VIDEO: 52-vjeçari i vë flakë vetes dhe i propozon për martesë infermieres së repartit Covid-19

Një 52-vjeçar i quajtur Riky Ash i ka bërë propozimin më të çuditshëm dhe të rrezikshëm partneres së tij, e cila është një infermiere në repartin e Covid-19, Katrina Dobson, 48 vjeç.

Ata janë njohur në fillim të marsit, para se pandemia e koronavirusit të përhapej. Gjatë punës së palodhshme në spital Katrina nuk e takoi Riky As përreth 3 javë.

52-vjeçari e mendoi të arsyeshme që t’i propozojë për martesë Katrinës, pikërisht këtë periudhë, pas lodhjes dhe kontributit të madh që ka dhënë tek njerëzit gjatë këtyre muajve.

Ai planifikoi çdo gjë, thirri partneren e tij dhe kur e kishte përballë, miqtë e tij i vunë flakën dhe në ato momente ai nxjerr unazën nga xhepi dhe i kërkon asaj të martohen. Në ato momente infermierja u shokua dhe u trondit, por më pas e kuptoi se ishte një marifet i partnerit dhe ajo pranoi direkt, duke i thënë po.

Menjëherë miqtë i kanë ardhur në ndihmë atij duke i shuar flakët në trup.

Riky Ash për 27 vite me radhë ka punuar me reklama të panumërta, programe televizive dhe filma, së bashku me Richard Burton dhe Johnny Depp.

1 komente në “VIDEO: 52-vjeçari i vë flakë vetes dhe i propozon për martesë infermieres së repartit Covid-19”

  1. ... says:

    Heres tjeter vej dinamit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *