Ambasadori i SHBA: Ligji për UÇK-në minon lirinë e shprehjes, bie ndesh me frymën e Kushtetutës

7 Gusht 2020, 09:16Rajoni TEMA

Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të vihet në votim Ligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe i përkrahur edhe nga Qeveria që drejton Avdullah Hoti.

Për një Ligj të tillë kishte reaguar më herët ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Më 29 qershor në profilin e tij zyrtar Kosnett kishte thënë se Ligji për Vlerat e Luftës së UÇK-së është një mënyrë e gabuar për të treguar respekt për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Diplomati amerikan kishte potencuar se një ligj i tillë kriminalizon lirinë e shprehjes dhe frikëson qytetarët.

Për një Ligj të tillë, Konsett ka reaguar edhe sot përmes një shkrimi autorial të publikuar në Koha Ditore.

“Në përpjekje për të nderuar UÇK-në, mos e minoni trashëgiminë e saj të lirisë”, është titulli i shkrimit të Kosnett në të cilin ambasadori amerikan thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë kundër UÇK-së, por se një Ligj i tillë i propozuar minon lirinë e shprehjes dhe përpjekjet për drejtësi.

“SHBA nuk është “kundër UÇK-së”. Por Ligji i propozuar për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës minon lirinë e shprehjes dhe gjithashtu do të mund të minonte përpjekjet për të siguruar drejtësi.

Luftëtarët e UÇK-së kanë luftuar për t’i shtrirë liritë për popullin e Kosovës, jo për t’i kufizuar ato”, ka shkruar Kosnett.

The proposed KLA Values Law is the wrong way to show respect for KLA. It criminalizes free speech, intimidates citizens, and is costly. It distracts from practical efforts to understand and teach Kosovo’s history. When will parties refocus energies on the economy and COVID-19? pic.twitter.com/SgXKJvJQ9X

— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) July 29, 2020

8 komente në “Ambasadori i SHBA: Ligji për UÇK-në minon lirinë e shprehjes, bie ndesh me frymën e Kushtetutës”

  1. Fatosi-kosove says:

    Dikush duhet ta pyes ambasadorin se ndoshta per ty eshte ma mire ta bejme nje ligj qe mbrone kriminelet serbe qe kane kryer masakra e dhunime ndaj shqiptareve ne kosove,dhe me kete ligj te shpallen heroj se nga millosheviqi e deri tek shesheli,ndoshta keshtu i kenaq albiciet tuja, kur ne gjithe boten secili shtet sipas te kaluares ka hartuar ligje qe mbrone vlerat e luftes apo perpjekjet per te qene te lire,neve nuk na takojka kjo !
    Nderkohe qe edhe ne amerike ka ligje te tilla bikes ka edhe nje ligj qe i ndalon botes ta gjykon qofte edhe nje ushtar amerikan kur kryen vrasje qe shkelen te drejtat e njeriut, kurse kosova nuk u dashka te mbroje vlerat e veta!!!
    Nuk di ne bote nje rast te tille ku miku i kerkon mikut tmos e respektone veten !!!

  2. Erdogan says:

    “Shqipetaret” me Identitet Arabe te Kosovos dhe Kosova eshte Serbe dhe e pushtuar nga Sllavet,ashtu sic eshte sot Stambolli turk,SHB,A Anglese,Palestina Greke ne Israel etj.
    Mos te harrojme qe Greqia ka patur rreth 150 Polis ne Palestinen e krijuar ne periudhen e qyteterimit te Kretes dhe Mykenes qe shkon shume pas mbi 3000 vjet P.E.S.
    Kosova eshte nje Protektorat i colonizatoreve Angloamerikane dhe Cifute,kjo dihet nga ata qe kane pak Tru.
    Jo sepse nuk kane te drejte Tyrqit e Kosoves kubder pushtuesve sllave,por nuk mund te jesh edhe me turqine edhe me Jeorgios Kastriotis?
    Kosova per fat te keq nuk do behet kurre shtet,se nuk ishte ai qellimi i shkaterrimit te Jugosllavise nga Fuqite e Medha.

    1. fortepordheria e tij qirje Janaqis prift grek (por pak shqiptar ama) says:

      Per cdo shqiptar me mbiemer Turk do te gjej 1 milione geek! E pranon bastin o iqirje fotaqis?

  3. qytetari says:

    Tani po e kupton Perendimi tere dimensionin e Uck-es,qe mbas luftes se tyre,per lirine e kosoves,kreret e Uck-es,e trajtuan vendin per dekada te tera si pronen e tyre,kur po te ishin patriote te vertete duhej tja u kishin lene drejtimin e shtetit qytetarit te ndershem,te afte dhe patriot kosovar,qe dhe nuk jane te paket.
    Te habit tani se fundi,si ´´qershija mbi torte´´ shprehja e Thacit:
    Nuk luftuam per vote dhe as per karrige???.
    Ahere kush e paska ´´detyruar´´ Thacin,hajradinaj dhe ata jo te paket rreth tyre. te rrine per dy dekada ne te gjithe karriget e larta te pushtetetit te Kosoves?

  4. janaqis says:

    C’do ligj ne bote eshte kufizim te drejtash por nqs ka interes kombetar behet dhe ligji. Ne rastin konkret Ka interest kombetar shqiptar dhe Jo amrikan keshtu qe bambasadori ne rregull e ka.

  5. emigranti says:

    “Erdogan” ben mire te shkruash ne ndonje portal te trushplareve greke qe kenaqen me enderra.
    Ke miksur pak te verteta me shume genjeshtra, tipike per mashtruesit.
    Shqiptaret more gjysemarab jane autoktone, pasardhes te ilireve, banues te ketyre trojeve shume perpara qyteterimit arab.
    Dihet qe serbet erdhen mbas shekullit 5 te eres sone me ngujime fillimisht ne zonen e Danubit, aty ku eshte Beogradi sot duke u shtrire ne jug ne territoret ilire ( shqiptare ) gjate sundimit bizantin.
    Persa I perket qyteterimit grek qe zotrote thua se ka egzistuar 3000 vjet B.C., pra para 5000 vjetesh eshte utopi pasi ai ka egzistuar ndermjet shekujve 7-3 B.C., pra vetem 4 shekuj ne zonen e Peloponezit e rrethinat e ne ishujt e Egjeut Ndersa nga Turqia e sotme aziatike e deri ne Indi e ka zoteruar qyteterimi persian qe ka qene perandori.
    Greqia duhet tja dije per nder Europes ( kryesisht Gjermanise ) qe e fryne civilizimin grek per qellimet e tyre mbasi I duhej nje shembull per demokracine qe po ndertonin pas rilindjes europiane. Princi gjerman ( qe u emerua mbret I Greqise ) ngriti Greqine e re sipas modelit qe kish ndertuar objektet I jati I tij ne Bavari duke marre nga greket vetem fjalen demokraci, te cilen greket as sot nuk e njohin pa lere me para 2700 vjetesh kur instaluan skllaverine, e panjohur deri ne ate kohe.
    Si mund te quhet nje vend demokratik kur nuk njeh asnje nacionalitet te huaj ne Greqi, pra sikur ne Greqi ka 100% greke ……
    Nuk merrem me me shqipfoles te shitur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje