Matrix, një metaforë për transeksualët

12 Gusht 2020, 21:55Lifestyle TEMA

Lilly Wachowski, e cila bashkëregjisore e filmave “Matrix” me motrën e saj, Lana, thotë se seritë e filmit duhen lexuar si alegori për narracionin transgjinor. Pas lançimit të filmave, të dy motrat dolën hapur si transeksuale – Lana në 2012 dhe Lilly në 2016 – dhe që prej asaj kohe, shumë nga fansat e “Matrix” kanë gjetur në filma elementë që të bëjnë ta mendosh këtë.

Jam e kënaqur që është kuptuar se ky ka qenë qëllimi fillestar“, është shprehur Lilly pak ditë më parë. “Bota nuk ishte mjaftueshëm e gatshme për të. Bota e korporatave nuk ishte gati për këtë“.

E adhuroj faktin se për njerëzit trans këta filma janë kuptimplotë”, thotë ajo duke shtuar: “Ata vijnë tek unë dhe më thonë: Këta filma më shpëtuan jetën”.

Hipotezat për nuanca trans janë hedhur prej kohësh sidomos mbu personazhin kryesor, Neo, i luajtur nga Keanu Reeves. I paraqitur në film si “një copëz në mendjen tuaj“, ai portretizohet si një njeri që ka brenda vetes një konflikt gjinor. Prandaj, pilula e kuqe që ai merr për të parë realitetin ashtu siç është, shihet si një tabletë hormonale.

Unë mendoj se ky film na çliroi sepse ne ishim në gjendje të imagjinonim gjëra që në atë kohë ju nuk i shihnit shpesh në ekran.”

Regjisorja zbulon se kishin synuar që personazhi i Switch-it të kishte gjini fluide, pra të paraqitej si burrë në realitetin e dukshëm dhe si grua në botën e Matriksit.

1 komente në “Matrix, një metaforë për transeksualët”

  1. Poko says:

    Si do qe te beni Adam dhe Eve nuk krijoni.Ata i ka kriuar i madherishmi zpt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje