Ministria e Diasporës, projekt novativ: Tenderon 2 mijë kuti kartoni me lojën “Mos u nxeh” me tri palë zara. Me fat Tirana, Gjirokastra, Korça e Shkodra

4 Gusht 2020, 09:40Politika TEMA

Me sa duket implementimi i projektit për votimin e diasporës po has vështirësi në terren.

Kjo më shumë për shkak të vështirësive teknike, pra votimi me postë, se sa nga kundërshtimi i opozitës jashtëparlamentare e cila është skeptike për çdo lëvizje të qeverisë së Edi Ramës në drejtim të përmirësimit të procesit zgjedhor.

Por të “keqes” i ka dalë përpara as më pak dhe as më shumë por vetë ministri aktual i Diasporës, Pandeli Majko.

Për të mbajtur nën kontroll një acarim të mundshëm të diasporës dhe të familjarëve të tyre në Shqipëri, Ministria e Diasporës ka dalë me një projekt novativ.

Ministria e Majkos ka hedhur në “treg” një tender shumë domethënës që i shkon për shtat diasporës, atë të lojës “Mos i nxeh” në katër qytetet kryesore të vendit.

Nuk është batutë për hir të së vërtetës, është një projekt konkret i cili është tenderuar që më 29 korrik në orën 11.30 dhe është mbyllur më 30 korrik po në orën 11.30. Pra vetëm pesë ditë më parë.

Kush nuk ka fëmijë të vegjël dhe nuk e di këtë lojë, ajo është e përbërë nga një tabelë kartoni, ku janë të vendosura rregulla të qarta dhe luhet me katër vetë, por dhe me tre ose dy.

Përdoren zarat, të cilat dhe këto janë futur në pjesën përbërëse të tenderit, dhe të mban ngulur me orë të tëra, pasi vetëm njëri do të arrijë të fusë në kuadrantin e fundit katër “ikonat” përkatëse, luftë që bëhet dhe duke eleminuar kundërshtarin dhe kthyer atë në pikën e nisjes.

Për t’i rikthyer tenderit, sipas specifikimeve teknike, loja duhet të jetë e printuar mbi format kartoni dhe e plastifikuar, me përmasa 60 x 60 cm e me palosje si “kuti” dhe mbi të, të jetë etiketa dekorative me logon “Vëlla, mos u nxeh”, ndërsa zarat e lojës, duhet të jenë me përmasa 1x1x1cm.

Në datën 3 gusht 2020, kutitë e lojës, do jenë gati për t’ia dërguar shqiptarëve të Diasporës. Pra sipas specifikimit teknik, kompania fituese ditën e djeshme i ka shpërndarë në qytetet e përcaktuara sipas projektit të Ministrisë së Majkos.

Qytetet që do tëkenë fatin të pajisen me 500 copë lojë “Vëlla, mos u nxeh” janë Tirana, Gjirokastra, Korça dhe Shkodra, duke bërë që gjithë ky projekt që të shkojë në 2000 lojë.

Ende mister mbetet fakti se kush e ka dhënë këtë ide novatore në Ministrinë e Diasporës, e cila do të mbajë të zënë në argëtim 8 mijë njerëz në një lojë, gjatë gjithë muajve të verës. Në një ditë mund të kemi më shumë persona që përfitojnë nga loja argëtuese verore e Ministrisë.

Majko me sa duket ka vendosur t’ju vijë në ndihmë qytetarëve shqiptarë në këtë kohë pandemie, sidomos atyre që kanë njerëz në diasporë në emigrim me këtë lojë kartoni që të mban ngulur për orë të tëra dhe të “kalit” fort nervat sikurse ka dhe emërtesën.

Shpresojmë që të ketë dhe udhëzimin përkatës që të luhet vetëm me njerëzit e familjes, pasi kohë virusi është dhe mund të infektohen “lojtarët” e përzgjedhur.

Ky tender ka dhe disa specifikime si më poshtë:

1.Tabaku i lojës “Mos u nxeh”, formati 60 x 60 cm, letër 130 gr, 1 ane printim, plastifikim mat nga të 2 anët, dy palosje;

2.”Dosja”, formati 31.5 cm x 31.5 cm, shtyp nga 1 anë, letër superfine 300 gr, me prerje dhe ngjitje;

3.Skajet e dosjes të jenë të rrumbullakosura;

4.Etiketa sticker rrethore me mbishkrimin “Mos u Nxeh”, me sfond të bardhë. Diametër 5 cm. Materiali i sticker-it duhet të jetë rezistent ndaj ujit.

5.Qese farmacie me dimension 10.5 cm x 6 cm

6.Zar loje 1x1x1cm

7.4 kopsa te ngjyrave te ndryshme, diametër 1.5cm. (TemA)

21 komente në “Ministria e Diasporës, projekt novativ: Tenderon 2 mijë kuti kartoni me lojën “Mos u nxeh” me tri palë zara. Me fat Tirana, Gjirokastra, Korça e Shkodra”

  1. Emigranti says:

    Po çeshte kjo tallje dhe cenizem o Pandeli? Emigrantet po e gdhijne te perbuzur per dite me rradhe para ambasadave dhe konsullatave shqiptare ne Athine, Selanik, Milano etj per te aplikuar per pasaporte apo karte identiteti e s’po munden te aplikojne dot per shkak te korrupsionit marramendes, ky gjen kohe te rehatohet me lojen mos u nxe. Leviz prapanicen nese je minister i diaspores e ndihmo kete njerez ne hall ose largohu pa dinjitet shoku Majko. TURP!

    1. Morri i kuq says:

      U rrite e u poqe por nga mendja ngele koqe

  2. Zana says:

    Paska ik për lesh edhe Majko.

  3. Ladi says:

    Nga traplliku ne absurd..

  4. drinidelvoinjoti says:

    njeriu me parazit ne politiken shqiptare , qe nuk e ka merituar nje sekond prezencen e vet ne politike, qe nuk ka sjelle asgje per politiken shqiptare dhe per shqiptaret , tipik servil, as mish e as peshk , e mban mire me te gjithe , dhe nuk ndihet , nje urith .

  5. Albin says:

    S’u poqe njehere o Majko, po cilimi ngele. Vetem bla, bla, bla, bosh e pa kellqe. Te na e kishe kursyer kete cinizem o Pandush. Emigrantet po vuajne nga shteti i tyre, ky gjen kohe te krihet. Hiqet edhe si u majte.

  6. Kola says:

    Nje ministri qe nuk duhet te ekzistoje. Nje shtojce parazite e Qeverise.

  7. durimi says:

    Ky eshte si ai profesori i fiskulture qe ne çdo mbledhje rektorati nuk pyet e as nuk diskuton asnjehere!

  8. BUJARI JU DEGJON says:

    Mero,nuk po te kuptoj fare!…
    Po te jete e vertete eshte nje budallallek Pandelik…
    Po te jete per “Antenen” e Temes do te kishte me shume humor…
    Cfare eshte xhanem!… ?

  9. Dumreadf says:

    Problemi kryesore i diaspores eshte pikerishte ky.Bravo Majko na i zgjidhe te gjithe problemet me kete loje

  10. ***** says:

    Fruti i 4 vjeteve ministri diaspores….hahahahahaha kurorezohet me shpikjen e nje loje qe nuk luhet vetem me letra por edhe duke hedhur zara.
    wow …
    besoj se fillimisht do shperndahet neper ambasada, qe sa here te kerkojne ndonje sherbim shqiptaret; tu thuhet : “Vella mos u nxeh” , sherbimin do ta japim kur ta kemi, por merreni kete lojen falas.
    hhahahahaha

  11. Mal Cori says:

    Mese fundi ky verteton me se miri thenien e Profesor Perparim Kabos, se eshte nje minister gjumash dhe pertac.
    Dhe tani qe i duket se i ka dale gjumi, dhe po dremit ende duke pare endrra.
    Ja nga keta tipa, si Pandi Majko e meriton humbjen PS.
    Ja pse profesor Kabo i tha Pandit.- Koha jote ka mbaruar zoti Majko.
    Boll fjete 4 vjet gjume ne ate ministri dhe bere zero pune.
    Te kesh turp qe as adresat e emigranteve nuk arrite ti marresh.

  12. Kur ngeli Atdheu ne duart e ketyre debileve! Tamam si ajo perralla: plaku terhoqi karroten, plaka terhoqi plakun, qeni terhoqi plaken, macja terhoqi qenin dhe e nxorren!! Ramizi terhoqi Fatosin, Likja Tosin, Edi Liken dhe nxorren karroten.
    Pandoja ska aftesi dhe as talent mashtruesi , perpiqet mavrija te duket dhe ai po akoma spo gjen veten ne kete lukuni edepsezesh. Sa per ata te tjeret, atyre vec te shkulin Sali debilin u ka ngelur se karroten nuk kane tru dhe mendje as ta prekin jo me ta nxjerrin.

  13. Unë says:

    Unë s’po kuptoj qëllimin e krijimit të këtyre kutiave me lojën mos u nxeh!? A ka njeri që të ma shpjegojë, nëse ka diçka tepër të zgjuar, largpamëse dhe funksionale këtu, e në funksion të realizimit të votimit të Shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, apo është thjesht një idiotizëm me brirë?!?!?! Se ndonjëherë gjërat janë shumë të thjeshta dhe ne përpiqemi që ti komplikojmë kot! Kjo mund të jetë e gjitha një budallallëk me brirë, dhe ne përpiqemi që ta ndërlikojmë kot!?

  14. Shenjestra says:

    Sa me merziti ky shkrim.Me mire te mos e kisha lexuar fare.Majko paska shkuar per lesh.

  15. Lexues i Temma says:

    Njeriu me KOT i te gjitha qeverive shqiptare.
    Vetem per kete arsye e don dhe e propozon edhe PD ja.

  16. Llastik edepsez says:

    Nuk gjeje menyr tjeter per te vjedhur ore Pandi. Njerez si Pandi nuk i hyn ne pun as gruas se tij. Cfar turpi po te jet e vertet.

  17. dardan says:

    Sa poshte paska rene Majko. Po i shkojne shitjet e lojrave atij se nga mendja po kalama ka mbet, pamvarsisht thinjave.

  18. Jim says:

    Kur ishte MM leket ja bente “kuqua “bodigardi dhe sekseri I tij. Kam fituar 220 mije nga shitja e nje shtepie Kur hyri MM kishte nje shtepi parafabricat tek ish stacioni I fundit I autobuzit Tirane e re Ku I gjeti keto shyest lekesh. Go to hell .

  19. 001 says:

    Shoku pandit ai edi rama i ndjek shqiptaret nga shqiperia per te punuar ne Europe
    Kur kthehen, u sekuestrojne parate ne rinas.
    Ky i urti por me paraziti del me lojen hapa dollapa ne nje vit kaq te veshtire sa gjithe Bota se Ka pare ne 100 vite, ne te njejten kohe qe hallet e emigranteve skan fund
    Po pse sna dergove nje pale letra te luanim si familje e te flinim gjume si ministri i diaspores?

  20. Suka says:

    Sic thojn disa komentues edhe une nuk e kuptova kete shkrim.
    Mendoj qe kete ministri,Rama e krijoj kot sa per te larguar Majkon e per te bredh neper bote me paret e taksapagusve,se asnje pune nuk ben.
    Sa I perket Majkos si person eshte si ato kurvickat qe shkon me te gjithe,pa pike personaliteti.Shume I korruptuar.Hiqet si babaxhan,por I pa fetyre.Po I kujtoj vetem Ndermarrjen e veshjeve te ushtris.AI E DIN SHUME MIRE,Nje here tjeter do ti dergoj fakte. Kam punuar me te jatin ne MMP.Ai ishte shume burr I mire.
    MAJKO MOS U HIQ SI BURR I MIRE.
    BEN MIRE JEP DORHEQJEN.
    Se po ike ti.RAMA e shkurton kete MINISTERI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje