FOTOT/ Martesa që “Familja Mbretërore” do të donte ta fshinte si histori: Çfarë ndodhi në të vërtetë?

Meghan Markle, që prej martesës së saj me princin Harry, i ka sjellë veçse telashe “Familjes Mbretërore” në Britani.

Historia më e sikletshme e saj, natyrisht që është martesa e parë, që “Familja Mbretërore” do të donte ta fshinte fare si histori.

Markle ka qënë e martuar më parë me Trevor Engelson, në vitin 2011.

Para se të kurorëzoheshin, ata ishin të lidhur për 7 vite me njëri-tjetrin.

Mediat bëjnë me dije se martesa e tyre u prish për shkak të famës së papritur të Meghan, që erdhi me rolin në serialin “The Suits”.

Ata filluan të largoheshin qysh në vitin 2013, pasi Meghan u bë e famshme për rolin e saj.

Martesa e tyre mori fund zyrtarisht në 2014 për shkak të “ndryshimeve të pakapërcyeshme” siç thuhet në letrat e divorcit.

Babai Markle, e cila nuk flet me këtë të fundit, deklaronte pak kohë më parë, se ajo edhe martesën me princin Harry po e përdor për famë.

Madje ai pretendon se pasi e detyroi atë të largohej nga Pallati Mbretëror, mund edhe të divorcohet me të, për të rritur famën e saj.

(TemA)

3 komente në “FOTOT/ Martesa që “Familja Mbretërore” do të donte ta fshinte si histori: Çfarë ndodhi në të vërtetë?”

  1. Noc Rroku says:

    Familja mbreterore ka dhe mjaft gjera te tjera qe po te mundtete do i fshihte apo do i fshinte.Harruat historine e princit te leshit me Kamilen ne nje kohe qe ishte i martuar me Dajanen,apo vete kete te fundit me 100 dashnor,etj etj.

  2. z says:

    Jetojme ne nje kohe qe martesa po e humbet kuptimin e saj,domethene krijimi dhe jetesa ne familje! Jane pjese e kapitalizmit per mire a per keq!Sot degjon shprehje te tilla si: “meqe jemi martuar, s’do te thote se une duhet te bej seks me burrin” etj. “Martesa eshte te paguajme billat”!

  3. Lereni Megan rehat te jetoje jeten e saj! says:

    Lajme te fabrikuara kunder Megan. Lereni rehat Megan te jetoje jeten e saj. Duket qe mediat po e portretizojne Megan si nje shtrigane qe i merr mend djalit te mbreterise. Djali i ka trute ne vend dhe e zgjodhi vete me deshiren e tij kete vajze te bukur. Megan ka nje bukuri te mahniteshme si trupore ashtu edhe mendore. Vajze e zgjuar. Nuk e priten mire ne pallatet mbreterore. Madje nuk e donin fare. Dhe u detyrua te lergohej bashke me Princ Harrin. Tani jane te lumtur. Harri dhe Megan i kane hedhur ne gjygj media te tilla qe perhapin lajme urrejtese ndaj Megan. Cdo te thote qe ka qene e martuar. I gjithe Holliwoodi ka qene i martuar me shume se nje here. Madje Liz Taylor mbajti kamionen me 7 martesa, e ndjekur nga J Lo e shume te tjera. Megan nuk ben perjashtim. U njoh me nje njeri kur ishte e re dhe beri nje vendim. Vendimin e prishi pasi konstatojn qe ishte i gabuar. Ra ne dashuri me Harrin. Dhe u martuan. I ka dhene edhe nje djale te bukur. KAQ!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *