Arkan: «Aferat» e tigrave

1 Gusht 2020, 09:27Rajoni TEMA

Kur shpërtheu lufta në ish Jugosllavi – ishte viti 1991 — milicitë e para serbe që u vërsulën kundër kroatëve qenë ato të Zheljko Raznatoviçit, një krimineli që, veç të tjerash, kishte debutuar si rrëmbyes në Milano, në vitin 1974. Banda me një mizori absolute. Por pas konfliktit tigrat e Arkanit janë shpërndarë përtej Ballkanit, duke jetuar në pandëshkueshmëri, duke lidhur aleanca (edhe me ’Ndrangetën) dhe duke ndërtuar me metodat e frikshme të së kaluarës një perandori të paligjshmërisë.

Qenë tigrat. Tigrat e Arkanit. Por ende nuk mjaftonte. Në dy vitet e parë të luftës në ish Jugosllavi, 1991 dhe 1992 – vitet e lindjes, formimit dhe debutimeve të vdekjes – paraushtarakët serbë preferonin të quheshin supertigra. Identifikonin linjën primordiale. Grupi historik nën urdhërat e Zheljko Raznatoviçit, i quajtur Arkan: ish rrëmbyes, ish spiun dhe ish vrasës me pagesë i hërbimeve sekrete serbe që e shpëtuan nga arrestime e burgosje, dhe, kur nuk ia arrinin, i lehtësonin arratitë. Jo një kriminel i vërtetë. Më shumë një keqbërës mediokër me mbrojtje të forta. Me pak fjalë, një i rekomanduar. Arkan. Si ai tigri i karikaturës së tij të preferuar kur ishte fëmijë. «La Lettura» ka kryqzuar burime investigative të 4 vendeve, përmbledhje gazetarësh ballkanikë, studime kërkuesish universitarë serbë të emigruar në Europën Veriore, dokumenta sekrete. Ka përcjellë në kujtesë protagonistët e një riciklimi ekzistencial – fillimisht ushtarë gjatë konfliktit, pastaj kriminelë në periudhën e pasluftës – dhe, falë një liste të rezervuar, ka hetuar mbi ish tigrat (dhe supertigrat) të nisur nga Serbia me destinacion botën, sikur të mos kishte ndodhur kurrë asgjë.

Xhelatët e xhelatit Arkan kanë lindur midis mesit të viteve ’60 dhe fillimit të viteve ‘70. Ndonjë edhe ka vdekur (në betejë, nga mbidoza, rënë në rrethana misterioze, ndërruar jetë nga infarkti në zemër pas netësh të çmendura). Shumica jeton akoma. Për bukuri dhe në pasuri. Në pandëshkueshmëri totale. Në epokën e rekrutimit, tigrat ndaheshin midis tifozëve ultrasë të Crvena Zvezdës dhe kriminelëve të nxjerrë nga burgu. Paraushtarakët e ardhshëm u trajnuan nga ish oficerë të Legjionit të Huaj, sidomos ai francez (si Mirolad Ulemek, Legija, shenja dalluese një trëndafil në qafë dhe një merimangë në parakrah) dhe u hodhën në sulm. Njëmijë ushtarë në fazën embrionale të tigrave, që shpejt u trifishuan në numër. I njollosën ata sulmet e para ndaj kroatëve: në korrikun e 1991, sulmet ndaj fshatit Çelije, përndjekja e banorëve të qytetit të vogël Ilok dhe, në përgjithësi, pushtimi i Sllavonisë. Ashtu siç ishte premtuar. Në pritjen e organizuar në aeroport futbollistëve të Crvena Zvezdës kampionë të Europës majin e atij viti, Arkani ishte paraqitur me plisa dheu. Plisa pikërisht të Sllavonisë më pas të dhuruara futbollistëve, si garanci se ai rajon kroat shpejt do të ishte serb.

Analistëve ushtarakë, sulmet e tigrave u kujtonin progresionin frontal e sovjetikëve në Luftën e Dytë Botërore dhe tërësinë e bastisjeve turke të 5 shekujve më parë. Nga njëra bllokime rrugësh, ura të hedhura në erë, shtëpi të djegura; nga ana tjetër, masakra, tortura, përdhunime masive. Terrori. Kanë qenë ushtarët e Arkanit ata që kanë inauguruar spastrimin etnik e bazuar mbi dhunën seksuale. Vajza edhe 12 vjeçare – fëmijë – të përzgjedhura, të nënshtruara ndaj agresonesh sistematike, deri në 30 meshkuj në ditë, domethënë të vrara ose, nëse janë në pritje të një fëmije, të mbajtura rob deri kur një abortim nuk ishte më i mundur pasi në kurriz të lindjes; në rast se praktikohej, ndërprerja e shtazanësisë do të vinte në rrezik vetë jetët e vajzave. Në barqet e tyre, tigrat gdhendnin kryqe me majën e thikës. Urrejtja kundër myslimaneve. Kundër «qafireve».

Koha nuk ndihmon, nuk shëron, nuk qetëson. Në distancën e 26 viteve mungojnë porositësit dhe vrasësit e Dada Vujashinoviçit, gazetare ndër të parët që denoncoi masakrat dhe e gjetur e vdekur në shtëpi: në portretet e Dadas, Arkani shfaqej për atë që ishte. Një njeri i trazuar që në një përditshmëri normale vështirë se do të siguronte ushqim për darkë; për sa u përket trupave të tij, qenë barbarë gjithmonë të droguar e të dehur. Tigrat: një ngjarje e pafundme mizorie. Përfshi kampet e përqëndrimit. Thuajse asnjë nuk ka paguar. Si shumë nazistë, pavarësisht Nyrembergut. Atëhere gjermanët u arratisën duke shfrytëzuar mbrojtje dhe marrëveshje, nganjëherë ndryshuan identitetin, shpesh u bënë kriminelë; pas konfliktit, serbët janë arratisur duke shfrytëzuar mbrojtje e marrë veshje, nganjëherë kanë ndryshuar identitet, shpesh janë bërë kriminelë. Binarë paralelë. Gjithçka përsëritet. Edhe respekti pasvdekjes i rezervuar «heronjve». Dolli, lutje, të qara. Falenderime. Varri i Arkanit është objekt pelegrinazhesh. Jo vetëm nga serbët: në varrezë vijnë ekstremistë të djathtë. Kudo nga Europa. Në internet relikat e tigrave ruajnë një treg të konsiderueshëm: portrete, medalje, berreta, deri 1000 euro për një uniformë (e përdorur). Guxo të flasësh keq për shefin dhe skuadriljet e tij. Të pamëshirshmit e tij. Që pas lufte, në mungesë të përjetshme kodesh, hezitimesh dhe brengash, kanë mësuar artin e kompromisit dhe të konspiracioneve. Për të mbijetuar. Aleanca dhe afera kriminale.

Lidhja midis serbëve dhe’Ndrangetës ka lindur me luftën. Tigrat kishin një disponueshmëri të jashtëzakonshme armësh dhe grupeve ju nevojiteshin ato për rivalitetet e brendshme, rreketet dhe atentatet. Sot serbët bashkëpunojnë me ’ndrinet. Në narkotrafik. Falë edhe vetëm rrugës së krijuar nga Darko Shariç, ish padron ndërkontinental i kokainës, i vendosur midis Argjentinës dhe Uruguajit për të trajtuar me drejtuesit e karteleve jugamerikane. Një hetues spanjoll thotë se vetëm dy grupe e kanë kryer ngjitjen prepotente dhe trajtojnë njëlloj me fuqitë klasike hegjemone (vetë narkosët dhe ’Ndrangetën): shqiptarët dhe, pikërisht, serbët. Një hetues italian thotë se në xhunglën e rrugës nuk ka asnjë si serbët që i frikësohen të gjithë të tjerët. Për nga vrulli, fuqia e zjarrit dhe pamëshirshmëria e pashoqe.

Nga gjeografitë, ajo italiane mbetet qendrore. Dhe jo pse në Milano, në prillin e 1974, debutoi një Arkan i ri (vodhi një restorant). Nga Milano mund ta rrëfejmë epopenë e tigrave. Duke filluar nga Igor Kolar. Plaçkitës bankash i armatosur me kallashnikov dhe bomba. Në kokë, projekte spedicionesh kundër makinash transferimi të parave të shmangura në vigjilje nga karabinierë dhe projekte kidnapimi personash me epilog identik. Pas 10 vitesh në burg, Kolar dhe të tijtë kanë lënë gjurmë të gjalla. Raporte me gra të lagjes Corvetto, në periferii; armë të fshehura dhe të pagjetura kurrë; para njëlloj të fshehua; dishepuj që do të donin t’i replikonin aktet. Dhe t’i tejkalonin ato.

Marko Lopushina është një gazetar dhe shkrimtar serb. Ka shkruar si për tigrat, ashtu edhe për shërbimet sekrete serbe. Duke cituar burime të policisë, inkuadron zonën ballkanike sipas magieve të mëposhtme: për serbët, klanet janë tri. Një i përqëndruar në Beograd (Luka Bojovic mafija), një i dytë i degëzuar në të gjithë vendin (Legija mafija) dhe një i tretë pa kufi, Arkan mafija, jo detyrimisht pa lidhje me të tjerët. Bojoviç, ashtu si Ulemek (janë bashkuar nga pasioni për automatikun Zagi M-91 dhe ndarë nga një rivalitet i egër) ka qenë një oficer i Arkanit. Ka zgjedhur Spanjën dhe ka ndërtuar një perandori të ardhurat e së cilës i kanë mundësuar të hapë kompani, të ndërtojë hotele, qendra tregtare. Zakonisht, një fasadë për trafik droge, trafik armësh, dokumentash false. Për të prodhuar dhe ricikluar para.

Në listën e rezervuar të analizuar nga «La Lettura» shfaqen identitete dhe lokalitete. Identitete si «Pajo» (emër lufte), Drejtor Financiar kompanie në Beograd; «Raxha» (emër lufte), i hyrë në shërbimet sekrete serbe; «Osijec» (emër lufte), përkthyes për delegacionet e huaja dhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut; Vukovijët, babë e bir, që kanë pasur punësime në kazinotë dhe në kopshtin zoologjik të Beogradit… Lokalitetet janë vende ku janë sistemuar tigrat. Me grua, fëmijë, nipër e mbesa. Nijemci, Banja Luka, Nia, Ruma, Derventa. Është sidomos këtu që duhen kërkuar. Por tigrat janë bërë fantazma. Dhe jo gjithmonë dokumentat e materialit monumental të Tribunalit për Krimet në ish Jugosllavi zbulojnë sekrete. Mbesin shërnimet e pakta që kanë ndarë gjuetarët e vjetër të tigrave. Ndoshta detaje tashmë të kota, copëza përshkrimesh. Për shembull: «I gjatë 205 centimetra», «Pëlqen makinat Honda», «Ka një sy mangut», «Vozit ekskluzivisht makina dekapotabël», «Ka tatuazhin e një femre afrikane», «Ka humbur një këmbë», «Lojtar pokeri», «Piloton avionë», «Kampion karateje», «Ka hapur një zinxhir dyqanesh me prodhime brumi», «Stërvit qenër», «Jeton në Afrikën e Jugut». Personat në kërkim, thuhet, i gjen kur vendos t’i ndjekësh.

Herët a vonë, kushdo bën gabim ose e kryejnë përkrahësit e tyre. Në Afrikën e Jugut, që u garanton mikpritje, mbrojtje dhe identitete të reja tigrave, ishte fshehur Dobrosav Gabriç, vrasësi i Arkanit, një polic i ngarkuar për të eliminuar një njeri që dinte shumë, një që këmbëngulte tpër t’u sjellë sipas natyrës së tij: funksionarët e INTERPOL-it që kanë ppunuar lidhur me Arkanin e kanë quajtur «qen të tërbuar». Thotë një hetues boshnjak se mund të ketë në qarkullim Simon Wiesenthal (i mbijetuar i Shoahut, gjuetar i nazistëve) të rinj. Wiesenthal antiserbë. Në kërkim informacionesh dhe indiciesh. Lista për t’ju dhënë forcave të rendit dhe ekzekutuesve të hakmarrjeve.

E vërtetë se paslufta ballkanike ka ushqyer raprezalje reciproke etnike, në një spirale urrejtjeje që nuk është zbutur kurrë, ndoshta e vënë në pauzë edhe për arësye shtetërore (aspirata për të hyrë në Bashkimin Europian). Është e vërtetë se serbët, të paktën gjeneratat e vjetra, gjithçka e kanë në kokë përveçse rihapjen e debateve dhe promovimin e aksioneve lidhur me atë sezon. Por është edhe e vërtetë se shumë hesape kanë mbetur pezull. Kush ka bërë burg për krime të ndryshme ka dalë ose do të dalë së shpejti. Proceset e pakta janë rënduar nga ngecje dhe përmbysje të vendimeve. Jovica Stanishiç dhe Franko Simatoviç kanë qenë dy elementë kyç të forcave të armatosura të regjimit të Sllobodan Millosheviçit. Kanë pasur lidhjet me tigrat. Ndoshta, teksa serbët vrisnin bijtë përpara nënave, u prisnin kokën pleqve, mbysnin të sapolindur, i varrosnin të gjallë bashkë me të vdekurit, ata të dy qenë të pranishëm. Janë të lirë. Në pritje (ndoshta) të një dënimi definitiv. Procesi ka filluar në vitin 2003.

Ka pasur tigra që kanë luftuar në luftën e Ukrainës. Të tjerë të rekrutuara nga shërbime sekrete (edhe amerikane). Të tjerë akoma që posedojnë hartat e përleshjeve në ish Jugosllavi dhe organizojnë grumbullime periodike për të nxjerrë në dritë armë të vjetra për t’ua shitur kamorristëve. Kallashnikovët mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë nëntokë, mjafton t’i vajosësh dhe funksionojnë sikur të jenë të rinj. Tigrat janë si këto armë. Të matur dhe kameleonianë. Raport i policisë gjermane mbi kriminelin 46 vjeçar Srxhan Pajoviç, ish tigër, Dosja 123278. Në zërin «alias» figuron si: «Pajoviç Srxhan»; «Jandel Tomislav Matija»; «Milojeviç Predrag»; «Polumira Dejan»; «Valençiç Darko»… Informacione mbi subjektin janë kërkuar nga policitë e Romës, Vjenës, Beogradit, Podgoricës, Parisit, Madridit. Një e kaluar që nuk vdes dhe që ushqehet si metastazë. Një serbisht, metastaza.

(nga La Lettura) Përgatiti ARMIN TIRANA

17 komente në “Arkan: «Aferat» e tigrave”

  1. Ladi says:

    Or Serb or te qifsha motren ty qe ke ber kte artikull qe i thur lavdi e i ngre ne piedestal ca alabak te droguar te mbrojtur nga shteti serb , punen e kujt ben ti qe ke ber kte artikull kellir , qenke me serb se serbet o pler , i thur lavdi kriminelve kurva gazekarit sikur te ishin njerez qe kan shpetuar njerzimin , dhe qent e saliut si qent e sllobodanit ishin ne 97ten ashtu ju sulen dhe ata popullit vet po u ngriten njerzit ja qin kurvat , apo dhe ti qen i saliut ke qen o kazekar i perdal qe na servir nje artikull kaq te peshtir , i thuret lavdi vetem se keqes krimit tradhtis droges ne kto gazeta te peshtira te ngritura me parat e sherbimit serb e grek ja qifsha kurven , nuk ka njeri ti kontrolloj dhe ti ver fre maskarallikut ne gazekarit shqiptare , se kta bira kurve dobiça mçifen me parrullen e drejta fjales , e drejta fjales egziston deri aty ku ka vendin e vet , deri ku fjala esht e drejt , kur i thur lavdi se keqes kjo kurv fjale nuk ka me as nje te drejt , shtet shqiptar i ngritur mas 90tes me agjenturat e huaja serbe e greke vari karet.

    1. Loran says:

      O Lado ske ci ben realisht keta ishin ne te vertet tigrat e Arkanit ske ci ben le tna vij inat neve sa te duam inatin kija po hakun sja u heq dot o Lado as ti e as njeri se nje her e nje koh ben zap ter europen keta

      1. Theatre and Drama says:

        ca Europe ben zap keta o anastas?hahaha
        keta ben “zap” vetem fshatra te pa mbrojtura,duke masakruar gra femije e pleq,”trimeria” e ketyre nuk shkon pertej,prerje koke,nxjerrje syri ,keputje veshi,çarje barku,etj akte kanibaleske..me se shumti nen efektin e alkooholit dhe lendeve narkotike
        keta thjeshte kishin mbeshtetjen e ushtrise jugosllave..ne momentin qe u organizua ushtria kroate ne 1995,keta u zhduken brenda sekondes nga Krajina..
        po keshtu edhe ne Kosove,
        ku humben keta “tigrat” kur u futen amerikanet dhe gjermanet ne Kosove?..
        ..
        e njejta ka ndodhur ne 1914 kur greket dogjen fshatrat e Jugut,sepse Shqiperia s’kishte ushti fare,
        kur e provuan prape ne 1949 qe kishim ushtri,ja u shkedheu p.dhin e dashnor kapoçit ai..nuk u ndjene me greket per plot 45 vjet..

        1. asd says:

          Ke te drejte. Sado kafshe te egra, plumbi i i mbyll hesapet njelloj.

  2. Viola says:

    Prandaj Europa i do sa me shpejt ne gjirin e saj qente e shartuar te Sharrit ti ndersej kur i duhen.

    1. Theatre and Drama says:

      ca Europe ben zap keta o anastas?hahaha
      keta ben “zap” vetem fshatra te pa mbrojtura,duke masakruar gra femije e pleq,”trimeria” e ketyre nuk shkon pertej,prerje koke,nxjerrje syri ,keputje veshi,çarje barku,etj akte kanibaleske..me se shumti nen efektin e alkooholit dhe lendeve narkotike
      keta thjeshte kishin mbeshtetjen e ushtrise jugosllave..ne momentin qe u organizua ushtria kroate ne 1995,keta u zhduken brenda sekondes nga Krajina..
      po keshtu edhe ne Kosove,
      ku humben keta “tigrat” kur u futen amerikanet dhe gjermanet ne Kosove?..
      ..
      e njejta ka ndodhur ne 1914 kur greket dogjen fshatrat e Jugut,sepse Shqiperia s’kishte ushti fare,
      kur e provuan prape ne 1949 qe kishim ushtri,ja u shkedheu p.dhin e dashnor kapoçit ai..nuk u ndjene me greket per plot 45 vjet..

  3. Shtypi says:

    Harrove turqine dhe katarin mediat tona financohen nga armiqte e shqiprise per ironi te fatit

  4. reali says:

    eshte edhe luka modric

  5. reali says:

    eshte edhe luka modric

  6. Viola says:

    Patjeter te gjithe bashke. Ne serbi bejne financime ekonomike kurse me Shqiperi dhe Kosove mdertojne xhami.

  7. Arkana tigrovi says:

    здравље брат аркан ????

    1. Te zente mallkimi i nenave o arkana tigrovi (tigri kurrizrrjepur i Arkanit) says:

      Edhe kelyshin e Arkanit patem mangut o Mero , ne komente.

  8. A says:

    O Armin, aman l, kur te perkthesh ndonje material here tjeter, pershtate nje cike se le nam

  9. Marku says:

    Keto historite me keto “trimat” e arkanit jane perralla boshe serbe.
    Trimat e vertete qe I benin kelyshet e arkanit te iknin me vrap nga cdo front ishin shqipetaret super-trima qe luftuan kunder serbeve ne te tre frontet e lufterave te jugosllavise .
    Formacionet e arkanit nuk arriten ne asnje rast te mbanin nje front lufte . Heroi legjendar I shqipetareve dhe kroateve gjenerali Bekim Berisha I shkeli forcat e arkanit sa here qe I kishte perballe ne Bosnje,Kroaci dhe Kosove. Po keshtu bene edhe Xhelal Hajda , Agim Ceku, Anton Cuni e shume gjenerale te dalluar shqipetare qe ne menyre vullnetare I ndoqen fashistet serbe ne cdo cep te jugosllavise se atehershme . Po keshtu bene edhe Ramush Haradinaj, Agim Ramadani te cilet I shkelen forcat e arkanit ne rrafshin e dukagjinit , ne pashtrik dhe ne Koshare. Megjithe se e superarmatosur dhe duke luftuar kunder popujve te paarmatosur serbet ” trima” I humben te gjitha lufterat qe ata vete I filluan .
    Duke u intervistuar nga nje televizjon hollandez menjehere mbas thyerjes se forcave te arkanit afer kufirit boshnjako-kroat gjenerali Bekim Berisha duke mbajtur nje kapele te tyre ne duar thote : “ketu ishin forcat e arkanit.
    Ne ate shtepine aty kane qene 4 prej tyre . Ne ate tjetren kane qene
    3, faktikisht kane qene shume prej tyre ne te gjithe zonen ketu , por duke filluar nga ora 6 e mengjezit te sotem ato nuk Jane me ketu sepse sepse e kemi cliruar kete zone” . Pyetjes se gazetarit se ku Jane ” trimat e arkanit” Bekimi I pergjigjet per se dyti se ata nuk “Jane me “. Gazetat e tiranes antishqipetare duhet te shkruajne me teper per komandantet trima shqipetare kroate dhe boshnjake qe luftuan dhe mposhten gjenocidialet serbe ne cdo front.

  10. Likja says:

    KTIJ PUSHTIT I RA KEQ ME KROATET…SE ATY KISHTE CECUA BICAK….DHE U HDH NGA ANA E BOSNJE HERCEGOVINES…KU ISHIN ME PAK TE MBROJTUR DHE PA FORCE ARMATMI…U MIREN ME POOULLSINE CIVILE TE PA MBROJTUR…PASTAJ DOLEN NE KOSOVE..KU MAX ISHTE NDONJE CIFTE TEK TUK…ME VONE KUR LUFTA MORI PERMASA TE TJERA.KU UCK..U ORGANIZUA ME NJEREZ DHE ARMATIM…MOREN PATKOJNTE DHE U FSHEHEN NE SERBI DHE EVROPE…FILLUAN ZANATIN E HAJDUTIT PRAP…

  11. F.K says:

    Prap me greket ti ? Ne 49 ishin anglezët prapa grekëve për të shporrur koleren e kuqe ,nuk ishte sulmi tipik për ndonjë metër katror tokë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje