Poetja shqiptare Irma Kurti shpallet “Akademike dhe Presidente nderi” e Enciklopedisë Poetike italiane

7 Gusht 2020, 08:57Kulturë TEMA

Poetja dhe shkrimtarja Irma Kurti nderohet me titullin “Akademike dhe Presidente Nderi” e Enciklopedisë Poetike Wikipoesia, krijuar në Itali në 2019 me rastin e Ditës Botërore të Poesisë.

Në Presidencën e Nderit pranohen deri në dhjetë personalitete në fushën  e poezisë.

Wikipoesia përshkruhet nga media e shkruar si “Wikipedia e poezisë”.  Në kontekstin e poezisë bashkëkohore, ajo përfaqëson rrjetin më të madh ndërlidhës dhe të vetmen enciklopedi poetike semantike në botë.

Irma Kurti ka botuar njëzet libra në gjuhën shqipe, dymbëdhjetë në italisht dhe katër në anglisht.

Ka shkruar rreth 150 tekste këngësh për të rritur e fëmijë dhe njihet si autore e këngëve të suksesshme në festivale të muzikës së lehtë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

Shkruan tekste dhe në gjuhën angleze e italiane, të cilat janë hedhur në tregun ndërkombëtar të muzikës nga shtëpi diskografike italiane.

5 komente në “Poetja shqiptare Irma Kurti shpallet “Akademike dhe Presidente nderi” e Enciklopedisë Poetike italiane”

  1. patrioti says:

    Ne asnje vend tjeter , si ne Itali , nuk nderohet e respektohet shqiptari sipas meritave qe ka . Viva Italia !

  2. rozi says:

    Urime për këtë poete të këngëve rinore që akoma janë hite të muzikës shqiptare. Bashkëpunimi me këngëtarë si Ermira Babaliu, etj nxjerr në pah vlerat njerëzore të një shqiptareje të mirë, që pa bujë e zhurmë kontribon për vete dhe vëndin. Vlerësim i merituar dhe ne duhet të jemi krenarë me të tillë artistë!

  3. Olimpia says:

    Cudi ne tv shqiptare nuk mbeti injorant pa folur Nderkohe talente te tilla shumeplaneshe dhe me njohje nderkombetare nuk kujtohet kush ti therrase As M Nano qe ndonjehere fton personazhe interesante

  4. Doktoresha says:

    Bravo Italia, sepse kur ishte ketu kjo zonje bente tekstet e kengeve fituese, por te tjeret i merrnin meritat! Te lumte zonje qe na ben te krenohemi te gjithe!

  5. Per shqiptare te tille duhet treguar
    gjithmonne / ne cdo rast rrespekt …
    Edhe ne pamje te jep te pershtypje te njeriut te mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje