleh dhe drejtesine shevetore te tyre duke hartuar se kjo nuk do te zgjaste perjete dhe ja doli Edi dhe ja prishi rehatine, i nderpreu vjedhjet masive te pronave dhe filloje te bej shtet…kjo eshte arsyeja qe tufa me kriminele qe sot quhet opozita rrugore cdo fillim muaji kerkon te rrezoje kryeministrin me te mire e me punetor qe ka pare ndonjehere ky vend. A thua se Edi erdhi ne dhune ne pushtet. Prandaj gazetstet e ndershem jo sherbetore te kesaj haleje ne krimineke e injorante duhet ta kundershtoj fuqishem dhe ne jembengulje “tezen” e ketyre jrimineleve per rrezim e permbysje te pushtetit legjitim, te zgjedhur nga shumica. Gazetaret fuhet te edukojne opimionin ne cfate eshte demokrscia dhe te mbrojne femojracibe nga kriminelet, hajdutet, grabitqaret dhe dalljaujet e rtuges dhe presidences

  4. Shqiponja says:

    Nje analize perfekte ….

  5. Shenjestra says:

    Pikerisht,kjo qe thot zoti Minxhozi se, Saliu ka ne koken e tij ka arme dhe zjarr,nuk mund t’a pranojne shqipetaret ne pushtet.Per keto dhe shume veprime antidemokratike qe ka bere pd-ke nuk mund t’u jepet vota.Kurre.Me sa duket ata nuk e njohon vehete se jane shume agresive,gje te cilen populli nuk e do.Me shume shqipetarit mund t’ja hash koken me te urt se sa me force.

  6. E verteta e VERTETE says:

    Skender,
    Veriu i busulles te udhetimit politik te Shqiperise ketu e 6-7 vjet eshte konkludimi i reformes ne drejtesi si baza e gjithe reformave qe do e cojne kete te shkrete Shqiperi ne udhen e duhur e te sjelle fillimin e ndryshimit te pritur qe nga 1912…..
    Jo se Rama eshte engjell, ka dhe 101 kusure te renda,
    po eshte ende larg ciftit makbethian Meta-Kokemadhi (sinonim perfekt) dhe plakut Mere….
    Me qe e nisi dhe e mbeshteti reformen ne drejtesi ku ka merite te pa dikutueshme ( aresyet i di ai perse…i dime edhe ne….) le ta coje deri ne fund dhe pastaj udhe e mbare pa kthim edhe atij!

  7. Ilir says:

    Edi bam e Minxhozi ham

  8. Mali i Tomorrit says:

    Mjaft me thenjet “sikur te ishte opozita e rruges ne parlament”!

    Sikur te ishte opozita e rruges ne parlament, zi e me zi do te ndodhte, keq e me keq do te ishte Shqiperia.

    Ata ishin ne parlament dhe parlamenti nuk punonte dot, nuk mund te mbante nje rend dite, nuk mund te diskutonte normalisht per asgje, nga gangot politike te opozites perfshire debilen te kthyer ne politikane Monika askushi.

    Ishte nje fat qe ata u qerruan nga parlamenti, keshtu qe parlamenti te punoje dhe te beje ligje, brenda diskutimeve dhe debateve llogjike dhe etike.

    Ishte nje fat qe nderkombetaret kete rradhe ishin me kembe ne toke dhe i thane maxhorances: vazhdoni punen, parlamenti eshte legjitim.

    Ishte nje fat qe kete rradhe nderkombetaret i thane opozites: Nese vazhdoni dhunen, do tjú shpallim e do tjú fusim ne listat e terroristeve.

    Ishte nje fatkeqesi qe ky parlament e mbylli punen pa bere nje ligj baze kushtetues:

    “Kush djeg mandatet dhe bojkoton parlamentin, individ apo parti, per dy legjislatura rrjesht, perjashtohet nga e drejta per te kandiduar, si individ apo si organizate politike, si subjekte qe kane tentuar te dhunojne dhe te marrin peng parlamentin dhe shtetin,”

  9. iksi says:

    Z. Minxhozi , Sali Berisha edhe se nuk ka me funksionin e kryetarit te partise demokratike ai po te jete kryeminister Fatos Nano apo Pandeli Majko prap e djeg Shqiperine por me Edi Ramen i ka has sharra ne gozhde se ja din trurin Edit . Nxitjet e Berishes ishin ato molotova qe u hodhen ne 2019 ten se po te jete per Lulin ai nuk ben asnje proteste se eshte dembel nuk mund te drejtoje asnje pune per ta çuar deri ne fund .

  10. Gavro says:

    Bravo Nero!
    Perpara nga fitorja ne fitorje,sepse tani keni edhe Lym Murrizin.Ta groposim Bashen,se ky e ka fajin per gjithe kete katraure Shqiptare.
    Babloku po e kthen Shqiperine ne fanar ndriçues.Ju surrogato gazetaresh do ta duar trokisni edhe kur te filloje te vare njerez si i ati.

    1. ridvan peleshi says:

      se dim e do vari rob rama. iher per iher lul palla dhe sali qeni kan vra njerez ne bulevard. mire gavro?

  11. Arqile says:

    pd i beri 20 vjet ne pushtet beri e cnuk beri ne shqiperi e dhkateroi ate .Tani ped tani e xwri nnja 5 vjet pas largimit te SALES NGA POLITIKA NUK VJEN ME NE PUSHTET PD .HAROJENI.ESHTE BERS COPE E CIKE DHE DO TEPAGUAJE PER GJITHE TE LIGAT QE I KA BERE VE.NDIT.

  12. Fadili. Malesi e Madhe says:

    Ti Gavro qenke vetem nje zgaver, ku kane zene myk idete fashiste te Sales e Strazos, se sa per kerriçin e Faros, nuk ia vlen te permendet, Ky emri yt me duket se felliq edhe Gavroshin e Hygoit, me te cilin nuk te bashkon asgje. me shume me ngjan me ndonje personazh te Molierit…

  13. Like Espinoza-La Piovra says:

    Plotesisht dakort me komentuesit dhe sidomos me”Malin e Tomorrit” pa i hequr nje presje.Rama ka dhe ai te tijat,sidomos autogolin e fundit te mosshkarkimit te Haxhi Qamil Metajt,te cilin do ta paguaje ne zgjedhje,por ne krahasim me ciftin Makbethjan presidencial te perbere nga Urjah Hipi dhe lavirja e tij dhe me drejtuesit bandite te te ashtuquajtures demokratikase parti nuk mund te kete krahasime.Biles ai e thote dhe vete kur deklaron “Ne nuk jemi me te miret,por me te mire se ne nuk ka”.Dhe ashtu eshte.I ndan nje mal i tere te dy kampet.Imagjino te vijne ne pushtet vemje te tilla si Nard Humoristi,i cili ka nostalgji per vitin 1997,1998 dhe aspiron per djegjen e vendit !Si nuk hapet dheu e ta perpije kete debil,qe ka vegjetuar ne parlament kaq e kaq vjet!Plehre qe vjen ere si dhe idhulli i tij!Keta bandite dikur me imunitet nuk do te vinin kurre ne pushtet po te mos kishin shpikur pas vitit 92 industrine e vjedhjes se votes dhe nuk do realizonin zgjedhje te tipit Rruzhdije,te tipit te vitit 1996,kur vrane njerez,te tipit te bashkise se Tirones te midis Rames e Bashes,kur shpiken lojen me KQZ-ne e Ristan carhoshit etj etj si dhe po te mos ishte aktivizuar SHPK-ja e Baba Xhike Qamil Haxhiut qe e merr era sa majtas djathtas sipas fryrjes se xhepit te ciftit mafioz presidencial.Kjo eshte e verteta dhe per kete behet dhe lufta per mos ndryshimin e kushtetutes.Dhe me e bukura eshte se ata qe jane baballaret e vjedhjes se zgjedhjeve,te korrupsionit te tyre(apo e harruan Liken me zarfin ne dore live ne TV ne Lezhe) bejne si te ndershem e akuzojne Ramen per vjedhje votash,i cili edhe pa bere fare fushate i fiton automatikisht zgjedhjet kur te duan keta bandite,qe te vetmen gje qe dine eshte te vrasin,te vjedhin,te korruptojne e te shajne me katallog le me te gjallet,por edhe te vdekurit dhe shembulli me i fresket eshte dhe rasti me i fundit i mafiozit sheik Like qe i permend Rames te jatin…,kurse te nesermen aktivizohet baxhella e cocaines dhe jo vetem dhe i permend te emen po Rames.Kurse dje,si te mos kishte ndodhur gje,i dergon formalisht dhe paturpesisht telegram urimi! Por nga nje ane,mire ja ben,se Rama e vuri atje,duke e ditur se me ke kishte te bente dhe pepara disa ditesh,si strateg I(i thencin),me demek se rekomandoi Venecia u terhoq nga shkarkimi i tij!!!Dhe ne presim qe nga rforma ne drejtesi te kapen peshqit e medhenj,kur cajme vete rrjeten qe te mbeten jashte saj peshkaqene te tipit Haxhi Qamil Metaj-Floriri,Berisha etj etj.Dhe del Taulanti,si ata femijet e vegjel dhe i thote Metajt” mos bej prape gabimin e rende…” se “do te te hame m….,pasi tra rruajtem kete radhe” Apo jo Ulusi Manja?Nuk eshte keshtu?!Dhe mafiozi Metaj,si Espinoza ne La Piovra,u pergjigjet me nje fote mbreselenese familiare ngariviera,duke e ditur rezultatin e votimit,sepse ka perdorur koleksionin e tij te famshem te sekreteve te politikaneve… duke u thene:”-U munduat shume duke ma rruajtur?!”Nga keto duhet te nxjerre konkluzione zonja Cavalera per Tushaj Vitorine,Xhaferllarin e kriminelit ne Turqi (Lexoni deshmine e Izet HAXHISE PERPARA spakut) DHE ZONJA KIM,QE NUK DUHET TE VONOJE TE KERKOJE TI HAPET ME SE FUNDI DOSJA TE SUPERKORRUPTUARIT TE BALLKANIT,SHEIKUT TE SHQIPERINSE ME MANDAT PRESIDENCIAL,LIKE SHEIKUT NGA SKRAPARI.Ne te kundert reforma ne drejtesi nuk do te kete rezultat me Liken e La Piovres ne ate zyre…/!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje