VIDEO/ “West Side Family” rikthehet si në kohët më të arta, Landi dhe Miri sjellin këngën hit me të cilën do kërcejnë shqiptarët këtë verë

“West Side Family” ka qenë sinonimi i muzikës së mirë, adrenalinës pa kufij si dhe mesazheve të forta sociale që gjithmonë ndiznin jo vetëm llampën e argëtimit por edhe të reflektimit.

Dikur një treshe e jashtëzakonshme që konsiderohej si një nga grupet më të dëgjuar shqiptarë përsa i përket tingujve dhe teksteve të fuqishme.

Por pasi një nga emrat kyç të grupit Dr.Flori u nda nga jeta, mbetën vetën Landi dhe Miri të cilët vitet e fundit janë përpjekur të çojnë përpara ëndrrën për muzikë të mirë.

Edhe këtë verë, duket se West Side Family është rikthyer fuqishëm.

Ditën e sotme ata kanë surprizuar fansat me këngën “Zemra rreh”, një kompozim i vëllait të të ndjerit Flori, Alban Kondi.

Më poshtë po përcjellim këngën e plotë e cila shoqërohet me një videoklip tërësisht veror.

E teksa e dëgjon, përveç adrenalinës që të përshkon trupin, padyshim të kalitet mendimi se “West Side Family”  është rikthyer po aq fuqishëm sa në kohët më të arta.

Dëgjim të këndshëm! (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *