Qënka këtu Presidenti?! I cilësuar si “macja e zezë”, Meta i jep Dekoratën “Nderi i Kombit”, portierit legjendar të Partizanit dhe Kombëtares, Sulejman Maliqati

1 Gusht 2020, 12:02Sport TEMA

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar me Dekoratën e Lartë, “Nderi i Kombit”, portierin legjendar të Partizanit dhe Kombëtares, Sulejman Maliqati, i cili sot mbush 92 vjeç. I cilësuar si ‘macja e zezë’, Meta shkruan për Maliqatin, se ai nuk pati kurrë nevojë për doreza, pasi topin nuk e ndiente vetëm me duar, por e njësonte me vetë qenien e tij.

Sipas presidentit, Maliqati është një shembull frymëzues për historinë e sportit tonë dhe model frymëzimi i rrugës drejt suksesit për fëmijët dhe brezat e ardhshëm të sportistëve.

Postimi i plotë i Metës:

Urimet më të përzemërta në 92-vjetorin e lindjes për Profesor Sulejman Maliqati, një nga portierët më të famshëm të të gjithë kohëve të futbollit shqiptar, legjendën e padiskutueshme të Partizanit dhe Ekipit Kuq e Zi, 7 herë kampion kombëtar dhe Nënkampion i lojrave të Leipzigut të vitit 1958. 

cilësuar si “macja e zezë” dhe mburojë e pakalueshme e portës shqiptare, portieri që nuk luajti kurrë me doreza, pasi e ndiente topin jo vetëm me duar e gishta por e njësonte me vetë qenien e tij, Sul Maliqati, për gjithçka i ka dhënë futbollit gjatë karrierës, është një shembull frymëzues për historinë e sportit tonë dhe model frymëzimi i rrugës drejt suksesit për fëmijët dhe brezat e ardhshëm të sportistëve.

Për kontributin e çmuar, talentin dhe personalitetin e jashtëzakonshëm, si një nga ikonat e historisë së futbollit shqiptar dhe në vlerësim të sakrificave për arritjen e rezultateve të shkëlqyera duke përfaqësuar denjësisht fanelën e Partizanit dhe ngritur lart emrin e Shqipërisë në arenat ndërkombëtare sportive, duke na bërë krenarë të gjithëve, pata kënaqësinë ta çmoja me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.

Jetë të gjatë e me shëndet të plotë Sula ynë, njeriu me vlera dhe integritet të lartë qytetar, edukatori shembullor për brezat më të rinj si model i mjeshtërisë dhe atdhedashurisë!

8 komente në “Qënka këtu Presidenti?! I cilësuar si “macja e zezë”, Meta i jep Dekoratën “Nderi i Kombit”, portierit legjendar të Partizanit dhe Kombëtares, Sulejman Maliqati”

  1. ?? says:

    Fityrë e urryer, mor president.

    1. Eri Livorno says:

      macja e zeze eshte quajtur legjendari Qemal Vogli.

    2. Olsi Madhi says:

      Nuk shahet Presidenti i Shqiperise , ma i miri …..
      Po te ishte i keq dhe i urryer perse nuk e shkarkoi PS dhe kodoshat e saj me ne krye gangon legjendarin Rama?

      Njerez, popull i peshtim pa taban , pa histori , tradite e fe.

  2. Shenjestra says:

    Sulejman Maliqati e mertiton kete dekorat te lart NDERI I KOMBIT.Ai i ka dhene shume sportit shqipetar dhe ka nderkombetarizuar pristigjin e ekipit shqipetar, partizani.I urojme qe te rroj sa te doje dhe te jete i lumtur.

  3. Metalurgu says:

    Vazhdo te dekorosh hajdute e matrapaze,ashtu sic je edhe vete.

  4. specialisti says:

    Ti Metalurgu
    Me c’te drejte e cileson Sul Maliqatin, hajdut e matrapaz ?
    Ai eshte sportisti model qe i gjithe klubi Partizani e klubet e tjera kishin respekt.
    TI “Metalurg” QENKE NJERI I POSHTER.
    I PA FYTYRE.

  5. tekniku says:

    Sula ta gezoje se ndoshta e meriton.,por i “nderuari”president eshte bere si shoku Rita qe priste shirita dhe si Haxhiu qe shperndante dekorata.

  6. ? says:

    Ka dy gabime ne postimin e presidentit qe vine prej faktit qe kur Sula luante futboll, presidenti yn i nerum ishte hala ke koqet e babit e s’kish dale akoma. E para, ne kohen e Sules te gjithe portieret luanin pa doreza, me perjashtim te noi qyqari qe kishte vra gishtin dhe e dyta apelativi “macja e zeze” ju ngjit prtierit jo aq te famshem sa Sula, Shefqet Topit, pas nje fotografie fantastike qe beri Petrit Kumi ku Çeti e ka pritur topin dhe i gjithi eshte ne ajer me kurriz te kthyer poshte. Ajo fotografi u be e famshme, dhe Shefqeti fitoi me shume fame prej asaj fotografie sesa nga cilesia e tij si portier.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje