Familja e artistit Arben Bajo mesazh dashamirësve: Kërkojmë mirëkuptimin për evitimin e grumbullimit në ceremoninë mortore

9 Gusht 2020, 11:56Kulturë TEMA

Familja e artistit Arben Bajo i cili u nda nga jeta ditën e sotme, ka përcjellë një mesazh për të gjithë dashamirësit.

Përmes një njoftimi publik, ata kërkojnë mirëkuptimin e të gjithëve për të evituar grumbullimin në ceremoninë e përcjelljes drejt banesës së fundit.

“Me dhimbje e madhe e trishimin qe le pas humbja e njeriut tone te dashur dhe artistit Arben Bajo, na duhet te kerkojme mirkuptimin e te gjithe miqve, studenteve e dashamiresve per evitimin e grumbullimit ne ceremonine private te percjelljes per ne banesen e fundit të të dashurit tone. Ju falenderojme per lutjet dhe ngushellimet tuaja . Me respekt nga familja Bajo”, shprehen familjarët. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje