Karmina e lumtur që parashikoi pse Fevzo mburri Lulin tek Zeni TV

17 Shtator 2020, 20:23Antena TEMA

Dy ditë më parë Karmina u shpjegoi fansave të vet pikëpamjet e saj, përse Fevzo deklaroi tek Zeni TV, që Luli është në rrugë të mbarë dhe Edi Rama nuk e meriton mandatin e tretë.

Karmina parashikoi se kjo vjen nga fakti se Edi Rama sapo ishte ftuar një natë më parë në “Opinion” dhe nuk i duhet më këto muaj.

Puna ishte të thërriste Bashën.

Dhe pas deklaratës, Basha i la të gjtiha punët, bëri dhe testin e COVID, dhe shkoi.

Karmina vendos ta ndajë me fansat e vet kënaqësinë për parashikimet e saj:

“Të dashur fansa!

Sonte Luli do jetë tek Fevzo, siç e parashikova dy ditë më pare, kur pashë deklaratën e Fevzos për Lulin.

Merlin Monro ka thënë se fuqia e lumturisë është tek ajo që ti ndjen se do ndodhë, jo tek ajo që ndodh.

Dhe unë jam e lumtur që arrij ta kuptoj Fevzon, se çfarë do bëjë, pasi shikoj veprimet e tij.

Kjo nuk ishte një surprizë për mua.

Ajo që unë parashikoj këtë javë, është se Fevzo do thotë ndonjë fjalë të mirë për LSI dhe Monikën, duke i cilësuar ata si “king maker” në fushatën e ardhshme.

Pas kësaj, në studio do jetë Monika.

Po qe se Fevzo thotë ndonjë gjë më pak të rëndësishme, do jetë Tit Vasili.

Po tha pastaj, se e ardhmja e Shqipërisë është në dorë të Ilir Metës, natyrisht do jetë Ilir Meta.

Ndjehem mirë që arrij të lexoj disa ditë para lëvizjet e këtyre njerëzve të mëdhenj.

Kjo më jep shpresa se do jem e aftë të lexoj dhe drejtoj politikën shqiptare”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje