Sekti i frikshëm ku shkojnë VIP-at (që u përmend edhe në Shqipëri) dhe disa “sekrete” të sikletshme

Scientology është një nga sektet më të fuqishëm në Amerikë, por dhe më misteriozi dhe i frikshmi.

Leah Remini, një ish-anëtare e njohur e këtij sekti, që e braktisi vite më parë, ka treguar disa sekrete për një prej anëtarin më të famshëm të saj, aktorin Tom Cruise.

Ky i fundit, për shkak të sektit që ndjek, që prej ndarjes nga e shoqja, aktorja Katie Holmes, nuk takohet me të bijën Suri.

Ai ka që prej vitit 2013 që nuk e takon atë, pasi e jëma nuk e lejon që të jetë anëtare e Scientology.

Leah thotë se Cruise ka në plan që ta tërheqë të bijën drejt sektit që ndjek, kur ajo të rritet edhe ca dhe të mos jetë më nën varësinë e së ëmës.

Në rrëfimin e saj, Leah thotë se Cruise nuk është një njeri i mirë, pasi jo vetëm refuzon të takojë vajzën e tij që kur ajo ishte vetëm shtatë vjeç, por edhe sepse ai hesht ndërsa shikon se si jeta e anëtarëve të sektit që ndjek, po shkatërrohet.

Aktori i njohur është duke heshtur për zhdukjen e gruas së mikut të ngushtë të tij, Shelly Miscavige, anëtar i rëndësishëm i Scientology.

Ajo nuk është parë në publik prej 15 vitesh, pasi thuhet se kërkonte të largohej nga ky sekt.

Askush nuk e di fatin e saj, ndërkohë që kisha e Scientology thotë se ajo në fakt është gjallë dhe mirë.

Leah Remini ka qenë pjesë e Scientology  duke filluar që në moshën nëntë vjeç, pasi nëna e saj u bashkua me organizatën. Ajo u largua në vitin 2013 dhe që atëherë është bërë një kritike e vendosur e këtij sekti, duke zbuluar edhe disa anë të errëta të Scientology.

Ky sekt u përmend në Shqipëri, në rastin e motrave Josifi në Kombinat, por për momentin nuk ka asnjë konfirmim se ata kanë njerëzit e tyre në vendin tonë.

Për momentin, ata kanë seli zyrtare në Maqedoninë Veriore.

(TemA)

3 komente në “Sekti i frikshëm ku shkojnë VIP-at (që u përmend edhe në Shqipëri) dhe disa “sekrete” të sikletshme”

  1. Haka Tekizoti says:

    Kjo tregon se Shoqata e VIP- va të sotëm mund të quhet me siguri të lartë Shoqata e Idoitëve.

  2. geri says:

    O zot sa te painformuar jeni ….medet ku ka perfunduar media ne shqiperi…..Scientology nuk eshte sekt ,eshte fe e regjistruar ne usa dhe shume vende te botes .ajo nuk akuzohet per rituale por per faktin se nese nje person largohet ai quhet SP(suppressive person) dhe gjithe rrethi shoqeror qe sigurisht eshte i te njejtes fe shkeputet totalisht nga personi dhe keshtu jane shkaterruar shume familje ,Tom Cruise dhe John Travolta jane nga njerezit me te njohur qe i perkasin kesaj feje e shpikur ne gjykimin tim nga nje idiot si L RON HUBBARD themeluesi pra.Persa i perket Cruise ka zera qe thone se ka disa vjet qe nuk takon te bijen pikerisht per kete arsye pra sepse ish gruaja e tij u largua nga kisha bashke me te bijen.Gjithe teoria e saj bazohet tek nje liber i quajtur Dianetics ku as nuk flitet fare per rituale apo gjera te tilla,keshtu qe mos flisni per lidhje me motrat josifi se ska lidhje fare…..Kjo fe ka disa nivele ku me i larti eshte OT VIII(operating thetan 8) qe quhet ndryshe Truth Revealed qe prape ne gjykimin tim eshte nje idiotesi.Shifrat qe duhen paguar per te arritur ne kete nivel jane disa qundra mijera dollare pa permendur ketu qe anetaret bejne dhe donacione drejt kishes dhe liderit aktual David Miscavige.Kisha perdor disa aparate te quajtur Meters nepermjet te cileve kryhet procedura e intervistimit te anetareve me sesione ….
    ka pasur dikur nje plan edhe per ne shqiperi greqi ish jugosllavi dhe bullgari nje tip shteti qe do quhej Belgravia (nje projekt) por qe ne shqiperi pas trazirave te 1998 u braktis…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *