Superliga është plani B, Bregu dëshiron transferimin jashtë Shqipërisë

6 Gusht 2020, 18:12Sport TEMA

Dejvi Bregu u konsiderua si një talent që në çastin kur shënoi golin e parë në karrierë në Kategorinë Superiore më 4 Prill të 2015-ës, në një sfidë mes Flamurtarit e Tiranës.

Më tej u shndërrua në një prej yjeve të kampionatit shqiptar me fanellën e Luftëtarit dhe ishte ndër futbollistët më të mirë të Skënderbeut në dy sezonet e fundit.

Tashmë ka ardhur momenti që 24-vjeçari të testojë aftësitë e tij në një ligë më të fortë dhe ky është objektivi i madh personal i vlonjatit. Bregu së bashku me 2 përfaqësuesit e tij Adrian Aliaj e Arbër Abilaliaj po vijojnë përpjekjet për të gjetur një klub jashtë Shqipërisë, që do t’i shërbente karrierës së futbollistit dhe do të ishte një trampolinë për më lart.

Negociatat dhe bisedimet me klube të ndryshëm kanë nisur prej disa kohësh, por ekipi përfaqësues i Bregut kërkon të tregojë kujdes për të mos gabuar me zgjedhjen. Qëndrimi në Superiore është plani B pasi së fundmi është përmendur dëshira e drejtuesve të Vllaznisë për ta patur në skuadër edhe pse kontakte konkrete nuk ka patur, ndërsa të vetmet klube që kanë kryer hapa konkretë janë deri më tani Tirana e Partizani, hipoteza të kënaqshme, por gjithsesi fokusi kryesor i “gjeniu të vogël” mbetet transferimi në një kampionat jashtë Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje