DOSSIER/ Kur ishim “Kuaj” të një regjimi të egër dhe 30- vjetori i një poezie që krisi  muret e diktaturës

19 Gusht 2020, 12:22Dossier TEMA

-Poezia “Kuajt” e Gjekë Marinaj, e shkruar në vitin 1990 është një poezi simbolike që lidhet me historinë e arratisjes së një poeti në fundin e diktaturës. Ajo shënoi  hapin e parë  të lirisë së shqiptarëve për të shkuar drejt Amerikës, duke kapërcyer çdo procedurë zyrtare dhe  diplomatike

Nga Dhurata Hamzai

Ishte vetëm një poezi ajo që  bindi  Ambasadën Amerikane në Beograd, që ta lejonte një 22-vjecar të  arratisur nga Shqipëria në vitin 1990,  të jetonte I lirë  në Amerikë. Vetëm një vit para rënies së diktaturës, për shkak të një poezie, që u përhap ilegalisht tek njerëzit dhe prekte thelbin e shtypjes diktatoriale në Shqipëri, jeta e të riut Gjekë Marinaj ishte në rrezik. I ndjekur nga Sigurimi i Shtetit, djaloshi nga Bajza e Shkodrës  mund të burgosej ose të ndëshkohej me  qindra mënyra, duke përfshirë edhe familjen e tij. Ankthi sa vinte e shtohej dhe qe ndoshta ajo britma e brendshme e poezisë së tij, që e shtyu të merrte malet duke u arratisur nga atdheu i vet me një çantë me libra në shpinë. Po largohej duke rrezikuar edhe jetën,  që të mos mbetej kurrë më një nga kuajt para njeriut.

Ka shumë arsye për t’u festuar 30-vjetori  i kësaj poezie, që ende ka jehonën e një balade të sprasme të historisë së diktaturës.

Ja poezia:

“KIuajt”,  Gjekë Marinaj

Tërë jetën duke vrapuar rrimë
Shohim veç përpara
Ç’bëhet prapa s’duam t’ia dimë.
Ne nuk kemi emër
Të gjithëve kuaj na thonë.
Nuk qajmë,
Nuk qeshim;
Heshtim,
Dëgjojmë;
Hamë atë ç’na japin,
Ecim nga na thonë,
Asnjë nga ne s’është mendje hollë.

Kush qe kalë mbreti,
Posti qe i lartë
Kush qe kalë princeshe
I bënë shalë të artë
Kush qe kalë fshatari
Pat samarë me kashtë
Kush qe kalë i egër
Tërë jetën fjeti jashtë.
Po qemë dhe mbetem kuaj, para njeriut.

Është pikërisht 30-vjetori i një poezie që mbart në shpinë historinë tonë të rënies së komunizmit dhe  ditëve të para të lirisë; një poezi që vinte nga një poet i ri, ende anonim. Në fakt në vitin 1990, kur u shkrua kjo poezi,  diktatura komuniste ishte  ende në pushtet. Autori i saj Gjekë Marinaj ishte atëherë një student 22-vjeçar,  që e ndjente shtypjen e saj kudo, ishte vetëm një i rebeluar shpirtërisht kundër shtypjes së saj. Poeti sapo kishte rënë në sy në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe poezia e botuar në gazetën “Drita” më pas mori të drejtën të interpretohej në qindra mënyra, përtej  asaj  shtypjes së qartë që ndihet në tekstin dhe kontekstin poetik.

Arratia e Gjekë Marinaj drejt Amerikës më 12 shtator të  vitit 1990 kaloi çdo parashikim që kishte bërë auori për jetën dhe karrierën e tij. Por sot nuk është rasti qe të flasim për arritjet e Marinajt, se tashmë ai është një emër i njohur edhe në letërsinë botërore.

N ë një intervistë të shumë viteve më parë, dhënë për gazetën “TemA”, ku punoja atëherë, Gjekë Marinaj rrëfen pikën kulmore, kur mori kthesën e gjithë jeta e tij,  ndërkohë që kthesa e madhe po shënohej edhe brenda vendit, por jo pa heronj dhe sakrifica.

Gjekë Marinaj, gjatë intervistës ka rrëfyer bisedën me Ambasadorin Amerikan në Beograd, kur I thotë se “Unë kam një poezi. Qe ajo poezi shkak që më solli deri këtu.                                     – “Këtu në Beograd e ke?,- tha ambasadori.

“- Po, tha Gjeka”.

“- Me vete? ”

Jo, – tha Gjeka, – e kam në Hotel”.

“- Atëhere në rregull, – më tha, sille nesër”… rrëfen poeti.

Dhe ditën tjetër ai merr bekimin prej kësaj poezie. Ambasadori  I pati thënë :  “Paç fat në Amerikë, bir!”.

Në kujtim të kësaj poezie, e cila edhe për autorin ka më shumë vlerë simbolike  sesa artistike, le të risjellim një pjesë të intervistës sime  me Gjekë Marinaj, ku as më shumë, as më pak lihet të kuptohet se kjo poezi  hyn legjitimisht në historinë e rënies së mureve të dikaturës.  Ajo  shënoi  hapin e parë  të lirisë së shqiptareve për të shkuar drejt Amerikës, duke kapërcyer çdo procedurë zyrtare dhe  dipolomatike.

Pjesë nga intervista:

Sigurisht që historia e arratisë suaj të bën shumë kurioz. A mund të na tregoni diçka rreth asaj ngjarjeje, e cila ishte e ndëshkueshme në sistemin totalitar?

– Po, poezia “Kuajt” u bë shkak. Unë mora lajmin se do të shkoja dhe do të takohesha në Degë të Brendshme, të nesërmen në orën 8.00 të datës 12 shtator, dhe të them të drejtën u zura ngushtë, sepse e dija se çfarë kanë bërë me poetët e tjerë. Dija për ata që e kishin kundështuar regjimin dhe pa u matur shumë mora një çantë me libra dhe më shkoi mendja për të kaluar klonin dhe kalova në Jugosllavi. Ishte diçka që nuk kam shumë qejf ta sjellë ndërmend, se nuk e di… Ishte diçka më e thellë se loti, e unë nuk qaja dot… – Ishit vetëm kur ikët? – Isha me një shokun tim. Vëllai i tij kishte ikur para dy-tre javësh dhe ai i dinte rrugët më mirë se unë. Pra, për mua ishte diçka shumë e vështirë. Si do që të jetë puna, të ikësh nga atdheu është diçka e vështirë. Unë nuk mund ta riprodhoj dot në mendjen time atë ndjenjë që kam pasur kur po ngjitesha malit natën. Kështu që i hutuar, i trembur i zhgënjyer, i lodhur, plot dhimbje, unë nuk e dija se ç’po merrja me vete dhe se ç’po lija pas.

 Dhe qëndruat….?

– Qëndruam në Jugosllavi përreth nja dy javë. Në Jugosllavi na futën në një lloj burgu, por ishte diçka ndryshe nga burgu i vërtetë, sepse aty po na mbanin ne që kishim kaluar kufirin dhe po na investigonin; nga kishim ardhur, pse kishim ardhur dhe kush jemi. Për pak kohë, pasi na liruan, unë ndejta në Beograd në disa hotele, pastaj në kamp përqendrimi, për pak kohë, dhe kur erdhi koha që unë të ikja në Amerikë shkova tek Ambasadori Amerikan për intervistën dhe ai më tha “Ju paskeni punuar në Shqipëri tek disa gazeta dhe keni botuar poezi tek gazetat më me famë në Shqipëri, si tek “Drita”, etj. Unë nuk e kuptoj se çfarë ju ka bërë komunizmi. Si doni të ikni prej komunizmit? Ç’prova keni se e urreni komunizmin? Unë nuk dija se ç’ti thosha për prova, sepse unë s’e dija se ç’donte të thoshte prova, por megjithatë unë i thashë se unë nuk dua të jem deklarativ, por unë kam një poezi që më solli deri këtu. “Këtu në Beograd e ke, më tha”. “- Po”. “Me vete?” “-Jo. i thashë, e kam në hotel”. “- Atëhere në rregull, më tha, sille nesër”. Për mua ishte shumë e vështirë të rrija dhe një ditë tjetër vetëm që të çoja atë poezi. Shkova ditën tjetër, ia lexoi përkthyesi dhe ai më tha “Paç fat në Amerikë, bir!”. Kjo ishte fjala që shoqëroi udhëtimin tim drejt Amerikës.

…Gjekë Marinaj në Amerikë…?

– Oh, në Amerikë e nisa me vështirësi si të gjithë të tjerët. Kur shkova gjuhën nuk e flisja. Unë vija nga fshatrat e Shqipërisë me një kulturë minimale, pavarësisht se dëshirat e mia për njohuritë jashtëshkollore ishin të mëdha. Fillova të punoj si një punëtor i thjeshtë në një hotel, dhe më duhej që të rregulloj krevatet e të pastroj gjithë shkallën e hotelit. Mirëpo më duhej që të rregulloj 17 dhoma në ditë. Unë nuk kisha aftësi të vendosja aq rregull dhe nganjëherë më duhej të vija dorën në mes të krevatit dhe të kërceja në anën tjetër në vend, që të mos harxhoja kohë duke u sjellë rrotull. Po ata e panë se unë s’e bëja dot këtë punë dhe për dy javë më dhanë një detyrë tjetër që ishte pak më e lehtë. Duhej të çoja jastëk, ose sende të tjera klientëve kur ata thirrrnin dhe kështu punova për pak kohë. Pastaj unë e ndjeva se nuk doja të jetoja gjithmonë ashtu. Shkova dhe u regjistrova në shkollë. Vazhdova një institut mjekësor që në fakt e mbarova për tre vjet dhe fillova të punoj në spital si specialist i enëve të gjakut dhe që andej shkova në një kolegj dhe mbarova shkencat e përgjithshme. Sapo mbarova shkencat e përgjithshme, shkova në universitet, në Richland College, në Dallas të Teksasit (aty ku jap mësim). Është një katërvjeçare për arte dhe letërsinë botërore dhe jam akoma në vazhdimësi për dy doktoraturat. Kam pesë vjet që punoj si pedagog i Letërsisë Botërore dhe i Komunikimit në anglisht…”…

Jeta dhe karriera e Gjekë Marinaj vazhdoi me shkëlqimin e saj në Amerikë dhe në rang botëror, por në këtë tridhjetëvjetor poezia  e tij “Kuajt” ngre një pyetje pezull. “A jemi ende kuaj që:
“Nuk qajmë,
Nuk qeshim;
Heshtim,
Dëgjojmë;
Hamë atë ç’na japin,
Ecim nga na thonë”. ….

Apo ende: “Asnjë nga ne s’është mendje hollë.”(TemA)

12 komente në “DOSSIER/ Kur ishim “Kuaj” të një regjimi të egër dhe 30- vjetori i një poezie që krisi  muret e diktaturës”

  1. Qinani says:

    ..mendje holle…mos domethon dobiç ?!

  2. eeeeeeeeeeeeeeej says:

    Kjo eshte TRUSHPELARJA e viteve ’90! Ishte koha kur shume shqiptare u pordhen nga trute e kokes dhe vazhdojne edhe sot e kesaj dite te vuajne pasojat!
    Ehhh kohe idiote kur dolen ne skene shume idiote, qe do mbeten te tille deri ne fund te jetes. Shoqeria shiptare do sherohet vetem kur me ne fund te kutohet se cfare dalldie dhe idiotizmi ishte ajo trushpelarje e 1990-s, vetem atehere shoqeria shqiptare do behet normale!!!

  3. Mandravellua says:

    1. Gjeka “botoi” poezine Kuajt. Nuk e botoi Gjeka, o Dhurata, po ja botuan ata qe drejtonin gazeten Drita dhe Lidhjen e shkrimtareve. Ne shator the 90`es e kishte marre tatepjeten rregjimi. Nuk kishte me dhembe.
    2. Gjeka “takoi” Ambasadorin amerikan ne Jugosllavi …. Ne se eshte e vertete…., Gjeka duhet te kalonte 101 filtra qe nga kufiri Jugosllav deri tek ambasadori amerikan ne Beograd.. Nuk na thoni, si i kaloi keto flitra ??? …
    Apo shkoi Gjeka ne kufi dhe i tha ushtarit Jugosllav: – Du me taku Ambasadorin Jugosllav se kam me i tregu nje poezi temen.
    – N`ven mer djal, ju pergjigj ushtari, A do me shku ti n`Beograd, apo do me ardh Ambasadori ktuna, n`kufi ?
    – Jo, jo, do shkoj una atje . se ktuna me rrezikohet jeta. E kam bo komunizmin cop-cop me poezine time dhe po me ndjekin.
    – Dakort, ja mos u merzit 2 minuta sa te therres nje taksi., i thote ushtari.
    Shkon Gjeka te porta e Ambasades amerikone n’Beograd. Del gjithe stafi i Ambasades me e prit tek dera me lule ne duar:
    – Mirse erdhe zoti Gjek. a u lodhet ? Ambasadori po ju pret. Si e pini kafen, filter apo expresso ?
    – Jo, jo, vec nji caj du, … dhe na lini vetem se kena do pune t`rensishme.
    Del ambasadori duke zbrit shkallet me vrap, mos me e lene Gjeken me prit :
    – Amon, me thuj se si e shkrojte poezine “Kuajt” ? Sa trim i modh paske ken ! E paske derrmue komunizmin krejt.
    – A do me u be amerikon ?. N`ven… ja ku jan dokumentat…

  4. Jozef Radi, spiun në internim says:

    o Dhurata, kam kujtu se je deridiku e squt por paske qen rrotkare.

  5. Nga larg says:

    1- Ne 90 rregjimi kish marre fund. Nuk kish Sigurimi hallin e kujt kalonte kufirin, ata kishin hallin e kokes se tyre. Edhe mua ne maj1990 me thirren ne Komitetin e Partise. Sekretari dyte ne nje rreth verior po therriste dhe me akuzoi se kishte vdekshmeri te larte foshnjore ne zonen ku punoja dhe me pyeti “Per cfare ta dha Partia shkollen, ca ke mesuar ne shkolle ti?” dhe une ju pergjigja “Nuk me mesuan si rriten femijet me hirre djathi”. Pastaj me tha ” E di cfare te bej une ty?’ dhe ju pergjigja” Ca do te me besh do me hedhesh ne Jugosllavi? S’ke ku me con me larg se kaq” Asgje nuk ndodhi. rregjimi kish mbaruar. Kurre nuk do ti kisha thene ato fjale atehere kur vertet te ikte koka
    2- Ambasadoret nuk merren me ceshtjet e emigrimit – ato jane punet e konsullit. Po qe mund ti kene thene ” Good luck in US son” nuk kam dyshim
    3-Institut mjekesor, specialist per enet e gjakut – duhet pak modesti se teknik sonogrami ka qene jo mjek specialist in eneve te gjakut sic aludon artikulli,
    4- Mua me vjen jazhtezakonisht mire kur degjoj histori suksesi, por duhet thene gjerat si jane ne te vertete qe mos krijohen iluzione te kota

    1. nga afer says:

      Mos bjer ne nihilizem dhe mashtueshmeri! “Vdekja foshnjore” nuk ka te beje fare me “rritjen e femijes me hirre djathi”.
      Por ajo qe thua dashje padashje tregon se shteti i atehershem, edhe pse ne veshtiresi, ishte krejtesisht i interesuar per mireqenien e shtetasve te vet! Do apo s’do ti, kete ke thene, pavaresisht cinizmit tend qe duket qe eshte krejt pa vend!

  6. Lili says:

    Edhe pas 30 vite do dallin historianet alla milo and xhufi e do shkruajn: ky ishte bashkpunetor i sherbimeve serb e i ciase ! Kurse disa te tjere do thone e ka derguar Ramizi si shume te tjere qe qillimisht va promovuan * veprat* antikomuniste si ate shkrim te Berishes….

    1. qe te kuptosh says:

      Ashtu sic dalin edhe sot e kesaj dite specialistet dhe thone se Hamzai ishte tradhetar dhe bashkepunetor me osmanet. Dhe ti do thuash … cfare mund te thuash ti moj injorante kalibri!?
      More vesh mot tyryfycke ?

  7. !! says:

    Me vjen per te qesh me disa komentues qe kerkojne te bejne Shqerlok Holms-in !!
    Edhe pse kane kaluar 30 vjet, dhe nuk e kane idene si kane funksionuar gjerat ne ate kohe dhe ne ato vende, miklojne veten me pyetjet e tipit : pyetje e goditur kjo !!

    1. u dhime duke qare says:

      Ti mor koqe kandari nuk ke kuptua as atehere e as sot, se si funksionojne gjerat ne shoqerine njerezore, sepse je me zhvillim te vonet mendor, o pikecutitse ? ? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje